- 27 -

2K 156 34
                                    

'C'eshte ajo qe pin?' pyeti Joni pa ndare syte nga ekrani i kompjuterit vetem pasi Elia gelltiti pilulen e mallkuar.

'Per koken' genjeu qetesisht.

'Qenke vertete semure ti.' komentoi mosbesues Joni. Edhe me pare e kish pyetur serisht nese ishte mire, nese Kledisi kish bere dicka por e frikesuar prej kercenimeve te tij Elia kishte shkundur koken dhe ishte justifikuar qe kishin qene disa ceshtje pune arsyeja pse Kledisi e kish therritur ne zyren e tij.

Iu rikthye puneve te saj, hedhjes se merzitshme te numrave ne kompjuter dhe per here te pare mbytur ne mendimet e saj s'e kishte aspak mendjen tek fjalet e te tjervar qe vazhdonin shigjetonin ate apo ato shikimet e shtrembura qe u intensifikuan edhe me tej kur Kledisi, duke iu afruar tavolines se saj ne nje prej atyre shfaqeve te vemendjes qe pelqente te jepte per te tjeret, njoftoi qe do ta shoqeronte Elian ne shtepi.

'Hajde, te te coj une' tha prerazi Kledisi. 'Shpejt' shtoi po ftohte kur syte e Elias kerkuan shpetim tek Joni qe shihte sa nga ajo tek ai. Ne syte e saj mund te gjente pergjigjen e dyshimeve qe ushqente, frika qe Elia nuk e fshehu fliste me shume se fjalet qe nuk mund ti shqiptonte. Jon, zbuloje vete dhe me shpeto.

Vetem pohoi dhe me lehtesi mblodhi gjerat e saj te pakta per ti futur ne canten e madhe. Eci para tij dhe nuk ndaloi ta priste as para dyerve te hapura te ashensorit: madje shtypi edhe 0 duke shpresuar qe dyert te mbylleshin pa ardhur ai por Kledisi me nje levizje te shkathet u gjend fare prane saj. Pa butonin e shtypur dhe me pas Elian; qellimi i saj s'i kish shpetuar.

'E pive ate?' pyeti pasi kontrolloi oren e shtrenjte qe mbante ne doren e majte. Duhet ta kishte pare dhe me pare dhe ofrimi per ta shoqeruar per ne shtepi ishte sa per tu siguruar qe dhe Elia mos te harronte

'Po.'

'Si je?' pyeti, me i qete. Ajo vetem e pa shtrembur, pa u munduar te fshihte neverine dhe urrejtjen e dukshme ne fytyren e saj te ngrysur.

'Lere mos u pergjigj, e mora vesh vete' komentoi Kledisi ne te njejten kohe qe ashensori ndaloi e dyert u hapen per ti c'burgosur nga ajo hapesire mbytese. Ai doli para saj. Serisht ishte Elia qe ndiqte hapat e Kledisit qe ecte drejt makines se parkuar ne parkimin e godines luksoze.

'Hajde. C'ke qe ndalon?' Iu drejtua asaj duke ndaluar edhe vete disa hapa me tutje.

'S'ke nevoje te me shoqerosh. Ne shtepi mund te iki vete' beri te ditur ajo.

'Thjesht hajde. Je semure dhe....'

'S'ke pse sillesh mire me mua kur fytyren tende te vertete e kam pare mire.' i kujtoi perpara se te kthente shpinen per te ecur ne drejtimin tjeter, rrugeve te bllokut ne ajrin e ftohte te mbremjes prej te cilit xhaketa qe mbante veshur nuk e mbronte.
Ai nuk e ndoqi. Njohu makinen e tij qe rreshqiste me shpejtesi ne asfaltin e pluhurosur krah saj teksa Elia nxitonte neper trotuaret e ngushte, ne rruget e zhurmshme e me pas ne rrugicat e erreta e te baltosura.
Kur me ne fund arriti ne shtepi, dridhej e tera dhe as ajri i nxehur prej kondicionerit te harruar ndezur prej Griseldes nuk arrinte ta ngrohte.
U leshua mbi kolltuk dhe terhoqi batanijen qe gjithmone linin te palosur aty per ta hedhur rreth kraheve. Vazhdonte te dridhej edhe pas nje ore prej etheve te gripit e temperatures qe vazhdonte ti ngrihej. Dridhej edhe kur Griselda hyri ne shtepi tere zhurme duke perplasur deren e me pas kanatet e raftit te vogel te kepuceve.

