- 29 -

1.8K 162 99
                                    

'Elia prit' njohu zerin e thelle te Kledisit dhe instinktivisht shpejtoi hapat. Shtrengonte fort canten pas trupit dhe vazhdonte te ecte me koken ulur.

'Prit' perseriti ai, kete here me prane saj dhe vetem pas nje casti dora e tij shtrengoi krahun e saj te holle duke e terhequr fort pas. Ndaloi, por nuk u kthye per tu ndeshur me te ku e dinte qe nder te tjera do gjente ate nenqeshjen e shemtuar qe i shfaqej ne cdo makth.
Ishte serisht ai qe e ktheu nga vetja dhe me nje tjeter levizje te shpejte ai qe ngriti koken e saj per te kryqezuar shikimet e tyre.
Cfare do tani do ta kishte pyetur por ai iu pergjigj asaj pyetjeje te pabere duke thene

'Po kerkoje per shtepi. Pse?' Nuk ishte nje nga ato lojerat ngacmuese ky syte e tij shkelqenin djallezisht. Dukej serioz, madje edhe pak i nevozuar sikur ajo c'ka Elia zgjidhte te bente me jeten e saj te ishte pune per te.

'Dua te jetoj vetem' iu pergjigj 'Dhe dua te me lesh te shkoj' shtoi. Ai e leshoi dhe ajo nisi te ecte serisht, larg Kledisit qe e ndiqte nga pas rrugeve te boshatisura te bllokut ne ate dite jave.

'Ka ndodhur ndonje gje? Tek apartamenti, me Griselden?' foli dhe kur ajo nuk u pergjigj serisht e arriti per ta shtrenguar edhe nje tjeter here krahun e saj. 'Mu pergjigj' urdheroi me te njejtin ton qe perdorte ne zyre teksa shperndante detyrat.

'Jemi jashte zyre dhe jetu nuk je shefi im prandaj s'kam pse te te pergjigjem' ia ktheu Elia qe e kishte te pamundur mos ta kundershtonte ndonese e dinte qe pergjigje te tilla nervozonin edhe me tej Kledisin.
Ai shtremberoi fytyren dukshem i acaruar nga mosbindja e saj por ndryshe nga heret e tjera nuk e ktheu kete ne nje prej shfaqeve te tij perverse te superioritetit dhe forces. Ferkoi mjekren me doren e lire e me pas kaloi ate ne floket e shkurter te zinj qe nuk humben formen e tyre.

'Ato njerezit qe ishin ate nate... Jane dukur serisht?' pyeti kete here.

'C'te intereson' ia ktheu Elia. Ndoshta ishte xheloz qe nje tjeter kishte vemendjen e Griseldes. 'Shko pyet vete te dashuren tende nese te intereson. Mua me te tilla gjera mos me ngaterro' i kerkoi eger.

'Sa here duhet te te them qe nuk kam nje te dashur Elia' zevendesoi zerin autoritar te pak casteve me pare me ate peshperitjen e thelle dhe duke e terhequr fort Elian ne krahet e tij vendosi doren tjeter ne mesin e saj te holle. 'Tani mu pergjigj zemer, ndonje njeri i cuditshem eshte dukur serisht andej?' rreshqiti doren nen kemishen e Elias te cilen e terhoqi per ta cliruar nga rripi nen te cilin ajo e kishte ngecur. 'Mu pergjigj' peshperiti duke u afruar fare prane saj.

'Mire, mire por me lesho.' shpalli Elia 'Njeri po, ai... ai qe heren e fundit ishte me Griselden nese e ke vene re'

Ai e leshoi dhe menjehere Elia u mundua te rregullonte sadopak kemishen e hallakatur.

'Me floke pak te rene?' pershkroi Kledisi me vetullat e mbledhura qe i jepnin nje pamje te frikshme.

'Po, me bark, jo shume i gjate.' plotesoi Elia 'U kenaqe tani?' nisi te ecte serisht por ai vazhdoi ta ndiqte.

'Te ka bere gje? Prandaj po kerkoje te largoheshe? Ai... ai te ka ngacmuar gje?' skermiste dhembet.

'Jo.' mohoi Elia dhe vazhdoi te ecte, edhe me shpejte se me pare.

