- 8 -

2K 174 55
                                    

Fjalet e peshtira te asaj qenjeje te neveritshme nuk i shqiteshin nga mendja. Une te deshiroj ty, te deshiroj.
Cfare bastardi i ndyre thoshte gjera te tilla? Per me shume shoqes se te dashures se tij? Te dashur me te cilen kalonte mjaftueshem kohe per mos ta harruar qe kishte nje.
Fjalet e tij trazonjese e kishin detyruar te mbyllej ne dhomen e saj sa here ai ishte verdalle, te rimendonte dy here perpara se te dilte nga kthima e saj e sigurte per te marre per te ngrene apo per te pire uje. E burgosur ne shtepine e saj, ne ate hyrje per te cilen paguante rregullisht, cdo muaj gjysmen e saj.
Sa e sa here ishte matur te dilte kur Griselda e Kledisi ndodheshin ne guzhine, duke pare ndonje film a cfare dreqin benin ne te vertete: ta perzinte ne sy te shoqes se saj, ne sy te Griseldes ta akuzonte per fjalet qe i kish thene, fjale te cilave nuk arrinte ti shpetonte. Une te deshiroj ty

Ishin serisht po te njejtat fjale qe e shtyne ti pergjigjej me nje 'jo' te prere Griseldes kur kjo e fundit i fliste rreth nje pozicioni te mundshem pune.
Keto fjale qe e bene edhe me te veshtire te pranonte pas disa ditesh gjate te cilave s'ja kishte dale te gjente asnje pune tjeter.

'Kledisi tha qe mund te te punesoje aty tek puna e tij.  Te ndihmosh me ceshtjet e zyres. Paguajne mire' i tha Griselda nje dite, ulur mbi shtratin e saj teksa Elia mundohej te studionte.

'Jo, tek ai jo' kishte kembengulur Elia pa arritur ti shojegonte arsyjen pse shoqes se saj qe e shihte cuditshem.

'Mendoje njehere. Une s'po i kthej pergjigje. Ti shif, po nese nuk gjen kjo eshte me mire se asgje apo jo?'

Urrente qe Griselda kishte te drejte. Te punoje per Kledisin ishte me mire se te mos punonte fare.

U detyrua te pranonte pasi trokiti dere me dere, dyer qe iu perplasen te tera ne fytyre duke e perzene me pretekstin qe ishte e 'nenkualifikuar'.

'Pranoj te punoj tek Kledisi' I kish pranuar tere veshtiresi Griseldes e cila menjehere ia kish transmetuar vendimin e Elias atij. 'Kur do filloj?' E pyeti me pas.

'Ai thote kur te duash ti. Qe neser nese do' nuk do te humbiste me kohe duke u zvarritur e papune.

Te nesermen u zgjua heret. Kerkoi ndihmen e Griseldes per ta bere sa me te paraqitshme. Ishte e sigurte qe gjate dites do te takohej edhe me shefin, punedhenesim e saj te mirefillte dhe sdo donte qe ai te rimendonte mundesine e dhene prej pamjes se saj rreckamane. Drejtoi floket, leu pak qerpiket e buzet me nje buzekuq te rozte, nje tonalitet i lehte qe i pershtatej kompleksitetit te fytyres se saj.
'Cfare kompanie eshte kjo edhe njehere?' pyeti njehere te fundit Griselden e cila si edhe me pare mblodhi supet pa ia patur idene.
Nje adrese mbi nje cope leter ishte i vetmi orientim qe ajo i dha.

Zyrat ndodheshin ne ate qe tiranasit vazhdonin ti referoheshin si 'Sky tower' ndonese qendra e biznesit mbante tashme nje tjeter emer. E para pseudogtadacele ne kryeqytet, shtepi e barit panoramik rrotullues. Shkeli brenda hollit te mermerte duke i shpjeguar rojes qe nuk pranonte ta linte te kalonte qe ishte aty per nje pozicion pune.

'Ku?' pyeti ai.
'KLE'
Roja u spostua duke e rekomanduar te merrte ashensorin ne te majte. 'Kati 13' i tha ai.

Dyert e ashensorit u mbyllen pas saj e ai u leshua fort per larte duke e bere Elian te mbante frymen.
Shpejte dyert u hapen ne nje tjeter holl, ky me i zhurmshem se i pari.
Po tani? Pyeti veten duke pare sa majtas e djathtas.
Iu afrua nje burri trupmadh per ta pyetur i cili pa thene asnje fjale shenjestroi drejt nje dere prej xhami - inicialet KLE stampuar mbi te. Debile kritikoi veten dhe me hapa te vegjel eci drejt saj.
Shtyu deren dhe u gjend ne nje tjeter hapesire te perbashket ku te tere ulur pas disa tavolinave te vogla punonin oa e vrare mendjen per ato qe hynin e dilnin.
Nje vajze simpatike me nje iPad ne dore iu afrua e buzeqeshur.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now