- 16 -

1.9K 164 67
                                    

'Mund te shkosh tani' foli Elia pa ndeshur syte e tij, e turperuar - shenja e lene nga dora tij ende e dukshme ne kemben e saj.
Kledisi e injoroi dhe vazhdoi te udhehiqte Griselden te ecte drejt ashensorit. Kishte qene ai qe e kishte zgjuar me vrazhdesine kur kishte fikur makinen para hyrjes se pallatit pa e vrare mendjen qe i bllokonte rrugen te tjereve nese do donin te dilnin.
Kishte fjetur... Nuk kishte pare asgje. Prandaj vazhdonte ti varej e lepihej atij pallo mashkulli, atij palacoje te piset...

'Shko, merrem une me te' tha serisht Elia, tashme pasi hapi deren e apartamentit.
E ai serisht e injoroi dhe ndoqi ate ne brendesi te apartamentit te lene rremuje. Shkoi te ulej ne krahun e divanit tek pa ndare syte nga Elia qe tanime merrej me Griselden dhe luftonte me te per ta cuar te flinte.
'Po une nuk dua te flej. Jam energjike. Duaa prape...' fliste percarte ajo dhe perplaste kembet ne dysheme.

'Boll. Shko fli' hungeriu Kledisi nga ku qendronte, ne dukje i qete.

'Mire miree njeri aspak gallate, pff. E mua qe mu dukje nona ti' komentoi Griselda duke mbledhur buzet dhe kete here nuk rezistoi kur Elia e udhehoqi drejt dhomes.

'Shko edhe ti' sfidoi Kledisin para se te mbyllte deren pas vetes duke shpresuar qe ai vertete te zhdukej, te thyente qafen diku ne shtratin e ndonje tjetre.

U mundua te rregullonte sado pak rremujen mbi shtratin e Griseldes e me pas ndihmoi ate te hiqte fustanin sic perfundonte duke bere shpesh se fundmi.

Griselden e zuri gjumi perpara se Elia te dilte nga dhoma e saj.

Kledisi vazhdonte te qendronte ulur ne te njejtin vend, syte mbi disa foto te Elias e Griseldes ne kornizat perballe tij. Ngurroi perpara se te ecte, duke mos ditur si te perballej me te.

'Akoma nuk ke ikur?' pyeti me zerin qe i dridhej kur vemendja e tij u perqendrua teresisht mbi te.

'Je vetem' i vuri ne dukje.

'Dhe dua te jem vetem prandaj shko' peshperiti Elia duke i treguar deren por ai nuk duart e saj qe shenjestronin daljen; ai shihte kembet e saj ku shenja e lene nga dora e tij kish filluar te zbehej.

'Po pret Jonin? Do te vi ai ketu?' pyeti thate.

'Jo.' mohoi Elia 'Jo, perseriti serisht e acaruar nga pyetjet qe ai i drejtonte. Me c'te drejte mendoi me veten.

Eci drejt saj dhe ajo, e ngrire nuk mundi te largohej.

'Me pelqente ajo shenja e lene nga une ne trupin tend' komentoi duke u perkulur kercenueshem prane saj. Elia mbajti frymen.

'Sa keq qe po zhduket' ndjeu serisht doren e tij ne kembet e saj, doren e tij qe rreshqiste me lart per te prekur copen e fustanit te saj, per tu infiltruar nen te.

'A e pelqen ate?' pyeti pa ndaluar se prekuri packa kundershtimeve te saj. Mberthyer pas murit nuk e linte te shkonte.

'Jo' u pergjigj shpejte Elia.

'E sigurte?' pyeti, buzet e tij fare prane te sajave.

'Me ler, te lutem...' urrente qe tregohej aq e dobet perpara tij; qe perfundonte duke iu pergjeruar qe ai ta linte te shkonte. Urrente edhe me shume qe kjo dobesi e saj, kjo frike qe nuk arrinte te fshihte ushqente edhe me shume egon e tij.

'Jo, jo pa te treguar qe mund te te bej te ndihesh sa e sa here me mire ne pese minuta sec do mundet ai te te beje gjate tere jetes' takoi buzet e saj dhe u terhoq serisht.

