- 48 -

2.3K 175 103
                                    

'Si shkoi puna?' Pyeten njezeri Jonin Elia dhe e ema qe qendronin ulur perballe njera tjetres ne guzhinen e vogel. Elia mesonte e ajo lexonte nje roman qe kjo e fundit i kish rekomanduar.

'O zot, ishte aq ndryshe.' Shfryu Joni duke u leshuar me divan.

'Ndryshe si?' Pyeti Elia e ne te njejten kohe e ema preokupohej per dicka teresisht tjeter 'Ndonje vajze te mire kishte?'

'Tere pleq e plaka dhe nje e cmendur me floke blu' nisi te tregonte Joni.

E pasi e bere te dukej si te ishte puna me e keqe perfundoi rrefimin duke thene qe aty i pelqente e qe pasi te ambjentohej teresisht puna ia vlente.

'Duhet te falenderoj Kledisin' i tha Elias me vone kur e ema i kish lene vetem e kish dale te bente pazarin.

'S'eshte shume i keq thelle thelle' pranoi Elia

'Ia kam mbajtur inatin kot. Duket qe dhe ti e ke qejf'

'Jo' kundershtoi. Qejf ate koketrangull perdhunues s'mund te kishte ndonese zemra e saj e kish falur prej kohesh.

'Edhe ai duket sikur te ka ty keshtuqe s'ke pse shqetesohesh'

Elia me pergjigje s'ktheu e menjehere u mundua te ndryshonte biseden duke e pyetur serisht rreth te cmendures se zyre.

'S'bente asgje. Sillej sa lart e poshte, vinte muzike, perplaste gishtat mbi tavoline si te ishte nje tastjere pianoje. Shkurt, nuk mbushte shume po kte e merrje vesh sa i shihte koken'

'Se mos bie brenda me t....' u nderpre nga telefoni i saj qe zakonin e tingellimit vend e pavend e kish mesuar me se miri fale Kledisit.

Iu pergjigj, gjithnje i pergjigjej. Edhe vete e ndjente qe pas nates ne shtepine e tij, pas atij mengjesi q ish zgjuar krah Kledisit paqesor dicka mes tyre ndryshoi e ai mohimi e 'jo-te' ishin me shume per sy e faqe, zakone te mbetura nga ajo kohe kur vertete e urrente pranine e tij sepse tani, tani e deshironte ne cdo cast...

'C'do?' Iu pergjigj ashper sepse e dinte qe ashpersia e saj do shperblehej nga ato ngacmimet aq tipike te tij. I vinte te qeshte me veten qe dita dites i ngjante edhe me shume Kledisit.

'Me embel eshte krim te pergjigjesh e?'

'Thjesht nxirre bizelen' perktheu ate shprehjen prej anglishtes por Kledis trashaluqi e trudhjamosuri nuk e kapi.

'Po e injoroj ate qe the se ka gjera me te rendesishme per te diskutuar. Analizat jane gati per tu marre, neser'

'Jo sot?' Pa oren qe shenonte vetem pese e pasdites. Ndoshta dikush ndodhej ne institut per tia dhene ato letra pergjigjesh te mallkuara.

'Neser sipas fjalorit sikur jo sot do te thote' i beri te zgjuarin ai e Elia vetem rrotulloi syte.

'Dreqin. Tani qe e di qe kane dale....' frika e ankthi u bene edhe me reale e te prekshem. Kishte shume frike.

'Te vi tek ti?' pyeti Kledisi e ajo tha po. S'vonoi shume te shfaqej ne apartamentin e tyre duker pershendetur krahas mamase se Jonit kete here edhe kete te fundit po perzemersisht.

'Tani qe s'ta shoh fytyren tere diten me dukesh me i lezetshem, shef ti' u tall me te perpara se te futej pas Elias ne dhomen e saj.

'Ke frike?' e pyeti ajo ate.

'Ne fakt jo shume tani. Te shkoje si te shkoje.' genjeu.

'Une kam. S'dua qe te jete e vertete' Pranoi ajo.

