- 33 -

1.8K 142 42
                                    

'Po' kish qene pergjigja e papritur e Aidenit vetem tre dite pasi ajo kish dorezuar manuskriptin ne zyren e tij.

'Po, po?' pyeti e ekzaltuar Elia duke shtrenguar telefonin ne veshin e saj.

'Po.' Perseriti ai dhe vazhdoi te shpjegonte disa detaje te asaj cka pritej prej Elias ne vijim. Fillimisht libri do redaktohej, gje e pritshme mendoi Elia. E me pas shtypej e menjehere do te fillohej promovimi i tij - intervista dhe shfaqe ne televizor ku nder te tjera do ti duhej te pohonte vazhdimisht ate qe i kish thene dhe Aidenit: 'historia eshte e vertete'

'Je gati per te tere kete?' pyeti ai ne fund

'Po' peshperiti Elia jo fort e sigurte. 'Dhe dicka, per te tere keto, shtypja, botimi sa do me duhet te paguaj?' pyetje e rendesishme qe kish harruar ti drejtonte ate dite.

'Asgje. S'detyrohesh asgje. Dime te nuhasim nje liber qe do kete sukses' i mbylli telefonin duke lene Elian me qindra pyetje ne mendjen e saj. Vazhdonte shtrengonte telefonin ne doren e saj te majte, luante me te neper duar aty ne sheshpushimin e katit ku ndodheshin zyrat e organizates. Te punonte me nuk kishte nevoje mendoi dhe e buzeqeshur, me ne fund e lire vrapoi drejt zyres se Kledisit. Te trokiste nuk mori mundimin. Hapi deren dhe fluturoi brenda per habine e Kledisit qe nguliti syte tek ajo teksa fliste ne telefon. Pershendeti dhe perfundoi ate telefonate dhe iu drejtua asaj.

'Cfare do? Sa here te kam thene, pa trokitur mos..'

'Do jap doreheqjen' shpalli e qeshur Elia.

'Dikush qenka shume e lumtur sot' konstatoi ai dhe vazhdoi ta studionte 'Per c'arsyje?'

'Une dorehiqem' perseriti perpara se te dilte nga zyra ashtu sic kishte hyre. Iu drejtua tavolines qe kish qene e saj per aq kohe, dhe nisi te mblidhte sendet e saj te lena aty per habine e Jonit qe ndiqte me vetullen ngritur tere veprimet e saj.

'Cfare po ben?'

'Po iki. Jam e lire. Libri, libri u pranua' shpalli e lumtur dhe duke u kujtuar per premtimin e dhene, i zgjati Jonit kopjen e fotokopjuar te letrave te shtypura qe ruante ne canten e saj te madhe,

'Urdhero.' Ia zgjati Jonit qe nisi te shfletonte manuskriptin ende pa u larguar ajo, duke zgjedhur te linte pas dore punen e tij te perditshme.

Shetiti neper Tirane e sigurte qe as qyteti i shemtuar qe i kish shpalosur fytyren e tij te vertete Elias, ate te shemtuaren qe fshihte pas makjazhit te rrugeve te asfaltuara, ndertesave moderne e atyre te ngjyrosura me ngjyrat e ndezura - nuk mund ti vidhnin lumturine e asaj dite.
Por nuk ishte qyteti, as rete e zeza e ato pikat e shiut qe e shperlane nga ai gezim - ishte telefonata e Griseldes, me te cilen s'kish folur qe prej dites qe ishte kthyer ne apartamenin e vogel per te mbledhur gjerat e saj. Ik zhduku se nevojen sta kam aspak kujtoi fjalet e Griseldes.

'Griseld' iu pergjigj jo e sigurte.

'Elia. Hey ckemi? Si je?' zeri i saj dridhej. C'kish bere me sigurine me te cilat kish shqiptuar ato te fundit fjale?

'Mire. Une, mire. Ti si je?' bisedat e tyre te dikurshme kishin qene te thella e siperqafesore ne te njejten kohe, sa serioze e aq per te qeshur por kurre te sikletshme, si tani.

