- 6 -

1.9K 171 34
                                    

E kishte injoruar teresisht Griselden ate mengjes kur ajo ishte munduar ti fliste, e kishte injoruar edhe me tek kur mundohej ti shpjegonte se ku po vente. Ishte lodhur nga sjelljet e saj te pahijshme, lodhur se prituri per nje telefonate te se emes ku ajo i thoshte qe cdo gje ne pune shkonte mire e qe nuk kishte me asnje arsyje per te patur frike.
Nderkohe, e lodhur nga gjithcka sic ishte, me nje lapustil te zi ne dore lexonte gazeten celesi per pozicionet e punes qe ofroheshin. Kish rrethuar disa prej tyre per ti kontaktuar me vone - disa te tjereve u kish nisur me email CV e saj, perpilimi se ciles kish qene nje bela me vete.
Vazhdonte te lexonte, kerkonte kur Griselda hyri ne shtepi ngarkuar me qese e arka birrash.

'Me ndihmon pak te lutem?' kerkoi. Nuk urdheroi sic bente zakonisht. Elia u ngrit, mori disa prej qeseve te saj dhe i vendosi mbi banakun e bufese pa pare sec kishte brenda tyre.

'Faleminderit' falenderoi shoqja dhe pasi la edhe birrar ne nje cep mes frigoriferit dhe murit, u ul perballe Elias ne tavolinen e vogel te ngrenjes.

'Cfare po ben?' pyeti kurioze

'Po kerkoj pune' Ia ktheu Elia. Ishte mese e dukshme mendoi por nese Griselda deshironte te thyente akullin me ate pyetje, ashtu qofte.

'Por pse?'

'Mamit i rrezikohet puna. Te pakten une te mbaj veten, ndoshta  ti ndihmoj pak edhe ato' shpjegoi.

'Cfare thua moj? Seriozisht e ke?' dukej e merakosur. Familja e saj nuk vuante nga te tilla gjera - jetonin mire, kenaqshem.

'Nuk tallem. Gjeta dy call centera dhe ca gjera te tjera. Ndoshta keto pranojne dhe pa diplome'

'Do me lesh te te ndihmoj edhe une?' Ofroi ndihmen e saj ajo.

'Si?' pyeti kurioze Elia.

'Nuk zgjidhen me gazeta keto gjera. Do pyes lart e poshte andej nga shkolla'

'Nese s'te bezdis. Vertete qe me nevojitet kjo pune, nese, nese mamin e heqin' pranoi Elia. Gjithmone i kishte pelqyer ti bente gjerat vete, pa u mbeshtetur ne ndihmen e te tjereve por kete here ishte ndryshe. Kete here ishte gati te ulte pak hunden e krenarine e saj per tu ndjere e sigurte.

'C'bezdisje thua moj. Per cfare jane shoqet' Komentoi shkujdesshem Griselda. Shoqet ishin edhe per te degjuar e respektuar bezdisjet e njera tjetres mendoi Elia por zgjodhi te mos hapte serisht ate bisede.

'Elia, degjo. Kam ftuar disa persona sot.' shpalli Griselda, duke u kthyer serisht ne ate veten e saj prepotente.

'Mire' peshperiti Elia duke mos kuptuar qe ajo qe shoqja e saj nenkuptonte me ftoj disa veta ishte 'transferoj diskon me apartamentin tone'

Ne 9 te mbremjes apartamenti i tyre ishte mbushur plot nga te rinj te zhurmshem qe rrekellenin birre pas birre. E pas cdo kanaceje beheshin edhe me shperthyer; zerat e tyre me te larte.

'Hajde vejme cik muzike ca eshte kjo kshu' propozoi ai qe Elia e mbante mend si Tedin. I njejti qe e kish pare shtrembur kur Elia i kishte hapur deren per ti ftuar brenda

Ajo qe ato quanin muzike s'ishte vecse nje dhimbje per veshet. Te dehur ato hidheshin perpjete, perplasnin duart. Zot, Tedi theu edhe nje gote, dy, tre.
Elia kerkoi syte e Griseldes por ajo e perqendruar vetem tek Kledisi qe e shtrengonte ne krahet e tij, s'e kishte mendjen ne asnje vend tjeter.

Vendosi te terhiqej ne dhomen e saj, fundja ajo si perkiste festave te tilla por njerezit nuk kishin kursyer hapsiren e saj te shpetimit. Disa vajza qendronin ulur mbi shtrarin e saj me gotat nder duar. Me dicka qeshnin, e teksa kakariteshin gota njerez u derdh per te njomur carcafet e Elias e dushekun me birre.
Zot, shfryu nen ze Elia.
Griselda e kish kycur dhomen e saj, duhet te kishte bere si ajo mendoi. Kete here nuk i interesonte nese nderpristendonje bisede 'filozofike' te tyre apo se i linte puthjen pergjysem - fundja dukej sikur ata te dy dinin vec te putheshin e prekeshin.
Me hapa te medhenj e te vendosur nisi te cante mes njerezve drejt atyre. Dikush e preku me duart e tij te felliqura, nje djale me syte gjysem te perenduar.
'Me lesho' urdheroi Elia por ai dukej se nuk degjonte, tundej per te kercyer pa leshuar Elian.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now