- 4 -

2K 168 59
                                    

Extraneus
Shumicen e kohes ndihem ndryshe - shumicen e kohes degjoj por nuk kuptoj. Bisedat, shakate duken sikur i perkasin nje realiteti te cilin une nuk e ndaj me ta. Ndihem nje e huaj, e huaj qe nuk kupton gjuhen qe flitet. Jane ata ndryshe apo jam une?
Jane ata qe shkundin boten per te gjetur nje vend te tyre ne te apo jam une qe kam ngecur, une qe leviz e ne te njejten kohe nuk eci? Jam une qe....

Ishte kthyer ne shtepi jo vetem e neveritur por edhe nervoze, e stresuar. Pa hequr fustanin qe mbante veshur ishte ulur perpara makines se vjeter te shkrimit per te bere ate qe bente me se miri - per te shkruar. E me cdo goditje ne tastjere, cdo shkronjente zeze qe ajo levizje sillte ne jete mbi nje leter te bardhe, shqetesimi i saj vdiste. Pak e nga pak...
Shkruaj, gris - kjo ishte rutija prej se ciles nuk lodhej kurre. Shkruaj, gris. Shkruaj, zhubros, flak.

Po shkruante edhe pas 4 oresh, ende shkruante kur dera e jashtme kerciti, kur te qeshurat e mbytura te Griseldes dhe te nje mashkulli i vodhen qetesine nates, i vodhen frymezimin Elias.

Perqendrohu, shkruaj kritikonte veten. Por me gishtat mbi tastjeren e ftohte, degjonte.

'Shhh, shhhh hajde, te dhoma' murmuriste mes te qeshurave e klithmave Griselda.

'Mua me pelqen ketu' zeri i nje mashkulli. Me pas dicka u perplas, fort. Dera. Nuk dukej ti kish bere pershtypje sepse zhurmat e pllaquritjeve te tyre vazhdonin.

'Ahh Kledis...' renkokte Griselda. Elia mbylli syte. A do te mund te flinte ate mbremje? A do te mund te varroste ate dite te neveritshme pa nxjerre zorret? Deshironte te villte. Vendosi duart mbi veshet e saj, shtypi fort por vazhdonte te degjonte klithmat, ato te bertiturat e shoqes se saj e ato psheretimat kafsherore te atij mashkulli.

'Nga eshte dhoma jote?' e pyeti ai dhe Griselda vetem qeshi. Me pas hapa. Shyqyr shfryu Elia.

Por pas 20 minutash vazhdonte te qendronte me duart mbi veshet e saj, perpara makines se shkrimit e letres se braktisur ne te, mendimeve e ndjenjave te saj te lena pergjysem.
Kete here ishin perplasjet ritmike te kokes se shtratit mbi murin qe ndante dhomat e tyre, kombinuar me te njejtat pasthirma e renkime si me pare.
A nuk supozohet te lodheshin? A nuk supozohej te mbaronin pune per te rene ne gjume?
Dhe sa do te duhej te duronte zot?
Jo shume, nuk u desh dhe shume qe heshtja te mbizoteronte serisht pas asaj ulerime te fundit te Griseldes.

Ndoshta do te mund te flinte tani mendoi Elia dhe e lodhur sic ishte u struk nen jorganin e ngrohte te shtratit te saj te ngushte. Mbeshtolli mir  veten , duke hedhur jorganin edhe mbi koke sikur kjo te lehtesonte ardhjen e gjumit.
Asgje. U perpelit sa majtas e djathtas por serisht asgje dhe kur ishte e qarte qe te flije ate mbremje ishte e pamundur u ngrit tere pertese nga shtrati i ngrohte me nje mendim tevetem ne mendje: ti pergatiste vetes nje caj kamomiline nese nje filxhan nuk do te mjaftonte per ta keputur do te pinte edhe nje te dyte.