'Nese... nese te ka hedhur ndonje fjale... nese provon....Me thuaj' permblodhi. Dukej i interesuar ndonese Elia e dinte qe ishte nje tjeter nga ato teatrot e tij.

'S'kam nevoje te te them gje ty. Kam miqte e mi'

'Po ate Jonin qe edhe nga miza trembet me shume mundesi' perqeshi Kledisi duke acaruar edhe me tek Elian.

'Ai te pakten eshte njeri dhe jo kafshe si ti' tha neper dhembe pasi ndaloi dhe u kthye drejt Kledisit, gishti saj tregues drejtuar drejt tij.
Nuk tha asgje por cepi i majte i buzeve u ngrit per te formuar nje nenqeshje te shtrembur.

'Ne disa raste ne jete te hyjne ne pune kafshet shpirt' komentoi me zerin e ngjirur. 'Ata njerez me te cilet eshte ngaterruar ajo' Nisi te tregonte '... jane te keqinj' zgjodhi ato fjale pasi u mendua per nje cast.
Elia qeshi dhe me gishtin qe vazhdonte te valeviste drejt Kledisit tha pa fshehur mllefin qe ndjente kundrejt tij

'Te keqinj...' perseriti 'Dhe ti po me paralajmeron per ato, ti qe per mua je me i keqi prej te tereve'

'Nese mendon qe une jam i keq ti nuk ja ke idene se cfare bejne ata. Nese mendon...' iu afrua dhe me nje nga ato levizjet qe Elia s'kish mesuar ende ti parashikonte kapi kycin e dores se saj. Pasi u sigurua qe ajo nuk mund ti largohej u afrua edhe me. 'Une nuk jam i keqi.' tha nen ze.

'Ata 'te keqinjte' e tjere s'me kane bere asgje. Ishe ti qe... qe me perdhunove dhe shkaterrove. Nese kjo nuk te ben te keq Kledis, nuk di se c'mund te te beje. Mos genje veten sepse vertete s'di me cmerren ata por jam e sigurte qe je po aq i keq. Per mua'

'Prape me kete histori?' u ngerdhesh dhe paturpesisht guxoi te prekte fytyren e saj. 'Pra s'te kane bere asgje' Komentoi me shume per veten se per te. 'Ik prej aty sa me shpejte. Do te te ndihmoj per te gjetur ndonje shtepi nese do'

'Nuk dua asgje prej teje.' I perseriti per te qindten here Elia 'Dua vetem te me lesh te qete. Dua qe ti japesh fund ketyre sjelljeve sikur te behet vone per mua. Vetem kaq' i kerkoi dhe si sa e sa here me kot tentoi ta shtynte larg vetes.

'Me behet vone.' kembenguli Kledisi dhe shikimit pikepyetes te Elias iu pergjigj 'Me benet vone sepse s'dua te te ndodhe dicka prej tyre. Ti je... je ndryshe.' Kete here ishte ai qe uli syte, uli syte dhe nuk pa ngerdheshjen ironike te Elias

'Ndryshe dhe prape me bere te ndihem si tere te tjerat, njesoj me to, si nje placke e perdorur qe hidhet tutje si nje pelhre. Nje ndyresire dhe....' nje te perdale do te kish thene nese buzet e tij sdo kishin sulmuar te sajat.
Vazhdoi ta godiste, aty ne mes te rruges ku njerez kalonin anash tyre dhe perpos ndonje shikimi askush nuk afrohej per ta shpetuar. I kafshoi fort buzen e poshtme dhe shfrytezoi ate cast hutimi te Kledisit per tu larguar, per te vrapuar larg tij.
Ne cdo hap te pafryme, ku mushkerite digjnin per ajer por ajo vazhdonte te nxitonte frikesuar se ai do ta ndiqte - mallkonte diten qe u be pjese e jeteve te tyre. Mallkonte diten qe Griselda ne instagram hasi foton e tij, Hygerten qe ia prezantoi. Mallkoi diten qe kish pranuar ndihmen egoiste qe ai i kish ofruar. Mbi te tera mallkoi ate. Kledisin dhe prepotencen e tij qe kish nxire jeten e saj...

Thoughts are welcome tek komentet :p e keni parasysh vete juve 😂

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now