- 28 -

1.8K 161 84
                                    

Nga shkolla doli e lodhur ndonese se fundmi ndihej e sfilitur ne cdo cast, e pafuqishme dhe e pa motivuar kish humbur deshiren per gjithcka.
Ne pune nuk donte te shkonte por si cdo dite detyronte veten te dukej duke rikujtuar kercenimet e Kledisit. Per parate ajo kishte nevoje ndersa ai i kishte me teprice e tallej me to. Ne shtepi ishte me keq. I dashuri i ri i Griseldes, ai barkmadhi qe dukej si te ishte babai i tyre, gjendej aty thuajse ne cdo cast te dites. Nje dite e kish gjetur shtrire me kanatjeren e bardhe e te shemtuar ne divanin e tyre.
'He mi erdhe ti' i ishte drejtuar Elias sikur ajo te ishte shtepia e tij dhe ajo nje mysafire.
Mbyllej ne dhomen e saj per mos te dale deri kur te sigurohej qe ai ishte zhdukur bashke me Griselden. Nje nate teksa mundohej te mbyste te bertiturat e tyre me koken nen jastek nje pjese e saj deshiroi qe Griselda te vazhdonte me Kledisin. Te pakten ai nuk dukej si nje trafikant droge apo si nje kriminel. Kledisi ishte nje fatlum lindur ne para, ndersa i riu si dikush qe kish luftuar fort per tu ngritur lart dhe jo gjithmone drejte.

'Elia'

Iu duk sikur dikush therriste emrin e saj por vazhdoi te ecte. Shoket e klases i kishte pershendetur tashme dhe askush tjeter nuk njihte emrin e saj.

'Elia' theriti serisht dikush. Kete here ndaloi dhe pa perreth per te njohur Jonin qe nxitonte drejt saj, dy gota plastike kafeje ne duart e tij.

'Po ti ketu?' pyeti e habitur.

'Rruga per ne pune me duket e lodhshme kur e bej vetem, dhe thashe te vi te te pres dhe ty'

'Po nga e dije qe mbaroja tani?' pyeti serisht.

'Nuk e dija. Te prita pak. Biles thashe dhe se me kishe shpetuar teksa merresha mekodet e mia'

'Nuk heq dore dot nga kodet per nje sekond?' buzeqeshi. Joni ishte i vetmi qe e bente te ndihej me e qete dhe shoqeria e tij per Elian ishte e cmueshme.

'Ncuq.Nese do gjeja nje menyre per te koduar dhe kur flej meqe me dalin tere ato kombinime ne enderr.. ehh' nisi te derdelliste dhe si gjithmone perfundoi duke kritikuar veten 'Fola shume. Dhe harrova fare. Kjo eshte per ty' i zgjati njeren prej gotave dhe me pas terhoqi doren per ti zgjatur tjetren 'Apo mos ishte kjo? Zot' shfryu i deshperuar.

'Po marr kete.' mori te paren qe i zgjati 'Faleminderit'

'Sikur vetem te isha pak me pak harrakat' deshiroi me ze Joni. Ecen krah njeri tjetrit ne heshtje teksa pinin kafen ende te ngrohte dhe me pas shpejtuan pak hapat kur Joni i kujtoi qe ndoshta, mund te ishin pak si vone.

'Nuk dua te vi fare' deshiroi me ze Elia. Joni ndaloi, sersht serioz ne fytyre. Kthyer nga Elia ia nisi serisht me dyshimet e tij karshi Kledisit.

'Une e di qe dicka ka ndodhur mes jush' kembenguli 'Sikur vetem te dija se cfare qe mos te mendoja me te keqen'

Me e keqja ishte ajo cka kish ndodhur, ajo c'ka Elia nuk mund te pranonte.

'Asgje s'ka ndodhur. Nese po mendon se do te vija serisht ne pune'

'Ti dukesh sikur me mire te zhyteshe ne det se te vije ketu. Qe s'ke deshire e ke te shkruar ne fytyre dhe s'eshte e veshtire per askend qe ta kuptoje. Ajo per te cilen te tere vrasin mendjen eshte pse-ja.'

'Te tere?' te tere qe me pare e kishin etiketuar si e dashura e shefit tani vazhdonin te flisnin rreth saj, rreth tyre.