'Boll te lutem, mos me torturo'

'Je ti qe me torturon mua zemer. Tere diten, cdo dite. Kryeneçe'

'Bastard' shau por ai vetem nenqeshi dhe pa paralajmerim ngjeshi buzet e tij ne te sajat kete here per ta puthur thellesisht, shpejte. Duart ne belin e saj, duart e tij me larte, mbi gjoksin e saj. I gjuajti kraheve te tij por dukej se cdo goditje e Elias i jepte force per ta puthur edhe me thelle, edhe me fort. Puthi poshte, qafen e mbledhur te Elias , thithi lekuren e saj aty.

'Qelbesire' e shau vazhdimisht ajo 'Plehre, me ler.' i gjuajti fort por serisht ai nuk u step.

Si edhe ate dite ne zyre u largua prej saj, serisht nenqeshesh, serisht triumfator.

'Te urrej. Je nje plehre, nje...' ndjeu nje lot qe rridhte mbi faqen e saj. 'Te urrej' i perseriti. Lejoi trupin te rreshqiste per tu mbledhur kruspull ne dysheme, floket e rremujshem mbi fytyren e saj per tu njomur me lotet qe vazhdonin te rridhnin.

'Tani nuk do harrosh kurre se si te....' nisi te fliste me ate prepotencen e tij.

'Ai eshte nje njeri i mire, mijera here me i mire se ti. Ai eshte i mire dhe ti nje felliqesire Kledis. Po, Joni me ben te ndihem mire ne menyra qe ti kurre nuk do ja dalesh, me ben te ndihem mire me shoqerine e tij' gjeti forcen brenda vetes per ti perplasur ne fytyre.

'Heh. Sic te thashe, kryenece' terhoqi xhupin e tij te hedhur mbi krahun e kolltukut dhe u largua duke perplasur deren pas vetes. Asnje fjale me shume. U largua per ta lene te vetme ne dhomen e erret te ndenjes, te vetme per ty mbytur ne ngasherimat e saj.

Zot, kur do te me shpetosh prej tij. Kur?  u pergjerua me koken lart...

*
Padyshim jo te nesermen kur iu desh te shkonte ne pune.
'Beje pushim sot moj' e keshilloi Griselda qe vazhdonte te qendronte shtrire. Ankohej per koken qe i dhimbte 'Sikur me cahet, ashtu me duket'

'Nuk dua te ngjaj jo korrekte'

'Me Kledisin mi? Pff'

'Gris, ai mbreme...' u mat ti tregonte. 'Ai, mua me...'

'Oh koka' perseriti serisht Griselda duke e nderprere, e painteresuar.

'Te kam lene Advilat aty' i kujtoi Elia perpara se te largohej. 'Mos i pi para ores 5, se duhet te kene kaluar oret' dyshonte nese ajo do ta mbante mend ate keshille.

Ajo ishte nje dite vecanerisht e ngrohte nentori, por Elia ecte mbeshtjelle me shallin e trashe. Ishte zgjuar me syte qe i digjeshin e trupin qe vazhdonte ti dridhej, e terrorizuar edhe nga enderrat qe kishte pare. Shenja e kuqe ne vishnje ne qafen e saj, kujtim qe do cdo gje kish qene nje enderr.
U mundua ta fshihte me makeup por dukej sikur ajo thjesht theksohej, egersohej. 'Mua, mua dhe Kledisin nuk na heq dot qafe' dukej sikur deshironte te thoshte ajo.
E fshehur shenjen perqeshese pas shallit te vetem qe zoteronte: nje shall i leshte nga ato qe pickonin lekuren.

Nuk e hoqi kur u fut ne hollin e nxehte te Sky Tower, e as kur shtyu deren per te hyre ne zyrat e zhurmahme per tu mirkpritur nga nje qetesi e habitshme. C'kishte ndodhur valle qe tere syte u fiksuan mbi te? Kerkoi te vetmin qe mund ti shpjegonte, te vetmin qe kur te tera e tregonin me gisht i buzeqeshte por ai nuk ndodhej aty. Vone edhe Joni sot. Bukur. C'mund te shkoje me ters?
Zbrasetia e rregulli mbi tavolinen e tij ishte e habitshme... edhe me shume se fakti se si Joni arrinte te gjente gjithmone gjithcka aq shpejte ne rremujen e tavolines se tij.
E teksa vriste mendjen se cfare mund te kishte ndodhur degjoi Stelen qe thoshte, pa iu drejtuar askujt ne vecanti

'Prej kesaj e hoqi nga puna.'

Ke? Prej kujt? pyeti veten ne ato pak sekonda hutimi.
E dinte. Jonin, prej saj, prej Elias...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now