- 20 -

2K 166 70
                                    

'Si kalove sot ne pune?'

Keto ishin fjalet me te cilat Griselda e priti ate pasdite. Hygerta qendronte aty, ulur krah saj ne divanin e vogel, syte fiksuar mbi televizorin ku nje cift putheshin tere pasion.

'Mire' pergjigj Elia. Ishte e para here qe shoqja e saj interesohej per diten qe kish patur.

'Ndonje ndodhi e vecante?' pyeti serisht dyshimte. Elia vetem mohoi por menjehere u kujtua per ate propozimin per projektin. 'Ne fakt, me ofruan te angazhohem ne nje projekt.' tha.

'Uuu ai tenderi qe fituan. Dicka me tha Kledisi kur e takova.' u hodh Hygerta qe buzeqeshte perzemersisht.

'Gje tjeter te tha Kledisi?' u interesua me tej Griselda.

'Asgje. Nuk rrime duke bere muhabet. Une kam punen time dhe ai te tijen' ia ktheu Elia perpara se te mbyllej ne dhomen e saj sic e kish bere zakon.
---

Para, po e bej per parate i duhej ti kujtonte vetes ter mbremjet gjate te cilave pergjumej me koken mbi libra e zgjohej serisht per te lexuar. Pasditeve nuk kishte me fare kohe - perpos puneve te zakonshme tashme i duhej te qendronte pas edhe me gjate per tu marre me pergatitjen e nje plan projekti. Nga ajo fushe Elia nuk ia priste hiq por ndryshe nga vajza qe punonte me to qe shtremberonte fytyren sa here Elia pyeste per ndonje specifikim, Kledisi nuk duhej se bezdisej.
'Pse me mban ne kete pune kur une s'ja pres?' e kish pyetur nje mbremje pasi ai i ishte pergjigjur nje tjetre prej pyetjeve te Elias.
Per arsyjen pse vazhdonte ta duronte ndonese sic tha tjetra 'te trajnojme ate tani eshte kosto funanciare, kohore dhe energjie', nuk i tha asgje.

Edhe pak dite perpara se ti rikthehej rutines se saj, pa oret e zgjatura e sfilitese por ishte ne ato dite te fundit qe gripi i rene kudo nuk kurseu as Elian.
Me trupin qe i dhimbte, koken qe e ndjente te rende e sikur i çahej, e teshtimat e njepasnjeshme u paraqit ne pune edhe ate pasdite.
'Shendet' i tha vajza tjeter kur u teshti heren e pare por pas disa heresh te tjera e bezdisur bertiti 'Per ate zot, shko blej nafazoline e liro ato hunde se na lodhe' sikur te ishte faji i Elias; sikur ajo te deshironte te ishte semure.

'Cfare ka ketu?' pyeti Kledisi kur u riduk serisht ne zyre pas nje takimi pune.

'Hic' genjeu vajza qe buzeqeshte e embeltohej vetem kur ai ishte verdalle.

'Vazhdoni athere. Elia i ke plotesuar pasqyrat e bilanceve?' E pyeti e ajo vetem pohoi.

'Meg, ti e ke gati pjesen tende?'

'Po. Te vi te ta shpjegoj tek zyra?' Propozoi pak me e lumtur se nje punetorene thjeshte qe kishte mbi 6 ore para kompjuterit.

'Jo. Do e shof vete pastaj' ia preu hovin Kledisi

'Por te te shpjegoj nja dy gjera qe mendova' vazhdoi Megi fjalet e te ciles u lane pergjysem nga perplasja e zhurmshme e deres se zyres se Kledisit. Elia as qe deshironte ta mendonte se c'kish qene qellimi i saj per ate 'viziten' ne zyre - zyre qe ndoshta Kledisi dhe Megi sa e sa here e kishin ngaterruar me ndonje dhome moteli.
Puno, merr rrogen, bej prinderit e tu krenare. Meso fort, fut diplomen ne xhep qe te gjesh nje pune me te mire. Kjo ishte mantra e synimeve te saj, ajo qe duhetti kujtonte vetes sa here e neveritur nga joprofesionalizmi i te tereve qe e rrethonin, deshironte vetem tja mbathte. Tja mbathte deshironte dhe tere ato heret kur Kledisi shkujdesshem prekte doren e saj, ato heret kur me pretekstin e punes i afrohej pak me shume sec ishte e nevojshme.
Ate mbremje, kur Kledisi e therriti ne zyren e tij nuk dinte cte priste - do te ishte nje tjeter nga ato heret kur e ngacmonte apo serioz sic kish qene pjesen me te madhe te hereve se fundmi do ti kerkonte ndonje gje te lidhur me punen.

