- 36 -

1.8K 155 32
                                    

'S'ka mundesi' konkludoi. 'S'ka si ta kem dhe une'

'Qe e ke nuk thashe, por qe duhet te kontrollohesh' ia ktheu qete Flavia.

'S'ka asnje mundesi qe ta kem marre prej teje. Ne kemi perdorur gjithmone mbrojtje. Jam i kujdesshem per kete pjesen' kembenguli Kledisi.

'Pervec atyre dy hereve qe ishim shume te dehur per ta vrare mendjen' i kujtoi Flavia.

Iu kujtua, atehere kur kish qene shume i vogel per te ditur sec behej, shume i papergjegjshem dhe degjonte keshillat e Flavias, qe me e madhe se ai duhet te dinte me shume rreth seksit. 'Do te te pelqeje me shume pa' i kish thene ajo.

'Mut' perplasi doren fort ne tavoline dhe duke mos dashur te besonte shtoi 'A nuk duhet te isha si ti tani? Dobesuar, tjetersuar?' aspak e kendshme ti thoshte nje femre qe nuk dukej mire por ne ate moment as qe i behej vone. Ne ate cast mundohej te kapej pas nje argumenti per te mos besuar ate te vertete helmuese qe Flavia i serviri.

'Degjo, qe ndonje gje te bukur spo te them e di por mblidh pak veten dhe me degjo. Do diku tek 5-7 vite qe te shfaqe kliniken. Dhe une se kam marre prej teje, me shume mundesi prej te dashurit tim te pare.'

'Dhe e kishe kur ishim bashke' plotesoi Kledisi.

'Para 4 vitesh keshtuqe bej llogarite. Eshte si nje bombe me sahat e shume shpejte mund te te plase nder duar'

Mbylli syte. Mund te kishte nje vit kohe, vetem nje vit.

'Pse dreqin ma thua tani?' Ngriti zerin.

'Thuaj faleminderit qe te paralajmerova' ia ktheu me te njejtin nervozizem dhe egersi Flavia. U ngrit per tu larguar, jo pa hedhur nje kartmonedhe 200 lekeshe ne tavoline dhe Kledisi me koken mbeshtetur ne duart e tij, shume i hutuar e i perhumbur, as qe e kishte mendjen per t'ja kthyer e per tu ofenduar qe nje femer paguante per kafen e tij.

Eci drejt zyres pasi ajo ishte larguar, ashtu e vetme si nje fantazem rrugeve te Tiranes. Mbeshtetur pas metalit te ashensorit bluante ne mendje ato qe ajo i tha por ne fund ishte vetem fytyra e dikujt qe i shfaqej para syve: Elia...
Nese e kam une, mendonte, mund t'ia kem ngjitur edhe asaj. 

U mbyll ne zyret e tij duke injoruar Stelen qe e ndiqte nga pas me nje dosje nder duar per te lypur vemendjen e tij. I perplasi deren ne fytyre dhe injoroi ate 'ouch'in e saj. 
Hapi laptopin per te kerkuar ne Google me shume. 
Nuk eshte 100% e sigurte qe dikush ti transmetoje semundjen dikujt pas disa kontaktesh seksuale jo te perditshme. 
Risku i transmetimit eshte i veshtire te perllogaritet lexonte nje artikull tjeter perpara se te niste te citonte qindra shifra, disa premtuese e te tjera jo edhe aq shume. 

Shtyu laptopin e shtrenjte tutje dhe telefonoi Elian, telefoni i te ciles vazhdimisht dilte i zene. E dinte qe kish bllokuar thirrjet e tij por vazhdoi te provonte sikur ne menyre magjike ne njeren prej qindra telefonatave ajo do ti pergjigjej. 
Asgje. 

Joni mendoi dhe furishem doli nga zyra. E pa teksa ecte drejt vendit te tij te punes me nje filxhan kafeje ne dore. Iu afrua duke i zene rrugen dhe pa e bere te gjate urdheroi 

'Merre pak Elian ne telefon. Dua te flas me te' 

Joni i vrenjtur vazhdonte ta shihte pa bere as me te voglen perpjekje per te arritur telefonin e tij qe kish lene mbi tavoline. Kledisi e mori per te dhe duke ia ngjeshur ne doren e lire perseristi serisht urdherues: 'TANI' 

'Jo. Ti Elian duhet ta lesh te qete' pati guximin te kundershtonte. 