'S'dua as une po dhe sikur te jete, c'do zgjidhnim gjithsesi' hapi krahet per Elian e ajo menjehere u struk ne to.

'Neser. Ikim bashke aty' i kerkoi Elia e ai vetem pohoi pa premtuar asgje. Asaj mendja s'ja mori qe do te zgidhte te shkonte vetem ne ate laborator te qelbet, te perballte infermieret dashakeqe serisht i vetem per te pare te dyja pergjigjet e tyre, qe do te guxonte kurioz te shihte edhe brenda zarfit te saj sepse fundja me sekrete mes tyre s'kishte e me pas teksa Elia ende flinte e patrazuar e enderronte per qiej te kalter e fusha te gjelbera ai do te kthehej me ato pergjigje te mallkuara serisht ne dhomen e saj.

'Zgjohu' degjoi zerin e tij te embel, ndjeu ate qe lekundte trupin e saj. Nje mbremje me pare vete ajo i kishte kerkuar te qendronte. 'Gjumashe, zgjohu'

Hapi syte tere pertese, drita e diellit qe hynte nga dritarja e vogel shume e forte per syte ende te pergjumur te Elias.
Pa Kledisin qe qendronte i veshur ulur buze shtratit. Eshte bere gati mendoi e shtyu tutje jorganin per tu cuar qe te bente te njejten gje. Ai e ndaloi e i zgjati mje zarf te shqyer.

'C'eshte kjo?' pa nga Kledisi e serisht mbi zarfin e holle.

'Pergjigjet' U pergjigj serte Kledisi.

'I more? Pse i more? Pse vetem?' Nisi te ankohej kur ne preherin e saj ndodhej pergjigja qe per jave te tera e kish munduar.

'Thjesht hape.' serisht zeri i tij ishte i ngarkuar. E mpire vazhdoi te shihte ate, te kerkonte pergjigjen ne syte e Kledisit e jo ne copen e stampuar te letres per te cilen duart e saj kerkonin brenda zarfit.

'Ma thuaj ti' i kerkoi atij. Deshironte te ardhmen ta degjonte prej tij.

'Nuk je e semure Elia' i peshperiti e cepat e buzeve te tij te plota formuan nje buzeqeshje. Nuk ishte? Me zemren brohoritese kete here hapi dhe letren e palosur. Negativ per te tere viruset e testuara.
Jeta e saj nuk perfundonte ate mengjes, jeta e saj vazhdonte. Sic ishte hodhi krahet rreth qafes se Kledisit por si kurre me pare ai nuk e shtrengoi. Ai nuk iu pergjigh lumturise se saj me te njejtin gezim.
A nuk duhet te ishte edhe ai i gezuar? Jeta vazhdonte, jeta ndoshta vazhdonte vetem per te.
Sic nuk kishte bere kurre me pare vendosi duart ne dy faqet e tij ku qimet e vogla te mjekres se tij e cponin lehtasi.

'Po pergjigjet e tua?' Guxoi ta pyeste teksa zhytej ne thellesine e syve te tij. 'Me thuaj pergjigjen tende' i kerkoi, e papergatitur per pergjigjen qe ai i ktheu

'Pozitive.'

S'arriti ta besonte prandaj e shtrengoi edhe me fort fytyren e ngrire te Kledisit.

'Me thuaj te verteten'

'Ta thashe' u pergjigj serioz ai qe kurre me pare s'kish qene kaq serioz.

Pa ditur c'ti thoshte, pa ditur ta ngushellonte ndryshe e perqafoi duke zhytur koken ne qafen e tij, pa ditur c'te bente tjeter e puthi. Puthi faqen e tij e me pas buzet pakez te hapura, pritese te Kledisit.

E kush e kish menduar qe ishte nje fund e nje rifillim ajo cka do ti jepte guximin, ajo cka do ti hapte syte e mendjes per ndjenjat e zemres se marre; E deshironte, deshironte ate qe do te humbiste nje dite.

'Do te te qendroj prane' i rikujtoi premtimin e bere perpara se ta puthte serisht.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now