- 21 -

1.9K 165 77
                                    

Ishte siguruar te blinte Tylolhot ne ate farmacine e vogel ne cepin e rruges e kishte ecur drejt shtepise me mendjen e ndare per te pire nje caje te ngrohte, ilacin dhe per te fjetur - me Griselden do te fliste te nesermen kish vendosur.
E nga ta kishte ditur qe Griselda, serisht, kishte kthyer apartamentin e tyre ne nje stan derrash te dehur e njerezish gjysem lakuriq qe silleshin sa lart e poshte me gota alkoli ne duar.
Muzika buciste - e kishte degjuar qe ne rruge e kish share me vete ata harrakate qe e kthenin shtepine ne disko pa ditur qe ishte shtepia e saj nga vinte zhurma.
Pa rreth e rrotull, asnjeri nuk dukej se vuri re ardhjen e saj. Aq me pak Griselda qe qendronte ulur ne preherin e nje djali pak barkalec, floket e tij pak te rralluar e vende vende te rene, nje turigjatit qe te kallte daten qe ne pamjenne pare - pamjen tipike te asaj qe njerezit i referoheshin si lac me x6. Edhe te tjeret, s'i kishte pare me pare ne fotot qe Griselda postonte me shoqerine e saj 'elitare'. Disa vajza turiperlyera, disa djem te tjere qe dukeshin shume te medhenj ne moshe per te qene aty.

Pa serisht nga Griselda qe vazhdonte te mos e kishte mendjen, shikimi i saj i perhumbur diku teksa lejonte duart e atij mashkulli te preknin paturpesisht gjoksin e saj ne menyre ekzibicioniste.

Tromaksur u strehua ne dhomen e saj. Mbylli deren pas vetes duke harruar cajin, duke harruar te merrte uje per te pire ilacin.
Fjalet e Kledisit i kumbuan ne koke: e vetmja gje qe e forte se muzika - zhduku nga ajo shtepi.
Sa hap e mbyll syte nese do te kisha patur mundesi mendoi.
Ndoshta kishte tha me vete. Nxorri zarfin me para dhe e fshehu ne faqet e nje romani te trashe qe kish stivuar mes librave te tjere ne bibloteken e sajuar - nje raft i vjeter qe kishte porositur posacerisht per librat.

Po tani? pyeti veten duke pare verdalle neper dhome. Syte i ndaluan mbi makinen e shkrimit mbi tavoline.
Buzeqeshi dhe vetem pasi zhduku rrobat e dites per ti zevendesuar me strecet e ngushta e ate bluzen e gjere e me supin pak te rene, u ul perpara makines se shkrimit. Pastroi tavolinen per te terhequr ate me prane vetes e kur me ne fund ishte gati per te shkruar kerciti gishtat dhe buzeqeshi serisht.
Fjalet nuk e kishin tradhetuar kurre, do te vinin per ta mbeshtjelle e ruajtur nga ajo c'ka ndodhte rreth saj.

Dhe shkruajti - rreth zhurmes se shemtuar jo vetem te muzikes qe vazhdonte ta shqetesonte, zhurmen e shemtuar te nje qyteti te kalbur nga njerezit qe si krimbat ekzistonin ne te, e infektonin dita dites e me shume me egoizmin e tyre.
Nje qytet i semure qe nuk dinte si te sherohej, qe me nuk mund te pastrohej.
Nje qytet i ndyre sepse sic kishte zbuluar njerezit ishin te tille.
Edhe sa kohe deri kur te ndyhem edhe une?
Edhe sa kohe me ka mbetur, Qytet?

Dera kerciti, zhurma u be me e forte. U mbyll serisht, dikush hyri e Elia e frikesuar u kthye drejt deres, nje liber ne doren e saj gati per te fluturuar.

'Pretendon te mbrohesh me ate?' pyeti Kledisi qe veshur nga koka tek kembet me te zeza ishte mbeshtetur pas deres dhe shikonte Elian me te njejtin intensitet djeges.

Paradoksalisht u relaksua - ate e njihte, ai ishte djalli qe njihte ndersa ata jashte: ata burrat qe hungerinin si kafshe, e tmerronin edhe me shume.
Uli librin por jo mbrojtjet e saj dhe me zerin e ngjirur prej gripit foli.

'Cfare ben ketu?' Ai nuk duhet te ishte aty.

'Erdha te flas me Griselden' u pergjigj Kledisi qe me ate sjelljen sikur zoteronte gjithcka, u ul ne shtratin e Elias.

'Nuk eshte ketu ajo' i kujtoi Elia kur ai u rehatua duke u shtrire me krahe pas koke ne krevatin e saj.
Te pakten hiq kepucet po vdiste qe ti uleriste.

