- 18 -

1.9K 159 51
                                    

Fytyra i shkelqeu kur te nesermen, njohu silueten e Jonit kerrusur mbi tavolinen e tij. Ai ishte kthyer.
Eci drejt vendit te saj. Ti fliste? Cfare duhet ta pyeste? Po sikur ai ta urrente e te mos deshironte ti fliste me kurre Elias - fundja kish qene disi faji i saj qe ai ishte larguar nga aty.

'Faleminderit' ishte ai qe shqiptoi ato fjale kur ajo rregulloi canten poshte tavolines, per te fshehur aty ate cante lekura se ciles ishte ngrene ne rripat e saj. Para per te blere tjeter nuk kishte. E ema vazhdonte pa pune dhe i ati, epo ai vazhdonte te kishte nevoje per ato medikamentetbe shtrenjta - gjysma rroges modeste te Elias mbulonte ato e pjesa tjeter shpenzimet e nevojshme qe i vellai i vogel te mund te shkollohej. Asaj vete ne fund te muajit nuk i mbeste thuajse asgje.

'Me fal' iu pergjigj Elia.

'Morra vesh qe ishe ti arsyeja qe jam prape ketu sot'

Elia nuk iu pergjigj por edhe ai nuk e shtyu me tej. Secili vazhdoi punen e tij pa asnje tjete shkembim. A do te ishte keshtu qe tani e tutje?

Kledisi kishte shkuar jashte vendit - udhetim i paplanifikuar pune kish thene por fjalet e zyres nisur mga njera qe e ndiqte ne Instagram thonin qe bridhte me njeren neper Europe.
Atje ngelte ishalla mallkoi Elia me veten e u sigurua qe te perseriste te njejten gje ne forme lutjeje ate mbremje te cuditshme.

Kur e sfilitur ishte kthyer ne shtepi kish gjetur Griselden, mbledhur kruspull ne divan e te perlotur. Menjehere kishte fshire lotet per ti buzeqeshur shtirshem Elias.

'Cfare ke Gris?' e pyeti kjo e fundit. U ul prane shoqes se saj.

'Asgje. Alergji' fshiu edhe njehere fytyren e saj.

'Tani nuk eshte sezoni i alergjive' Llogariti me mendje Elia. Pranvera ishte muaj larg.

'Sikur je doktoreshe ti qe ti dish keto gjera. Te thashe, eshte alergji'

'Mund te flasesh me mua, nese deshiron' ofroi Elia bute.

'S'kam gje per te cilen te flas' kishte shpallur por naten vone kishte trokitur ne dhomen e Elias gjithsesi.

'Mund te hy?' Peshperiti ne erresire.

'Po' iu pergjigj Elia dhe u ngrit per tu ulur ne shtrat.

'Une, hmm... nuk doja te flija vetem sonte' pranoi Griselda

'Gris...' nisi te pyeste e preokupuar Elia por ajo e nderpreu

'S'eshte gje. Vetem nje enderr e keqe' U fut nen jorganin e Elias dhe si dikur, sic benin kur kishin qene te vogla u shtrinebashke per te biseduar rreth gjithckaje.

'Kledisi ma dredh me gjysmen e Tiranes' pranoi Griselda. Deshironte ti kujtonte qe edhe ajo vete ia kishte thene, por shoqja e saj nuk dukej e habitur.

'Pse rrin me te?'

'Ta kam thene. Gallate.'

Elia shtrengoi syte. Kujtimi i duarve te tij ne trupin e saj, buzeve te ashpera qe e sulmonin shume i gjalle, i prekshem...

'Por...' nisi te kundeshtonte Elia

'Sa do doja te isha si ti' shfryu.

'Si une?'

'Ti ke tere te mirat. Je e bukur pa u munduar, mund te fitosh zemren e te tereve vetem me miresine tende e serisht zgjedh te jesh kaq e urte. Do doja te isha keshtu, e deshirueshme dhe e bukur pa u munduar'

'Ti je e bukur. Seriozisht e ke Gris?' e pyeti Elia.

'Asnjehere sa ti.' Pranoi shoqja e saj. Ishte xhelozi ajo qe ndjente? Xhelozia ajo qe ngjyrosi zerin e saj me ate pakenaqesine qe as u mundua ta fshihte. 'Edhe Kledisi qe me pallon cdo nate mua u shqyen syte sa here ti je aty' padyshim xhelozi mendoi Elia.

'Une nuk...' ndjente qe duhet te thoshte dicka.

'E di cfare eshte edhe me qesharake: qe edhe me ka pyetur per ty, pasi mbaroi pune me mua me pyet per ty Elia.' qeshi deshperimisht.

'Nuk pergjigjesh se c'ke cthua' komentoi Griselda heshtjen e saj. 'S'eshte faji jot, thjeshte ti je... je ti dhe i ben te marrosen pas teje'

'Ai eshte nje plehre nese ka...'

'Po, eshte. Eshte nje kurvar qe nuk ka shokun. Vere vath ne vesh qe mos ta harrosh nese ndonjehere te afrohet. Dhe mos harro qe e kam pasur une perpara'

'Mund te te duan te tere ty Elia, Elian e paprekshme, por jam une qe i bej te mijte. Do jene gjithmone te mijte'

Griselden e zuri gjumi pa thene asgje me shume ndersa Elian jo. Elia qendroi zgjuar duke menduar per fjalet e hidhura te asaj qe dikur kish qene mikia me e mire, asaj te ciles i kishte rrefyer cdo sekret e tani ndihej sikur nuk e njihte aspak.
Mikja e saj me e mire ishte nje e huaj qe gjithmone ishte fshehur aq bukur pas dy, tre te vertetave qe zgjidhte te ndante me Elian.
U pendua qe i kishte treguar per pushimin nga puna te te emes; u pendua qe ajo dinte aq shume rreth Elias sepse tani ndjente qe nuk mund ti besonte.
Ajo mund ta shiste, ne cdo cast - ishte e sigurte qe do ta shiste Elian fare lire, per tu ndjere sic thoshte edhe vete, e para.

Shtrengoi syte per te fjetur por ishte serisht Kledisi ai qe i shfaqej me ate buzeqeshjen prepotente; serisht kujtimet e prekjeve te tij te neveritshme.
E dinte Griselda edhe per ato?

Sic zbuloi pas disa ditesh, po, Griselda e dinte...

'Te ka puthur ty, pune e madhe. Edhe ti tek lista e njeres prej te shumtave je' i komentoi. 'Por pjese e listes do te mbetesh sepse ai do te vazhdoje te jete i imi'

'A e mendon qe ndoshta nuk je e vetmja qe mendon keshtu?' Iu kunderpergjigj Elia. Ndoshta nje tjeter femer, ajo me te cilen kish shkuar ne udhetim apo ndoshta ajo mbi te cilen e kishte gjetur ate dite ne zyre, mund te thonin te njejtat fjale per Griselden.

'Normal qe nuk jam. Por jam e vetmja qe nuk me plas mjaftueshem per te dhe ja kthej ne te njejten monedhe' pranoi krenare per veten ndonese ai pohim Elian e beri te deshironte te villte.

'Cf...cfare?' pyeti me zerin qe i merrej.

'Ato leket e qerase se ketij muaji, akoma si ke dhene' i kujtoi.

Parate qe nuk i kishte mendoi Elia; parate qe nje zot e dinte se nga do ti gjente...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now