'Merri keto' e priti duke i zgjatur nje zarf te bardhe. Elia pa dyshimte zarfin ne doren e tij e me pas me te njejtin shikim pyetes edhe ate

'Cfare eshte?' pyeti ngadale.

'Pagesa' vazhdonte te zgjaste zarfin drejt Elias.

'Por ne...' nuk kemi mbaruar akoma nisi te thoshte.

'E di qe ska mbaruar akoma. Ka dhe 2 dite deri ne afarin perfundimtar. Por je semure keshtuqe merr pjesen tende dhe mund te mos vish ditet ne vazhdim' shpjegoi.

'Nuk eshte nje kurth apo jo?' pyeti Elia qe e frikesuar, me doren qe i dridhej preku zarfin pak me te trashe sec kishte menduar qe do te ishte.

'Jo.'

Pa brenda zarfit ndonese e dinte qe ishte dicka e pahijshme per te bere.

'Jane shume' parate ishin vertete shume, nuk mund ti pranonte prandaj zgjati serisht zarfin drejt Kledisit.

'Ke nevoje per to apo jo?' pyeti tere mendjemadhesi ai. 'S'kuptoj pse ankohesh'

'Sepse jane shume me shume sec rame dakort ne fillim. Jane shume per punen qe bera. Nuk... nuk mund ti pranoj'

'Une kam deshire te ti jap dhe po ti jap'

'Kledis, un punoj per tu paguar per punen qe bej. Dua te paguhem vetem aq, asnje me shume e asnje me pak. Nuk, nuk dua lemoshen tende' vendosi zarfin mbi tavoline kur ishte e qarte qe ai nuk do ta merrte prej saj. 

'Kur dikush te ofron leke, merri, pa e zgjatur shume' foli venger ai duke hedhur nje hap drejt Elias qe si gjithmone, u terhoq prapa - per tu perplasur me cepin e mprehte te tavolines.

'Une.. nuk... nuk do ti marr. Bie ndesh me parimet e mia dhe...' nisi te shpjegonte sa e ofenduar aq edhe ne gjemba prej afrimitetit te tij qe tashme qendronte perballe saj. Kledisi qeshi, po, qeshi djallezisht e ne ate menyren nenshttuese e tallese dhe vetem pasi ai gaz u venit me syte e zinj te picerruar iu kthye serisht Elias

'Ah parimore' komentoi shemtuar perpara se te shtonte 'Ta lejojne 'parimet' ti kerkoshn te tjereve te kerkojne para per ty ama'

'Cfare?' Hapi syte Elia 'Une nuk...'

'Prandaj merri e kurseji Griseldes ato ardhjet se mos i behet xheloz tjetri' kapi zarfin qe ndodhej pas shpines se Elias duke iu afruar edhe me prane dhe ia la ne doren e saj te djathte.

'Une nuk i kam thene asnjehere Griseldes te kerkoje para per mua' Ngriti zerin Elia. 'Asnjehere' theksoi.

'Ah lere se e kuptova' shfryu Kledisi i vrenjtur.

'Ajo cf...?' Nisi te pyeste Elia por me nje te ngritur te dores Kledisi i urdheroi te pushonte

'Duket te ma kishte marre mendja' goditi me shkelm kemben e karriges perpara se disi me i qete te kthehej edhe njehere drejt Elias te shtangur ne vend.

'Merri keto gjithsesi dhe nese ke mundesi zhduku nga ajo shtepi ku je tani' keshilla e tij e cuditshme por si gjithmone nuk iu pergjigj 'pse-ve' te Elias dhe si gjithmone kur lodhej nga dicka apo dikush, i tregoi deren.

Fractus (shqip)Onde histórias criam vida. Descubra agora