'Degjo, Elia kam nevoje per ndihme. Me ndih....' ndaloi se foluri 'Me duhet ta mbyll. Harroje c'te thashe' mbylli telefonin dhe Elia provoi ta telefononte serisht. Ne fillim asnje pergjigje, pastaj ajo zilja e linjes se zene e ne fund ai njoftimi qe abonenti i kerkuar mund te kish fikur telefonin.
Ajo nuk kishte genjyer, dukej e frikesuar teksa pergjerohej me zerin qe dridhej per ndihme. Cka ndodhur me ty Griseld ishte pyetja qe e shoqeroi deri ne shtepine e Jonit ku mamaja e ketij te fundit e priste krahehapur sikur ajo te ishte vajza e saj ndonese nje apo dy here s'e kishte fshehur deshiren per ta patur nuse e duke u ngrysur kish shtuar qe i biri per keto gjera nuk ia priste, e qe cmendej pas telefonave e kompjuterave e qe kur vinte puna tek femrat ishte edhe me tutkun sec kish qene i ati.

Bisedoi pak me mamane e Jonit perpara se te mbyllej ne dhomen e saj sic bente. Te shkruante me deshire nuk kishte e per te mesuar ishte e lodhur prandaj u leshua ne shtrat e me syte mbyllur mendoi: mendoi per jeten qe pritej te ndryshonte pas librit, mendoi per menyren se di do tu thoshte prinderve e parashikoi reagimin e tyre, qe ishte e sigurte qe deri diku do ishte si ai i Jonit qe hyri si furtune ne dhomen e saj dhe u skerrmit

'Do ta vras' shtrengonte manuskriptin ne duart e tij, e shfletonte, perdridhte fletet per te formuar nje tub
'E vertete eshte? Cdo fjale?'

Elia pohoi.

'Do ta vras.' Perseriti Joni perpara se te afrohej per tu ulur krah saj 'Zot, cfare monstre do mund te bente ate gje te, te....' hodhi krahur e tij rreth Elias.

'Ti s'mund te vrasesh as nje mize' e talli Elia qe me ne fund pas muajsh ndihej e qete.

'Mizat jane te pafajshme. S'eshte faji i tyre qe kane lindur miza ndersa ky, kjo, eshte....' vazhdonte te hakerrehej.

'Une tashme ndihem me mire. Ndihem e lire' I mori librin nga dora per ta vendosur ne komodinen e vogel dhe shtoi 'Eshte koha per ta lene te shkuaren te shkoje. Une e bera, me kete liber'

***
Ne zyre te nesermen e mirepriti shikimi i venger i Jonit. Njohu ne tavolinen e tij nje kopje te librit te Elias - nje tjeter e priste ne zyre.

'He Jon, qenke zgjuar spazmatik sot?' i foli moskokecares ndonese fare mire e dinte arsyjen pas atyre shikimeve vrastare. Palluqja zyres ndjente nevojen te mbronte dashurine e tij platonike.

'Si shume te kontraktuar e ke fytyren. Zbuti cik vetullat se na trembe' shtoi para se te largohej per ne zyren e tij. Stela, ajo bjondja flirtuese por aspak terheqese qeshi. Nuk i shpetoi menyra si drejtoi trupin per te nxjerre ne pah gjoksin kur syte e tij pane drejt saj. Patetike.

Kyci deren pas vetes perpara se te ulej pas tavolines se drunjte. Kembet kryqezuar mbi te, terhoqi manuskriptin qe Aideni i kish sjelle dje.
'Hidhi nje sy ksaj. Pretendon qe eshte e vertete, ajo vajza qe me the qe mund te me telefononte'
E kish shfletuar aty per aty. S'kishte nevoje te lexonte per te kuptuar qe Elia s'genjente.

'Perralla me mbret' i ishte pergjigjur shperfillshem.

'Emri yt eshte gjithandej'

'Sa femrave i lagen per mua. Dhe kjo si te tjerat, vecse dhe me dell artisteje'

'Me pelqeu si ishte shkruar' komentoi Aideni.

'Atehere botoje'

'Por emri yt aty, i organizates...' nisi te shojegonte ai por Kledisi e nderpreu

'Publicitet. Edhe ai negativ i tille mbetet dhe sic te thashe, te verteta ato gjera s'jane'

'Mire kusho'

'Kete ma lej mua' i kish thene duke iu referuar manuskriptit e Aideni kish pranuar. S'i kishte marre shume kohe, por punet e dites kohe per te lexuar s'i kishin lene prandaj ate dite duke injoruar tere telefonatat, letrat qe duhet te kontrollonte e firmoste terhoqi librin e Elias dhe nisi te lexonte...

Dhe ne fund; ne fund pelqeu veten pak me pak, e repektoi Elian pak me shume...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now