'E di.' Terhoqi ate pellushin qe Elia vazhdonte te mbante anash jastekut te saj.

'Atehere cfare ben ketu? Ketu?' Specifikoi.

'Po shijoj pamjen' u ngerdhesh dhe u ngrit nga shtrati mbulesa te cilit u zhubros nen peshen e trupit te tij.

'Keto njerezit, kane ardhur here tjeter ketu?' Ndoshta ishte xheloz konkludoi Elia, per Griselden qe sic dukej nuk ia varte me aq shume si me pare.

'Jo , nuk...' nisi te pergjigjej Elia, fjale te lena pergjysem kur dora e tij preku supin e saj te zhveshur.

'Cfare po thoje?' i peshperiti fare prane qafes se saj. Mallkoi qe kish zgjedhur te kapte floket, lekura e saj me e ekspozuar.

'Qe... qe nuk kane ardhur me pare ketu'

'Shume mire' zeri i tij i thelle teksa me doren vagabonde vazhdonte te prekte supin e saj, guxonte ta fuste ate edhe nen bluzen e gjere qe Elia mbante veshur.

'Mos me prek' ngriti zerin Elia, por KLedisi beri sikur nuk e degjoi.

'Je shume seksi keshtu' foli serisht, zeri i etur.

'Shko Kledis me mire.' urdheroi kete here ajo por ai vetem sa nenqeshi, e vetmja gje qe dinte te bente.

'Di vetem te nenqeshesh e te zgerdhihesh ashtu djallezisht' i vuri ne dukje Elia venger.

'Di te bej dhe gjera te tjera, shume mire madje'

'Boll, mjaft me' kerceu ne kembe per ti shpetuar por sic kuptoi kur u perplas pas gjoksit te tij, fakt qe ai menjehere e shfrytezoi duke hedhur krahet rreth mesit te Elias, ishte nje levizje shume e gabuar.

'Me lesho ' kerkoi me zerin qe i dridhej Elia.

'Ke frike?' pyeti teksa dora e majte u ngrit per te prekur qafen e saj te zhveshur e ajo e djathta luante me fundin e bluzes se saj. 'Prit te kujtoj ate qe lexova tel blloku jot. '...syte grabitqare qe paralizojne cdo qelize timen ne frike, sy te cmendur qe djegin e ndyjne...'

'Boll' iu lut Elia qe me shume se Kledisin ne ate moment urrente memorien e tij qe rikujtonte cdo fjale te saj, cdo presje per tja cituar kur e mbante keshtu, shtrenguar ne krahet e tij. Askush me pare nuk kishte lexuar shkrimet e saj dhe ai, ai i neveritshmi prishte cdo gje... Ai nuk duhet te lexonte ato qe ajo shkruante.... JO mendimet e saj me te thella...'

'Pse? Me pelqejne ato qe shkruan. Edhe kur me shan parazit dhe ato fjalet e tua femijenore'

'Kledis...' vazhdoi te pergjerohej per tu cliruar prej tij.

'Kur thua emrin tim ashtu' u perkul me prane saj, buzet e tyre vetem pak centimetra larg. Preku ato me gishtat e tij per ti ledhatuar butesisht. Elia mbylli syte, e mpire. Serisht ndihej e vogel, e pafuqishme perpara atij dhe serisht e urrente kete ndjenje.
Pse nuk me shpeton ti Zot?

Kete here Zoti u duk se degjoi, edhe mes muzikes se cmendur, ai e degjoi dhe deshira per te teshtire lindi ne kraharorin e saj. 3,2,1... Nuk arriti ta luftonte. Teshtiu fort ne fytyren e tij pa patur kohe te clironte duart qe ai ia shtrengonte.

Kledisi u largua. Priti me te keqen por ai vetem qeshi. Kete here qeshi, jo ato ngerdheshjet, jo ato shtremberimet e buzeve djallezore. Qeshi.

'Je semure' vuri pas disa sekondash ne dukje, serisht serioz. 'Ke pire gje?'

'Jo'

'Ke gje per te pire?' modifikoi pyetjen e tij.

'Po, por uje... Me duhet uje dhe nuk dua... nuk dua te kaloj atje' pranoi Elia.

'Shkoj une ta marr' u ofrua Kledisi dhe pa pritur qe Elia te thoshte dicka doli nga dhoma e ngushte duke lene deren pak hapur pas vetes, mjaftueshem qe nepermjet saj Elia te shihte Griselden qe ngrihej per tiu afruar Kledisit, per te pare se si ai e shtynte larg vetes per tu drejtuar ne guzhinen e vogel...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now