- 38 -

1.9K 159 56
                                    

U leshua ne dyshekun e forte e aspak te rehatshem, e pafuqishme per te vazhduar te kundershtonte ne mendjen e saj ate lajm qe nuk duhet te ishte i vertete.

'Shaka me te tilla gjera nuk behet' foli me zerin e thyer, koken permbysur e syte fiksuar ne dysheme.

'Se shef, po shkrihem duke qeshur' nuk kurseu ironine ai teksa fliste me ate zerin aq te qete. Zot, si mundej te ishte i qete?

E ndjeu teksa afrohej, e ndjeu kur u ul ne shtrat krah saj dhe vetem atehere ngriti koken per ta pare tere urrejtje, pa i kursyer aspak tere mllefin qe ndjente kundrejt tij. I kish shkaterruar jeten, copetuar cdo shprese e enderr me ate qe sapo i tha e ajo as qe ia kishte dale ta gervishte.
Ndoshta per ato pak muaj vetem sa kish genjyer veten, te vegjelit kurre nuk fitonin, gjithnje mbeteshin ne meshiren e te medhenjve, ne meshire te fatit...

'Te urrej.' rrefeu pa ulur syte prej shikimit te tij. 'Sikur mos te mjaftonte ajo qe bere, ajo qe me bere tani dhe kjo' zeri i dridhej ashtu sikurse edhe duart qe mbante leshuar mbi kembet e saj te mbledhura.

'Pse doja une ne fakt' komentoi Kledisi. 'Une dua te vdes dhe oh sa i gezuar jam qe mund te kem HIV dhe ti je e vetmja qe merzitesh'

'Ti po merr ate qe meriton' bertiti Elia dhe dores se tij qe zgjatej per ta prekur iu largua.

'Ti e meriton' perseriti me lotet qe ne cepat e syve i shkelqenin si pikeza te kristalta.

'E di qe nuk duhej... Duhet te kishim perdorur mbrojtje dhe ...' fjalet e tij s'arrinte ti besonte.

'Kishim? Mbrojtja, po, kjo ishte e vetmja gje e gabuar e asaj nate sipas teje apo jo. ASGJE NUK DUHET TE KISHTE NDODHUR' aq fort nuk dinte ne kish bertitur ndonjehere.

'Shof qe dufin ndaj meje akoma s'e paske shfryre as ne ato 300 e kusur faqet e librit tend' shtremberoi buzet. Per te qeshur kjo situate nuk i dukej as Kledisit. Qe ta perqafonte dhe te qante ne krahet e tij nuk kish pritur, por edhe per te bertiturat i pergatitr s'kish ardhur.

'Thashe s'e kishte mbaruar me kaq. Ate kapitull doja ta mbyllja e harroja por jo, ja ku je prape ti me nje tjeter menyre per te me shkaterruar jeten' kete here peshperiste e duart i dridheshin ashtu sikurse edhe maja e hundes majuce.

'Duhet te bejme analizat' shfrytezoi ate cast per ti kujtuar, ate cast kur ajo qendronte supe mbledhur e kerrsuru perpara tij, e brishte dhe e pambrojtur, e frikesuar ashtisukurse edhe vete Kledisi. Kete here kur iu afrua ajo s'u step. Ndoshta nuk e ndjeu e humbur ne mendjen e saj sic ishte. U tremb kur krahu i tij u hodh rresh supeve te saj dhe nisi te kundershtonte sic me se miri te bente dinte por Kledisi e terhoqi per ta mbeshtjelle ne nje perqafim.
Nuk ishte vetem ne kete sfide, kishte ate ndonese qe dicka e tille ti ndodhte Elias nuk kish dashur.

'Ti me lesho' fliste por aq e sigurte qe deshironte te shkeputej prej atij perqafimi s'ishte. Prandaj ai nuk e degjoi, vazhdoi ta mbante prane.

'Ikim bashke' i peshperiti

'Bashke me ty asgje s'dua te bej. Une te urrej' kish mbyllur syte e fjalet e peshperitura linin buzet e saj te mbyllura.

'Gjera bashke kemi bere' nuk rezistoi por ai koment i ndyre i fitoi nje shuplake perkedhelese ne krahun e tij. Ai koment i ndyre prej perversi e zgjoi e i kujtoi qe ne krahet e atij qe urrente me se shumti mbeshtetje e ngrohtesi s'do te gjente kurre.

Joni gjeti pikerisht ate moment per te hapur deren e dhomes se saj. Ne fillim pa Kledisin me syte gjysem te mbyllur, shtrenguar egersisht e me pas Elian qe qendronte perballe tij, jo mjaftueshem larg por jo as kercenueshem prane.

'Elia, cfare ben ky ketu?' iu drejtua asaj qe sy permbysur Jonit pergjigje nuk i ktheu sepse ai pa i lene rradhe iu drejtua atij.

'Ti, lere te qete. Ik prek ketu' cepat e buzeve i dridheshin e grushtat i shtrengonte anash vetes.

'Xheloz?' ngacmoi Kledisi. Qe ai linte koken per Elian edhe nje qorr mund ta shihte.

'Mos e merzit me Elian.' vazhdoi Joni.

'Thjesht nje bisede miqesore ishte me te dashuren tende te vockel. S'u merzite gje zemer e?' ngacmoi kete here ate, ate qe meseshumti urrente kur ai i drejtohej si zemer. Ti zemer nuk ke, kujtonte ate cka nje dit i kish thene.

Vetem atehere ajo ngriti syte, jo per te sfiduar Kledisin por per t'iu pergjeruar Jonit. Per cfare? Ndihme, mbeshtetje, dashuri? Aq te dobet ta kish pare s'kujtonte.
Joni iu afrua dhe familjarisht e afroi prane vetes trupin e saj te ngrire. Ajo nuk e luftoi, perkundrazi mbeshteti koken ne supin e tij.

'Te merziti Elia?' zeri i embel i Jonit e beri te deshironte te villte Kledisin qe vazhdonte te shihte ate shfaqen aq veleritese.

'Cfare te beri kete here?'

'As..asgje' peshperiti Elia por as pergjigja e saj nuk e qetesoi plotesisht Jonin qe serisht pa drejt Kledisit.

'Nuk di te ndalesh e ta lesh te qete ti apo jo?'

'Nuk te shkon roli nevrikut' nuk i shkonte as roli i te dashurit. Per Elian ai nuk bente mendoi e shfryu. Pse ben ti? nje pjese e mendjes se tij e perqeshi, ti qe e lendon dhe vetem e lendon vazhdimisht.

'Ik nga ketu' urdheroi Joni qe me djalin e bute e te perulur sec kish bere sepse ai qe qendronte perballe Kledisit nuk ishte i njejti qe me syzet ne sy perhumbej ne ekranin e kompjuterit.

Beri sic ai i tha por jo sepse ai ia kerkoi. Hapi deren por nuk u largua pa i kujtuar Elias qe per te do te rrikthehej serisht.

'Elia zemer, biseden tone te bukur do ta vazhdojme neser'

Ajo e shihte, asnje emocion ne fytyren e saj. Iu duk sikur pohoi, por mund te kish qene nje loje e imagjinates se tij. Ndersa Joni, Joni i skerrmitej fitimtar pa ditur qe Kledisi aq fare thjeshte mund ta kthente ne nje humbes.


Fractus (shqip)Where stories live. Discover now