- 5 -

1.9K 166 58
                                    

Ate fundjave kishte zgjedhur ta kalonte ne shtepi dhe per te paren here Griselda nuk ishte kthyer ne qytetin e tyre te lindjes me te.
'Thuaji atyre te mive qe kam ndonje provim.' e kishte porositur Elian te genjente ndonese arsyeja e vertete pse zgjodhi te qendronte ishte Kledisi.
Ishin bere te pandashem me njeri tjetrin ne aq pak kohe. Ato kacafytjet e tyre ishin te pernatshme dhe Griselda dukej sikur i kish vene qellim vetes te bertiste gjithmone fort e me fort siper ti shpallur tere pallatit qe ajo kishte nje te dashur. Edhe gjumi per Elian ish bere i pamundur, nje kujtim i embel.

'A mundet te beni ato gjera me ndonje vend tjeter?' e kish pyetur nje dite Griselden pasi maçoja saj ishte larguar jo pa e pllaquritur mire ate ne sy te Elas.

'U bezdise ti?' si gjithmone pergjigja e saj kishte qene dicka ironike.

'Dua te flej dhe e kam te pamundur kur ju, epo, e ke parasysh vete ti'

'Epo dhe une e kam te pamundur te hesht me aq i mire sa...' nuk linte vend e rast pa lavderuar e shitur mend me te dashurin qe kish kapur.

'A mund te jemi pak serioze te lutem?' E kishte nderprere Elia.

'Pse je ndonjehere gje tjeter ti vecse serioze?'

'Dua te them qe nuk mund te vazhdojme keshtu' Kish shpallur troc Elia, sinqeritetit dhe kerkeses se te ciles Griselda i ishte pergjigjur me nje te qeshur mendjemadheje.

'Motra, te kujtoj  qe shtepia eshte sa e imja aq edhe e jotja. Qerane e ndajme bashke. Une bej cte dua e ti cte duash.'

'Pote kerkoj te bejme ndonje pakt a ku di une'

'Ja pakti. Gjej dashnor e bertit sa te duash, s'do te te them gje'

E kote te komunikoje me te, ish bere po aq e pamundur sa edhe ai qe kishte per te dashur a cfaredo qe quhej dikush me te cilin ndaje shtratin ndonese e njihje vetem prej dy javesh.

Qetesine e kerkuar nuk e kishte gjetur as ne shtepine e saj. Prinderit i kish pare te shqetesuar dhe ndonese mohonin e fshiheshin pas disa buzeqeshjeve te vaketa, Elia e kuptonte qe dicka nuk shkonte.

'Tek puna ime do bejne shkurtime' pranoi me ne fund e ema te dielen ne tavolinen e drekes.

'Cfare?' La pirunin mbi pjate dhe u fokusua tek e ema qe nisi ti shpjegonte.

'E di ti si jane keto pune. Vjen njeri e o burra ti heqim te tere ato qe ishin aty perpara' Buzeqeshi sa per te qetesuar te bijen.

'Ti ke vite ne ate pune mi ma. S'do te te luajne ty' shpresonte qe te ishte keshtu. I ati nuk punonte prej vitesh, qe kur fati e deshi qe te pesonte ate goditjen ne tru qe i mori nje kembe e per pak i mori dhe gojen dhe e ema ishte ajo qe mbante shtepine e u siguronye cdo gje.

'Ashtu mendoj edhe une' u hoq e sigurte e ema por Elias nuk ia fshihte dot ate friken qe e kish kaplluar. Mbetej vec te lutej dhe te shpresonte qe zoti do ti plotesonte te paren deshire qe ajo shprehte.

Hipi ne furgonin e Tiranes me e trazuar se kurre dhe gjate tere rruges, me koken mbeshtetur me xhamin e piset mendonte per me te keqen dhe se si mund te ndihmonte familjen e saj.
Mund te linte shkollen e te punonte por prinderit do ta vrisnin perpara se ta linin te bente dicka te tille. Mund te punonte e te shkollohej ne te njejten kohe. E cfarese nese ato dhjetat ktheheshin ne shtata persakohe diplomen do e fuste me xhep. Sikur do i kerkonte njeri liste notash mendoi.
Mundte shishte gjene me te shtrenjte qe zoteronte, makinen e shkrimit per te cilen te tere do ti jepnin nja 100mije lek te mira duke mos ditur qe bashke me te Elia do te ishte duke shitur edhe nje pjese te shpirtit te saj. Shpirti eshte i cmuar thonin te tere, duhet te kushtonte...

Me mendime te tilla pershkoi edhe rrugen deri ne apartamentin e fshehur ne nje rrugice qorre te periferise se qytetit. Librat si kishte marre me vete - e kote te ngarkohej kur asnjehere nuk lexonte gje me ato udhetimet e fundjavave - por ama tani i duhej e pergatitej per dy seminaret e te nesermes.

Shkujdesshem hapi deren, e papergatitur per ate cka i pane syte. Dy trupa te lakuriqte mbi kolltukun e ngushte te hollit. Per nje cast ngriu duke mos ditur cte bente, por nuk iu desh shume qe gjaku ti turrej ne koke e ta bente te vlonte. Kjo ishte e tepert mendoi dhe po te njejten gje edhe tha per te bere te ditur pranine e saj.

'Kjo eshte shume' foli e perplasi deren. 'Per ate zot Griselde, bej cte duash ne dhomen tende por zbohuni nga ketu'  bertiti sic nuk kish bertitur kurre ne jete. Nje pjese e saj i thoshte te nistebte kerkonte per nje hyrje te re - do te pranonte edhe ne konvikt te rrinte nese ai vend i kursente pamje te tilla. Por tani nuk ishte koha e duhur, parate s'ja falte kush.

'Ckemi shoqe' e pershendeti paturpesisht Griselda, pa e vrare mendjen te fshihte lakuriqesine e saj. Me keq akoma ai kaqoli i saj, qe u ngrit ne kembe pa i kursyer pamjen Elias.
Kjo e fundit mbylli syte dhe ashtu, me duar e me kembe gjeti rrugen deri ne guzhine ku la qesen me ushqime qe i kish dhene e ema e po syllambyllasi gjeti deren e dhomes se saj te cilen e perplasi me sa force kishte duke mos duruar ato te qeshurat kakaritese te dy te pafytyreve qe talleshin me te.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now