- 24 -

1.9K 161 66
                                    

Ndoshta kishte kaluar fare pak kohe e ai ishte i padurueshem, ose ndoshta shume dhe Elia e perhumbur sic ishte, me rrobat qe vazhdonte te shtrengonte prane trupit te zhveshur nuk ndjente me kohen qe fluturonte, qe nuk priste per te.

'Akoma s'je veshur?' ishte zeri i Kledisit qe degjohej tashme i afert; jo i mbytur e i larget sic kish qene pak me pare kur debatonte me Griselden, kur e pyeste pse genjeu, kur e ofendonte me fjalet me te uleta - ate qe deri para pak ditesh e kish perdorur per te kenaqur ato instinktet e tij kafsherore prej mashkulli.
A do te me ofendoje edhe mua keshtu? pyeste veten.
Po, pas disa kohesh edhe ajo do te ishte e perdala, kucka qe aq thjeshte ishte bere e tija - ndonese kunder deshires se saj.

E ndjeu teksa i afrohej, me cdo hap qe hidhte drejt saj rrahjet e zemres se Elias pershpejtoheshin. U mblodh e frikesuar dhe harroi qe perballe tij qendronte vetem me te brendshmet e saj. E c'rendesi kishte kur ai kish pare me shume. Tani asgje s'kish me rendesi.

Ndjeu prekjen e tij ne doren e saj qe menjehere e terhoqi.
Mos me prek deshironte te urdheronte por heshti. Tirane gjithmone fitonte, gjithmone...
As ai nuk foli, por butesisht duke cliruar shtrengimin e kraheve te saj rreth rrobave te zhubrosura, terhoqi trikon blu per ta ndihmuar ta vishte. E lejoi, e lejoi dhe qe ta ndihmonte te ngrihej.

'Më me kenaqesi do te te zhvishja, por ec me' komentoi Kledisi me zerin e ashper , koment qe shpoi fllusken e qetesise ne te cilen ishte perhumbur ajo. Menjehere kerceu pas, larg atij djalli qe e ne ate cast e shihte me syte e zinj te nje engjelli.

'Ik'

'Ikim' theksoi ai. 'Hajde, s'ka kohe teper per te humbur. Apo do te te ndihmoj edhe me xhinset?' ajo pyetje nje tjeter kunje perverse.

'Jo' mohoi Elia qe me nje levizje te shpejte veshi xhinset pak te gjera.

Ai terhoqi xhupin e saj nga karriga ku nje nate me pare ajo e kish lene tere kujdes dhe beri te njejten gje me Elian, doren e te ciles e gjeti me nje levizje te shkathet shtrenguese per ta terhequr fort pas vetes.

E pashprese, pa asnje zgjidhje e ndoqi nga pas - permes guzhines ku Griselda e shtrire tregonte me gisht nga ata dhe perqeshte me vetullat e ngritura; permes korridorit drejt deres se blinduar ne ashensorin hapesire ngushte ajri te cilit ndihej me mbytes se kurre.

Hapi deren e makines per te por ajo nuk hodhi asnje hap per te hipur ne mjetin e urryer.

'He tani Elia, mos bej te veshtiren' shfryu dhe e udhehoqi ne brendesi te makines. Nuk kundershtoi, e kote, ai do te fitonte por nuk i kurseu as nje shikim tere mllef, drejtuar vetem atij. Kledisi mbylli deren fort dhe eci per te hipur ne anen e shoferit.

'Mos me shih ashtu' foli dhe ndezi makinen dhe pa pritur qe motorri te nxehej e shkeputi nga vendi duke shtypur fort gazin.

'He tani Elia, thuaj dicka.' e ngacmoi dhe sic kish bere dhe me pare, leshoi doren e tij te dajthte ne kemben e saj.

'Te urrej' peshperiti Elia. U terhoq per ti shpetuar asaj prekjeje kerkuese.