'Po. Stela kembengul qe ai te ka lene, ajo tjetra me floket si iriq perpjete qe te ka tradhetuar dhe sipas fjaleve te zyres me ate tjetren e projektit' foli shpejte e shpejte Joni. Fliste me shpejte sa me shume i afroheshin zyrave.

'S'kam qene kurre e dashura e tij.' shkundi koken Elia. 'Kurre.' pavaresisht atyre puthjeve te tij posesive, pavaresisht asaj nate ajo nuk ishte e dashura e Kledisit. E urrente...

'E di'

'Ai... ai me...' nisi te fliste. Kishte nevoje te fliste me dike dhe ishte e sigurte qe nese i kerkonte Jonit qe mos te tregonte ai nuk do ta bente. Ishte e sigurte qe Kledisi s'do te kishte si ta zbulonte.

'Ai cfare?' pyeti Joni kur ajo ndaloi se foluri.

'Asgje. Thjesht, asgje' shkundi koken pa dashur te rrezikonte. Nuk mund te rrezikonte familjen e saj. Ishte e forte, kete sekret mund ta mbante e vetme mbi vete. Ajo mundej. E nese jo, do te shkuante mbi makinen e saj te shkrimit, te verteten te disa flete qe do ti fshinte mes te tjerave.

'Ai i ka bere syte kater per ty e keshu me ndonje tjeter para teje nuk eshte sjelle' komentoi Joni e ai ishte i fundit shkembim i tyre. Hyne ne zyren e qete. Qetesia nenkuptonte qe ai ishte aty - ulur ne tavolinen e saj dhe te Jonit me gazeten Celesi qe Elia kish lene aty nje dite me pare, para vetes.

'Cfare eshte kjo?' pyeti Kledisi ftohte, shikimi djeges mbi Elian.

'Asgje. S'eshte gj....' genjeu.

'Meqe nuk eshte gje s'te vjen keq nese une e marr.' U ngrit me gazeten ne duar. E mblodhi shuk dhe e flaku tutje ne koshin e pare qe i doli perpara teksa vertitej ne zyre, duke inspektuar tere punonjesit qe per here te pare dukej sikur  punonin kur ne te vertete dinin te merreshin vec me llafe.

'Stela, ne zyren time' urdheroi ne fund me te njejtin ton theres me te cilin sa e sa here kish ftuar Elian ne po te njejtin vend.

U mbush me fryme thelle. Ndoshta kjo do te thoshte qe ishte lodhur me te, qe si gazeten e verdhe kish flakur dhe Elian ne te njejtin kosh si nje plehre pasi kish bere c'kish dashur me te.

'Cfare kerkoje tek celesi?' Pyeti kurioz Joni.

'Je shume i mire po ta prish ky kurioziteti tepert' u tall Elia duke mos dashur ti pergjigjej por kur ai vazhdoi te insistonte pranoi 'Nje hyrje. Kerkoja nje gazonier' dhe Kledisi e dinte. Ishte e sigurte q kish pare njoftimet e rrethuara prej saj, ato kryqet hedhur mbi disa te tjera.

'Dhe pse? S'ju pelqen aty ku jeni?'

'Nuk dua te rri me aty, me Griselden'

'Pse?' Kete here nuk iu pergjigj. Mblodhi super dhe u mjaftua me aq.

'Ne rastin me te keq mund te vish nga ne. Une me mamin vec miq duam dhe kemi nje si gjysem hyrjeje  qe per monentin eshte e lire' ofroi Joni.

'Faleminderit, por mendoj qe do gjej dicka' u duk i ofenduar prandaj Elia vazhdoi te shpjegohej 'Jo se vej ne diskutim qe ajo hyrje eshte e mire por thjesht s'dua te bezdis'

'Ti e di' Nuk kembenguli me tej dhe per kete Elia i ishte mirenjohese.

Stela doli rezellitese nga zyra e Kledisit dhe kur u kthye atje serisht pas disa oresh, me e buzeqeshur se kurre, Elia ishte nje kapitull i mbyllur. Fjalet e sajesat tani vertiteshin te tera rreth Steles.
'Kjo duket qe eshte fycke. Qesh megjithese e di qe me shume se nje muaj sdo i zgjase. Te pakten Elia kishte aq tru sa te dilte e ngrysur e ti rrinte tere turinj shefit' thuhej tani neper zyre.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now