Po rremonte me kujdes ne dollap per filxhanin e saj kur ndjeu hapat e dikujt pas vetes. E frikesuar kerceu perpjete duke shkaktuar qe filxhani te rreshqiste nga dora e saj dhe ra zhurmshem perpara kembeve te saj duke u therrmuar me qindra copeza.
U perkul menjehere duke u munduar te mbidhte ciflatbe shperndara kudo duke harruar qe kish qene prania dikujt qe kishte shkaktuar zullumin ne rradhe te pare - dikujt qe nga ana tjeter e guzhines e studionte me syte grabitqare vajzen e perkulur mbi dysheme perballe tij pizhamat e holla te te ciles nuk fshihnin siluetat harmonike te trupit te saj.

'Te lame pa gjume e?' ishte i njejti ze gervishtes, qe aty ne qetesine e shtepise se tyre ngjasonte edhe me potent. Elia ngriti syte sa per ta pare shtrembur dhe tere neveri perpara se te vazhdonte te pastronte dyshemene.

'Prit te te ndihmoj' u perkul prane saj dhe sulmoi krejt papritur Elian duke prekur krahun e saj me doren e tij te ashper.

'Ca dreqin ben? Me lesho' Shkundi doren per ti shpetuar atij mberthimi. 'S'kam nevoje te me ndihmosh.' i beri te ditur turivarur.

'Si shume qenke egersuar ne kaq pak kohe. Aty tek vendi gek mek mezi thoje dy llafe' ia ktheu Kledisi. U ngrit dhe eci drejt frigoriferit nga ku terhoqi nje shishe uje.

'Po pervelohesha per cik uje. Na thau fare shoqja jote.' Komentoi nen ze per te ngacmuar edhe me tej Elian.

'Kursemi keto komentet se nuk dua te di sec beni ju' Nuk duroi dot pa ju pergjigjur ajo.

'Mendoj se ishte e dukshme se cfare po benim me aq sa bertiti Grisi' Vendosi shishen ne buzet e tij pa pire asnje gllenke. Vazhdonte studionte Elian qe me ne fund ia doli te mblidhte mbetjet e ngadhtesise se saj. E pa teksa ngrihej, se si hodhi floket pas supeve dhe se si deshironte te dukej e forte para tij por super e mbledhura tradhetonin ato rezervat qe ajo kishte. Paturpesisht lejoi veten te shkonte syte ne trupin e saj, duke i perqendruar me gjate mbi gjoksin e saj perpjete.

'Merr gote ne dollap. Mos pi me shishe' Iu ngerdhesh Elia para se te hapte nje kanat te bufese per te hedhur brenda nje koshi filxhanin e thyer qe mbante ne dore.

'S'dua' qe pergjigja sfiduese e Kledisit i cili u ngerdhesh fitimtar dhe vetem atehere ngriti shishen per te rekellire si i djegur ujin e akullt. Per inat te femres tunduese perballe tij, perplasi fort shishen mbi banakun e bufese perpara se ta injoronte plotesisht duke i kthyer shpinen per te shkuar ne dhomen ku Grisela a si e kishte emrin flinte rende, buzeqeshja e kenaqesise qe ai i kish falur stampuar ne fytyren e saj te zhgaravitur me mijera lapsa e penela.
Mblodhi rrobat e tij te e kishin fluturuar ne cdo cep te dhomes dhe u vesh pa e zgjatur shume.
Doli nga dhoma per te gjetur serisht Elian ne hapsiren e perbashket te apartamentit te vogel, ulur mbi divan, mbuluar me nje batanije te leshte, nje filxhan caji ne duart e saj.
Ngriti syte vetem per ti hedhur nje tjeter shikim perbuzes te cilit Kledisi iu pergjigj me nje:

'Do te shihemi serisht shume shume shpejte' perpara se te mbyllte deren e blinduar pas vetes pa e vrare mendjen per zhurmen. Njera ishte zgjuar e tjetra skishte shance te zgjohej edhe per shume ore te tjera. Ishte dendur ne alkol dhe Kledisi ishte siguruar qe ta lodhte mire perpara se ta linte te pergjumej, jo ne krahet e tij.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now