- 2 -

2.2K 172 61
                                    

Perseriti deri vone dhe e kenaqur me veten mbylli librin per te fjetur. Pa oren akrepat e te ciles tregonin 1 e 23 pas mesnate. Instinktivisht kontrolloi telefonin per ndonje mesazh nga Griselda ndonese nuk ishte e para here qe ajo vonohej. Madje e kish kthyer ne nje zakon tashme jeten e nates dhe kthimin ne shtepi ne oret e para te mengjesit. 
Nuk do ti ndodhe gje i mbushte mendjen vetes. Ndonjehere ndjente sikur ajo ishte pergjegjesi e saj. E kishin ndermarre kete udhetim te dyja, nje rruge ku duhet te ecnin krah njera tjetren ndonese per Elian ndonjehere ishte e veshtire te ndiqte vrapin e Griseldes, ritmin e jetes se saj qe levizte shume me shpejte se e Elias. 

E kishte zene gjumi, ndoshta kishte fjetur per disa ore kur zilja e jashtme e zgjoi. Iu desh pak per tu kthjelluar, per te ndare realitetin me enderrat me trurin e mpire prej gjumit. Ishte dera dhe frika e paralizoi. Kush mund ti binte deres ne ate ore te vone? U ngrit me ngadale, dhe me hapat e kujdesshem ne maje te gishtave u afrua tek dera e jashtme ne erresire. Kontrolloi oren - kaluar 3 e mengjesit. 
Griselda ndoshta flinte, as nuk e kishte ndjere kthimin e saj. Debatoi me veten nese duhet ta zgjonte apo jo por vendosi mos ta shqetesonte dhe fillimisht te shihte vete ne syrin magjik .

Duke u ngritur edhe me ne maje te gishtave, afroi syrin ne vrimezen e vogel te deres. 
Njohu Griselden ndonese floket e rene mbulonin gjysmen e fytyres se saj. Ishte nje mashkull ai qe e shtrengonte ne krahet e tij ku dhe ajo ishte leshuar teresisht. 

Rrotulloi shpejte 3here celesin ne braven e vjeter per te hapur deren e merakosur. 

'Cfare ka ndodhur?' pyeti Elia duke iu drejtuar sa Griseldes qe vetem qeshte dhe djalit qe dukej edhe me i perhumbur se ajo. 

'Ndodhur ndodhur ndodhur. Asgje, qejf.' fliste kot me kot Griselda e cila beri nje hap drejt deres por kembet e renduara nga alkoli qe kish pire u ngaterruan me njera tjetren. Po mos te kishte qene per djalin qe e priti me krahet e tij ajo do te ishte rrezuar. Ndoshta ashtu do ti dilte pija, mendoi Elia me vete. 

'Cfare ka ndodhur?' perseriti te njejten pyetje kete here me syte nga djali i panjohur. 

'Asgje. Thjesht piu pak me shume sec duhej' shpjegoi ai qe edhe vete ishte i pire. 

'Pak me shume?' ngriti vetullen Elia teksa afrohej per te ndihmuar shoqen e saj. E lejoi Griselden te hidhte krahun rreth qafes se saj dhe te rendohej tek ajo. 

'Degjo, une as qe doja te ngaterohesha me kete pune. As qe e njoh tamam. Me thane ta shoqeroja, e bera. Mezi u kujtua per shtepine. Kemi dy ore qe sorrollatemi. Keshtuqe tani bej cte duash me te. Une ika' dhe me aq ktheu kurrizin. 

Me veshtiresi Elia shtyu deren dhe u perqendrua te ndihmonte Griselden per ne dhomen e saj. E ndihmoi edhe te zhvishte rrobat qe kuterbonin era duhan per te veshur pizhamat e pastera. Fshiu me nje pecete te lagur tualetin e rene ne fytyren e saj dhe ishte aty edhe per te mbajtur floket e gjate te Griseldes teksa kjo e fundit villte papushim. 

Nuk fjeti aspak ate nate. Sepse kur me ne fund Griselda u qetesua ora shenonte thuajse 6 dhe ishte e kote te flinte per vetem nje ore. Zgjodhi te perseriste edhe pak dhe te blinte nje kafe te madhe rruges per ne fakultet. 

'Tere naten duke mesuar?' e pyeti nje shok i grupit kur profesori i uli ne auditorin e madh pas apelit e kontrollit te kartave te identitetit. 

'Dicka e tille' ia ktheu Elia, zemra se ciles rrihte si e  cmendur, frikesuar e stresuar nga ky provim. 

Shkoi mire. E lehtesuar doli nga auditori dhe pa pritur pjesen tjeter te grupit nxitoi drejt shtepise duke i bere dalje njerit prej leksioneve qe pasonte. 

Shtepia qelbej era alkol dhe Griselda vazhdonte te flinte. Fjeti edhe per disa ore te tjera dhe kur u zgjua nuk mbante mend asgje nga nje nate me pare. 

'Pse me sheh ashtu shtrembur?' u ankua teksa ferkonte syte. 

'Si te te shoh kur vjen ne mes te nates, tape, shoqeruar nga nje djale qe as e njeh?' ia ktheu Elia. 

'A ishte i mire te pakten?' 

'S'me duket per te qeshur' vari turinjte Elia. 

'Pff peshkope. S'je mami im qe te me besh moral. Dola, me zuri pija se nuk kisha ngrene. Sikur eshte fund i botes ben edhe ti' hapi frigoriferin dhe nxorri prej tij cdo gje qe i kapte dora. 'Jam tmerr e uritur' shpjegoi per Elian qe vazhdonte te ndiqte e bezdisur cdo levizje te Griseldes. 

'Nuk me duket normale' 

'A nuk do te dish se cfare ndodhi mbreme?' 

'A nuk do te dish se si dola ne provim?' ia ktheu Elia. 

'Jo se e di. Shume mire ke dale se nuk del ndonjehere keq ti.' hapi kavanozin e nutellas dhe zhytu ne te nje luge gjelle. 

'Takova Kledisin.' tha dhe vazhdoi te hante Nutellen si e babezitur.

'Ke, ke?' 

'He mi skleroza dhe jeta. Ate qe te tregova dje. Ishte Gerta dhe ishte dhe ai dhe ashtu u beme si grup te tere' nisi te tregonte Griselda. Elia e degjoi dhe ne fund te rrefimit te Griseldes nervat u zbehen duke u harruar si edhe stresi i provimit. 

'Sonte sec eshte nje event. Mendo se cfare do te veshesh.' perfundoi Griselda.

'Vesh?' hapi syte e habitur Elia. 'Jo, jo, une nuk vi ne keshtu gjerash' 

'Nuk do me lesh te shkoj vetem keshtuqe do te vish qe cke me te. Mendoje si festim per provimin qe mbarove me sukses' 

'Jo.' perseriti Elia por Griselda e shperfilli... 

E dinte qe nuk kishte zgjidhje. Do i duhej te shkonte.


Fractus (shqip)Where stories live. Discover now