- 35 -

1.9K 156 97
                                    

Libri Elias ishte botuar dhe i menjehershem kish qene suksesi i tij, sic kishte parashikuar edhe Aideni. Nese Ambra, e dashura e tij, merrem me promovimin ishte thuajse e pamundur qe dicka te deshtonte. Ajo eshte mendja e ndritur ne suksesin tim shpallte gjithmone Aideni e gjithmone Kledisi pyeste veten se si mundej nje mashkull te dashuronte aq shume sa te zgjidhte te ulte veten ngado. Atij s'do ti ndodhte kish menduar gjithmone duke mos parashikuar qe nje liber, do ta bente per te.
Vetem te nesermen emailet dhe telefonatat kishin qene te panumerta, ashtu sic kishin qene edhe ato ngerdheshjet e zgerdhirjet e Jonit.
'Do marresh dhe ti ate c'ka meriton' i kishte peshperitur neper dhembe nje dite, pohimi te cilit Kledisi i ishte buzeqeshur qetesisht
'Akoma se ke marre vesh ti? Une marr vetem ate per te cilen paguaj, vete'
Por padeshiren e tij tashme po paguante per ate c'ka i kish bere asaj.

Te shumta ishin gazetaret qe e kontaktonin sic ishin edhe ato portalet online qe transforminin lajmin sipas deshires vetem per disa klikime me shume.

'Pranoni vec thirrjet prej partnereve tane' kish urdheruar por edhe keto te fundit nuk ishin te paketa.
Perfaqesuesi i ministrise se arsimit i telefonoi duke kerkuar te fliste drejtpersedrejti me te per ti njoftuar qe projekti per te cilin kishin punuar aq fort ishte anulluar, sikurse edhe ai tenderi qe organizata e tij pritej te fitonte.
'Zoteri, ato lajme nuk jane te verteta' ishte munduar ti shpjegonte Kledisi por burri qetesisht i ishte pergjigjur
'Ndoshta edhe s'jane por projekte te zhgryera me dyshime s'duam ne. Na vjen keq. Ndoshta njehere tjeter' ndoshta kurre.

Aq i qete nuk ishte treguar i ati qe ndryshe nga te tjeret s'u mjaftua me nje telefonate. U duk ne zyren e Kledisit dhe duke perplasur fort canten e tij zyrtare ne tavolinen e te birit hungeriu

'C'eshte kjo pafytyresi?'

'Genjeshter e treguar bukur me figura letrare dhe hiperbolizuar me stil' i ishte pergjigjur qetesisht Kledisi por ironia e tij sishte pritur aspak mire nga burri qe vazhdonte ta shihte eger.

'Kam investuar kapitalin tim ne kete palo organizate se ishte e rendesishme per ty e ti nuk di as te jesh serioz' tha mes dhembeve pa i fshehur urrejtjen e neverine.

'Eshte e renderishme per mua' korigjoi Kledisi pa shtuar asgje me shume.

'Per te palluar femra. Kaq rendesi i jep punes ti, e vlereson edhe me pak se pjeshken e ndonje kurve'

'Fjalorin bab, kujdes' i beri te zgjuarin ai gje qe mire prej burrit te nevrikosur nuk u prit aspak.

'Me tregon fjalorin ti ndyresise' i bertiti sic kish bere sa e sa here kur kish qene i vogel. 'Ne vend qe te me besh te zgjuarin e shakatorin mua, merr mendo se si do zgjidhesh kete mesele'

'C'ti zgjidh. Cudia me e madhe zgjat tre dite'

'Dhe tre dite mjaftojne per te rrenuar e varrosur nje biznes, organizate a ca te pelqen ty te therrasin kete gjene tende qesharake. Neser te kesh gati nje plan shpetimi. Do vi ne ketu ne 12'

Erdhi sic kish thene por Kledisi nuk kishte gati asgje. Mbremjen e kish kaluar me nje ish shoqen e gjimnazit te cilen rastesisht kishte takuar para pak kohesh ne nje lokal e kjo s'ishte hera e pare qe flinin bashke. Kohe per te humbur me detyrat qe i linte i ati s'kish patur kur nje vajze e priste e zhveshur dhe gati per te ne shtratin e tij.
As te atin qe i fliste dhe keshillonte nuk e kish ndjekur, mendja e tij fluturonte ne ate intervisten qe sipas mediave Elia do te jepte ne ate programin e pasdites ne TopChanel.

Kishte provuar ta telefononte para disa ditesh per ta uruar per librin e kur nuk i ishte pergjigjur tre thirrjeve te tij, i kishte shkruar nje mesazh te cilin serisht ajo e kishte injoruar.
E telefonoi edhe ate pasdite, pak perpara fillimit te programit pa ditur cti thoshte. Nuk  priste ti pergjigjej edhe kete here dhe normalisht qe nuk e beri.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now