'Hah, kete e di. Thuaj ndonje gje qe s'ma ke thene me mijera here me pare' por nuk i la kohe te thoshte asgje, te mendonte sharjen e saj te rradhes. Ndaloi fort buze nje rruge, sinjalet e makines ndezur dhe pasi njoftoi 'Me prit ketu, s'vonohem' kerceu jashte makines.

E ndoqi me sy, e pa te futej ne nje farmaci nga e cila doli me ate ecjen prepotente qe e karakterizonte qe ndoshta ne syte e te tjerave do te ishte terheqese per Elian ishte e neveritshme, si edhe vete ai - Nje qese e vogel ne doren e tij, nje shishe e vogel uji ne tjetrin. Te dyja ja zgjati Elias me te hipur e makine.

'Merri' urdheroi me zerin gervishtes. Ajo pa sa nga uji tek qesja e vetem ne fund guxoi te ndeshte shikimin e Kledisit.

Kur kuptoi qe Elia s'kishte ndermend ti merrte prej tij, nxorri nje kuti te vogel prej qeses me logon e asaj farmacie, e me pas 2 pilula prej kutise. Njeren ja zgjati Elias, kete here sebashku me shishen e hapur te ujit.

'Pije' nje tjeter urdher.

'Cf...cfare esh...eshte?' shqiptoi me veshtiresi Elia.

'Kontraceptiv i urgjences per tu siguruar qe s'ndodh ndonje e pabere' shpjegoi. Aq mjaftoi qe ajo ti rrembente vrikthi prej tij. Kaperceu kokren dhe e shoqeroi vetem me nje gllenke te ujit.

'Bravo. Goce e mire' komentoi Kledisi dhe i gjuajti dy here lehtesisht mbi kemben e saj te shtrire. Nisi serisht makinen dhe me syte perqendruar ne makine vazhdoi te fliste

'Pastaj duhet te marresh kete tjetren.' shpjegoi 'Nuk funksionon nese nuk merr edhe dozen e dyte, prandaj te lutem, mos harro'

'Nuk harroj' peshperiti Elia.

'Do te te kujtoj une.' premtoi Kledisi.

'S'ka nevoje. Kujtohem vete. Nje femije prej teje nuk e dua gjalle ne bote' shpertheu Elia, tashme zeri i saj i plote, i hidhur ashtu si dhe ndjenja qe e kish pushtuar.

'Shume mire. Nje femije s'e dua as une.' pranoi Kledisi 'Kjo gjeja funksionon thone keshtuqe do jemi ne rregull, qetesohu'

'Pse?' me syte e fiksuar ne rrugen qe shtrihej e drejte perpara saj pyeti ajo.

'Cfare? Pse cfare?' kerkoi te dinte Kledisi, kthyer lehtesisht drejt saj. Syte sa tek rruga, po aq edhe tek Elia.

'Pse ma bere kete?'

'Pse pyet keshtu sikur eshte dicka e tmerrshme. Eshte mese normale dhe...'

'Me perdhunove' bertiti Elia.

'Perdhunova?' nenqeshi e ne te njejten kohe u duk i habitur 'Me ler te te kujtoj zemer, qe mbreme po shijoje cdo gje po aq sa edhe une. Kur te...' nisi te tregonte paturpesisht e me cdo fjale te tij imazhet e asaj nate te urryer shfaqeshin perpara syve te saj.

Duart e tij qe hiqnin rrobat e saj e me pas te tijat, duart e tij gjate tere trupit te saj, mes kembeve te saj. Buzet e tij kudo, mbi te sajat, ne qafen qe ajo kish zgjatur vec per te e kur ai e kish puthur aty kishte psheretire; buzet e tij ne lekuren e saj te zhveshur...

'Boll' tha. Ai pushoi se foluri, por ato kujtime, ato vizione te nje nate me pare nuk pranonin te ndalonin...
Boll u pergjerua...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now