- 39 -

1.9K 160 37
                                    

Kur prinderit ate mbremje e telefonuan te merakosur nese ishte mire, serisht i genjeu.
'Po mesoja. Mire jam, c'te kem?'

'Ngaqe s'na telefonove ti' thane ata.

'Jeni llastuar' i ngacmoi e u shtir e qeshur kur me shume se gjithcka deshironte te shperthente ne te qara, sic kish bere gjate tere pasdites. Kishte qare pasi kish perzene Jonin me pretekstin qe ishte e lodhur dhe do te flinte e kish qare akoma edhe me pas, mbi librat e shkolles.
'Cfare te tha?' kishte insistuar te dinte Joni.
'Asgje te thashe njehere.' kishte perseritur.

'Per asgje erdhi deri ketu ai?' kur per dicka dyshonte ishte thuajse e pamundur ta kenaqje me pergjigje te genjeshterta.

'Ti e di si eshte Kledisi'

'S'e e di prandaj te pyes. Nese te ka bere dicka, te betohem kete here duhet ta denoncosh'

'Ate i bera. E denoncove publikisht' i kujtoi Elia librin duke deshiruar qe pergjigje pas pergjigje te hutohej per te harruar ta pyeste rreth vizites se meparshme. 'Dhe erdhi te me pergezonte, per librin' sajoi Elia.

'Tallesh ti?' hapi syte Joni.

'Jo. Edhe mesazh me ka shkruajtur para por s'i ktheva gje une. Donte muhabet me nje fjale' Vazhdoi Elia.

'Po mire, po te le rehat' beri te merziturin. Me vone deshi serisht ta pyeste por shikimi aspak miqesor i Elias e beri ta mendonte dy here.

Nga darka u ngrit duke shpallur dhe i dhimbte koka. U mbyll ne dhome, e vetmja dhimbje qe ndjente ajo e shpirtit te frikesuar.
Po sikur te ishte e vertete? Po sikur ai ta kishte vertete? Ta kishte infektuar - cfare ndodhte me tej?
Do te vdiste, do te vdiste emocionalisht e do te lutej, pergjerohej per vdekjen e vertete qe ta mberthente por ajo do te vonohej, do ta linte te torturohej me nje shoqeri qe njerezit e semure i tregonte me gisht e i tallte e shante pas shpine.

Ne shkolle te nesermen nuk i shkohej, por tere pertese detyroi veten te ngrihej, fuste librat e trashe ne canten e krahut dhe te nisej. 

'Te te shoqeroj?' u ofrua Joni por Elia vec sa shkundi koken. Ndonjehere vemendja e interesimi i tij kundrejt saj i dukej i tepert, dhe bezdises, mbytes madje. E tani kish nevoje te merrte fryme e jo te sulmohej prej pyetjeve te tij kurioze. 

'Andej e kam rrugen' insistoi Joni por Elia kundershtoi edhe njehere te dyte. 

Eci ngadale pa e vrare mendjen per oren e pare te humbur tashme. 
Zot, bej mos te jete e vertete. Me zgjo nga kjo enderr e keqe vec se nuk ishte nje enderr dhe Elia e dinte fare mire. E ate dite, ne episodin me te fundit te makthit te perditshmerise, nuk mungoi as personazhi kryesor i meselese se krijuar, Kledisi. 
Mbeshtetur pas makines luksoze qe si gjithnje dukej se shkelqente me fort se makinat e tjera, priste Elian. 
Mund ti shpetonte, mendoi kjo e fundit. Mjaftonte te ulte koken, nxitonte hapat, perzihej me ate grupin e gocave qe po afroheshin por syte grabitqare te Kledisit e spikaten. 

'Elia' e njohu zerin e thelle por vazhdoi te ecte. Edhe disa hapa, pak hapa perpara se mbi krahun e majte te ndjente doren e tij, ate shtrengimin qe dukej se behej cdo here dhe me i forte, mberthyes. 

'Cfare ben ketu?' e pyeti nervoze ajo. 

'Te thashe qe do shiheshim sot. U vonove' dhe pa e bere te gjate e futi ne makinen e tij te larte packa kundershtimeve te Elias e protestave te saj. 

'Cfare kujton se po ben?' i bertiti vetem kur ai hipi ne makine krah saj, pas timonit te lekures te cilin e preku butesisht me duart e tij. 

'Analizat. Do ikim te bejme ato dreq analizash, ja c'do bejme' nisi te ngiste makinen si i cmendur, cau mes trafikut pa e vrare mendjet per borite e sharjet qe i drejtoheshin atij. 

'Pra nuk po talleshe' peshperiti Elia, nje pjese e saj kish shpresuar ende qe pas pamjes se tij serioze te nje dite me pare te fshihej nje tjeter shaka pa kripe. 

'Je debile a ben vete?' goditi timonin perpara se te frenonte fort pas nje makine qe kish ndaluar ne semafor. U kthye vrikthi drejt saj dhe duke sulmuar fytyren e Elias me doren e tij te ashper, duke shtypur faqen e saj te mpire nen peshen e asaj prekjeje shtoi 'Ben mire te me falenderosh. Mund edhe mos te te thoja apo te te lija te beje c'te doje.' 

