- 43 -

2K 166 52
                                    

Kledisi tek Elia dhe Joni ish bere thuajse i shtepise dhe ndonese vinte cdo dite e cdo here i paftuar, shikimet e shtrembura Jonit nuk ja kursente e Joni sa here largohej ai shfrynte e shante nen ze.

'Kjo eshte e cuditshme. Pse vjen te sheh thuajse cdo pasdite? Ne pune s'duket e vi dhe e gjej ketu' pyeste vazhdimisht Joni edhe kur e ema i kerkonte qe mos ta shqetesonte shume Elian me te tilla pyetje. Kledisin ajo e kishte qejf.

'Ka ndonje gje mes jush?' e pyeti ate pasdite, me fytyren e kontraktuar sic e shihte vazhdimisht se fundmi.

'Normal qe jo, c'pyetje eshte kjo'

'Atehere pse nuk e perzen?'

Pse nuk e perzinte? Kete pyetje ja kish bere edhe vetes sa e sa here. Pse? Sepse ishte i vetmi me te cilin mund te shfryhej rreth frikes qe ndjente per ato analiza pergjigjet e te cilave merrnin pas dy javesh. Ndonese kurre nuk flisnin rreth asaj me ate prane, ato shakate e tij qe vetem sa e acaronin, arrinte te ndihej me e qete, me pak vetem.

'Histori e gjate'

'Qe s'do ma thuash. Te pakten beje liber' ironia e tij nuk i shpetoi Elias qe menjehere iu kthye

'Degjo Jon, dhe ky interesimi yt i tepert i cuditshem me duket mua'

'Por une te kam qejf' ato fjale i shpetuan e menjehere u skuq. Po, po. U skuq. 'Me fal. E di qe, e di qe jemi vetem shoke, s'te kerkoj dicka me shume.'

'Ben mire Jon.' ia preu Elia.

'Me fal, qe thashe ato fjale' kerkoi ndjese dhe si gjithnje Elia e fali.

'Jam xheloz per ate se e di qe as qe krahasohem me Kledisin. Ai me ate pamjen merr ne qafe ke te doje. Shif, edhe mamit ja ka bere mendjen fertele'

'Nuk e kam qejf ate.' i premtoi Elia.

'Mua me duket sikur e ke. Ndoshta jo ate, po ke qejf qe ai te vardiset e te fal aq shume vemendje.'

'Jo' kundershtoi serisht por nje pyetje zuri rrenje ne mendjen e saj - po sikur Joni te kishte te drejte? Po sikur mes atij mengjesi kur ishte zgjuar krah tij per ta urryer e ketyre diteve te fundit ku te dy ishin tjetersuar prej nje frike me te madhe te ishin transformuar dhe ndjenjat e saj?
Jo kembenguli, kete here me veten.

'Eshte e njejta plehre, shpresoj mos te harrosh kete' i kujtonte Joni e Elia gjithnje dukej se e harronte... Harronte sepse padurimisht priste pasditen tjeter per viziten e palajmeruar te rradhes.

Dhe e nesermja vinte gjithnje shpejte e kalonte po ashtu. Oret e seminareve e leksioneve as qe i ndjente se mendja i fluturonte diku tjeter - po sikur te ishte semure? ishte gjithcka qe dukej se mendonte. Cdo te bente atehere? Kush do ta donte atehere? Asnje... As vete nuk do te donte veten.
Sikur te ishte semure Kledisit nuk do t'ja falte kurre ndonese ne te njejten kohe duke pranuar shoqerine e tij ndjente se e kish falur me kohe.

Edhe ate dite e priste ne oborrin e shkolles ne makine e tij.

'Prape erdhe?' iu hakerrye Elia por ndonese bente te nervozuaren nje pjese e shpirtit te saj qeshte. Nuk ishte vetem.

'Si ben sikur s'ta do'

Dhe pa kundershtuar hipte ne makinen e tij. Nuk shkonin gjekundi. Pa shkembyer asnje fjale ai e shoqeronte ne shtepi e me pas ngjitej pas saj lart. 'Jo per ty, per te pire kafen speciale' shpallte gjithnje ndonese te dy e dinin fare mire qe ajo kafe zor se kaperdihej.

E pas kafese qe aq shume 'shijonte' nuk largohej por e ndiqte pas ne hyrjen e saj ku sii te ishte ne shtepine e tij rehatohej ne shtratin e Elias.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now