'Me duhet te flas me ate, tani.' iu skermit kete here Kledisi por Joni vazhdoi te kundershtonte, aspak i gatshem te bente ate qe ai i kerkonte. 

'Nese eshte per librin dije se....' nisi te fliste Joni. 

'S'eshte per librin' e siguroi. Ishte per dicka shume me te rendesishme qe mendja e tij e ngushte as qe mund te perceptonte. 

'Per cfare atehere?' 

'Avokati i saj nuk je. Telefonoji' 

'Ti te shkaterrosh me jeten e saj nuk ke pune' beri avokatin mbrojtes Joni. 

'Akoma tek shtepia jote banon?' 

Joni pohoi i hutuar nga pyetja e papritur dhe vetem pas disa sekondash kur kuptoi gabimin e tij nisi te thoshte qe 'Jo, kish disa dite qe kishte ikur dhe qe as qe e kishte idene se ku jetonte tani ajo' 

Iu ngerdhesh fitimtar dhe pa e zgjatur dhe pa u perqendruar ne Jonin qe bertiste pas tij pa e vrare mendjen qe ndodhej ne zyrat shef i te cilave mbetej ende Kledisi, qe ai ishte i ndyre dhe qe me Elian nuk kish me pune. 

'Ajo as qe do t'ja dije per ty' vazhdonte bertiste Joni pa ditur qe per ate qe Kledisi kishte per ti thene Elia deshironte shume ta dinte, duhej ta dinte. 

Ngau makinen si i marre deri ne ate lagjen e qete e aq idilike te Tiranes, nje nga ato te paktat qe ishin ruajtur sic kishin qene dikur, vetem me ndonje pallat te larte te betonte te mbire si nje ferre e keqe mes vilave te bukura te dikurshme.
La makinen mbi trotuar perpara asaj nderteses se vogel trekateshe suvatuar e harruar pa lyer. As qe mbante mend nese e mbylli teksa ngjiste shkallet e ngushta deri ne katin e dyte per te trokitur ne ate deren kafe te erret qe stononte me grine e lehte dhe te bardhen e mureve rreth saj. 

Nje grua pak e shendoshe hapi deren per te. 

'Dua te flas me Elian' shpalli Kledisi por gruaja vec vazhdonte ta shihte e cuditur, gati per ti perplasur deren ne fytyre. Edhe ajo duhet te kishte lexuar librin. 

'Ajo... ajo nuk eshte' pati miresine te pergjigjej perpara se te shtynte deren per ta mbyllur gje qe ai nuk e lejoi. Pa veshtiresi kundershtoi ate levizje dhe duke shtyre lehtesisht deren mposhti forcen e gruas qe tashme e shihte e frikesuar me syte e zgurdulluar. 

'E sigurte qe nuk eshte ketu?' 

'P...po' 

'Atehere do ta presim, bashke' u fut i paftuar ne shtepi. Gruaja vetem hodhi disa hapa pas, syte e saj ende mbi Kledisin. 

'Sa e pasjellshme nga ana ime, jam Kledisi' i zgjati doren qe ajo nuk e preku teksa konfuze vazhdonte ta shihte. 

'Ti je, je ai?' 

'Shefi i tet biri, po' u ul ne njeren prej karrigeve dhe pa rreth e rrotull, studion shtepine me orendite demode e muret e tejmbushura me pikturat me ngjyrat e ndezura. 

'Kafe?' pyeti gruaja pas pak kur kuptoi qe te cohej per tu larguar Kledisi nuk kish nder mend. 

'Po faleminderit' pranoi, pa ditur qe ajo gjeja e ujshme qe zonja i ofroi s'ishte aspak kafja qe kish patur nder mend, kafja per te cilen aq shume kishte nevoje. 



Fractus (shqip)Where stories live. Discover now