'E ke seriozisht? Falenderoj? Eshte vetem faji yt qe une jam ketu, faji qe nuk e mbaje dot brenda pantallonave se je nje ndyresire. Mos te ishte per ty, per ate nate ky problem i yti s'do te kishte aspak lidhje me mua' perdori te dy duart e saj per te shtyre krahun e Kledisit. 

'Mos flit ashtu nese s'do qe ....' 

'Po si te flas?' e nderpreu ajo por Kledisi vazhdoi me qetesine e tij prej idioti te plotesonte cka kish nisur me pare te thoshte. 

'.. nese s'do qe te te puth per te ta qepur ate gojen e prape' 

'Je pervers. Ne e ke ate semundje, ta gezosh.' peshtyu ato fjale tere urrejte Elia. 

'Aaa kujdes se do futesh shpirtin ne gjynah' u tall ai duke fshehur pas shakave e kunjave te hedhur bukur friken qe ashtu si ajo edhe ai ndjente. 

'Eshte e pam...' shfryu Elia por i lodhur prej atyre diskutimeve pazgjidhje me te foli pa pritur qe ajo te perfundonte ate cka kishte per te thene. Ndonje gje e tipit 'eshte e pamundur te bsiedosh me nje kafshe te ndyre si puna jote' parashikoi. 

'Nese s'ke ndodnje fjale te zgjuar per te thene me mire qepe dhe lere me kaq' 

Ajo u mat te pergjigjej por duke ndryshuar mendim u leshua ne sedilen e makines. Perkuli koken pas, gje qe ekspozoi per syte e Kledisit qafen e saj te gjate e ate lekuren e bardhe qe deshironte ta puthte. Shkundi koken duke i kujtuar vetes te perqendrohej tek rruga. 
'Keto lloj analizash behen vetem ne ISHP' i kish thene nje laborante e nje klinike privare. Sic dukej kishte nje rregjister per te infektuarit me HIV. Nese e kam mendonte edhe atij vete do ti ngjisnin ndonje etikete te shemtuar. Edhe Elias... Ndoshta ishte e lige prej tij, vertete e lige dhe e pafalshme qe te deshironte qe nese do te zhytej ate ta merrte pas vetes. 
Per pjesen tjeter te rruges zeri i saj nuk u degjua. Nuk foli as ai deri kur ndaloi makinen para institutit ne fjale. 

'Zbrit' e urdheroi, shume i stresuar per te hapur deren per Elian apo ndonje prej atyre budalliqeve qe do te kish bere nese do t'i kish vene qellim vetes per ta impresionuar. 

Ajo nuk nguroi. E pa se si rregulloi xhupin per ta ulur mbi pantallonat xhinse te ngushta qe mbante veshur e me pas si leshoi floket per ti mbledhur edhe njehere ne nje bisht edhe me te shtrenguar se i pari. 

Kapi doren e saj dhe nisi ta terhiqte pas vetes. Hapat nuk i ngadalesoi per Elian por as ajo nuk ankohej qe ai ecte shume shpejte.
Pyeti rojen dhe ai e drejtoi diku ne kat te trete. 
Ngjiten shkallet po shpejte, dora e saj ende ne te tijen dhe per here te pare ajo nuk ankohej. Nuk luftoi per tu cliruar as kur ndaluan pas deres se bardhe te laboratorit; vetem nje tjeter vajze ne rradhe para tyre. 
Nuk u vonua sepse doli po aq shpejte nga laboratori sa hyri. Kur nje grua flokeshkurter doli per te therritur 'tjetri', Kledisi e terhoqi serisht, kete here pas vetes brenda ne ate hapesire te bardhe. 

'Nje nga nje' u ngrys gruaja. 

'Jemi bashke' shpjegoi Kledisi moskokecares. 'Per ato analizat e HIV kemi ardhur' vazhdoi te fliste sikur te ishte duke kerkuar te blinte buke. Elia shtrengoi pak me fort doren e tij. Edhe Kledisi beri te njejten gje, shtrengoi aq sa ajo ndjeu dhimbje. Por nuk u zgjua, vazhdonte te gjendej ne te njejtin laborator ku gruaja nisi te shpjegonte per analizat e procedurat nese rezultonin pozitive. Gjithashtu i tha qe do u duhej te testoheshin edhe per hepatitin krahas HIV. Ne fillim i mori gjak atij e me pas Elias qe syte i shtrengonte mbyllur gjate tere kohes, per mos te pare gjilperen qe ngulej ne lekuren e saj, gjakun qe mbushte ate por mbi te tera per mos te pare ate shikimin paragjykues te asaj gruaje ndaj ketyre te rinjve 'te degjeneruar'. Ai shikim vriste e dhimbte edhe me shume se pickimi ne krahun e saj. 

Dhe ishte per te justifikuar sadopak veten, per mos te qene ne syte e asaj te panjohure kurva qe shkonte me te tere ajo qe e shtyu qe te pergjigjej qe 'ishte e dashura' kur nje tjeter grua qe plotesonte nje formular pyeti per lidhjen mes tyre.
 

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now