U leshua pa e vrare mendjen ne divanin ku Elia qendronte shtrire me syte e mbyllur qe vazhdonin ti digjnin. Mund te hiqej sikur flinte mendoi por Griselda kish vendosur ta zgjonte gjithsesi.

'Mire mbreme Elia e?' pyeti shemtuar ajo. Elia vetem hapi syte, ende te skuqur, gje qe nuk i ra nder sy shoqes se saj qe vazhdonte me kunjat ironike drejtuar Elias 'Normal qe e lodhur je se pa gjume te ka lene Kledisi mbreme. Sic bente edhe me mua'

'Boll' peshperiti Elia.

'Cfare? S'te pelqen te degjosh qe dashnori jot ishte ne fillim i imi? Qe di fare mire si puth dhe si prek dhe di fare mire dhe ndjesine e trupit te tij brenda meje?' kryqezoi kembet qe fustani i kursyer nuk ia fahihte aspak.

'Ai me... une nuk....' nisi te fliste Elia. Kishte nevoje te fliste por Griselda as qe ishte e gatshme te degjonte. Ajo kurre s'kish degjuar.

'Mall te perdorur e amortizuar ke marre fundja. Nese e kishe harruar po ta kujtoj. Mua me ai ska cme duhet' komentoi e shfryu Griselda

'Pervecse kur i kerkon para dhe hiqesh sikur i dua une. Atehere te duhet apo jo?' u ngrit per te qendruar ulur ne divan, perballe Griseldes qe skermitej tere urrejtje.

'Ahh per ate. E beni te madhe sikur ca. Ai lek pafund ka, i dalin e i teprojn dhe po me dha ca mua' beri nje flluske me cumcakezin qe pertypte fort.

'Per vete ti kerkoji c'te duash por jo ne emrin tim. S'ke pune te kerkosh me emrin tim' ngriti pak zerin Elia por Griseldes aq i behej.

'Mua gje s'me jepte. Kushedi me ty tregohet me dore leshuar.'

'Une s'i dua parate e tij' kembenguli Elia 'As ate. S'dua asgje nga e tere kjo.' Tregoi perreth shtepine ende te parregulluar nga nje nate me pare 'Asnje nga keto, festat, njerezit e ndyre me para nuk ishin pjese e asaj c'ka une prisja ne Tirane.' Zeri iu drodh.

'Qurravitu cik tani se viktimen e luan mire ti.' shtremberoi fytyren Griselda

'Eshte faji jot. Ti e fute ate ketu, ne jetet tona.' fjalet qe s'kish dashur te thoshte lane gojen e saj. Menjehere e penduar heshti, por ishe shume vone. 'E tere kjo....' vazhdoi te fliste, te shpjegohej por Griselda e nderpreu

'Kjo eshte cfare une dua ne jeten time. Kjo, festat, njerezit qe ti cuan te ndyre por qe edhe te pelqejne kur te marrin ne pune apo ku di une. Do apo s'do ta pranosh keto njerez jane ato qe te hapin dyert ne jete dhe une zgjedh dyert qe me hapen perpara atyre qe me perplasen ne fytyre. Dhe nese nuk e kupton qe paraja shkund boten je shume budallaqe dhe perpara s'ke per te ecur kurre' foli Griselda me zerin e saj mjaullites. 'I dashuri im i ri do vi per darke sonte. Doja te ta prezantoja por nese do rrish keshtu turivarur e te jesh qejfprishesja sic ben gjithmone sefundmi, me mire ik verdallisu diku per disa ore' qene fjalet e fundit te saj perpara se te perplaste fort deren e dhomes se saj pas vetes.
Bashkejetesa e tyre ish kthyer ne nje maratone perplasjesh dyersh dhe sendesh dhe aty ku dikur kish patur shoqeri e mirekuptim tashme kishte vec tallje e ofentime qe vyshknin shoqerine qe Elia ish munduar te ujiste duke qene e duruar, e kuptuar... e nenshtruar.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now