- 47 -

2K 174 54
                                    

Nga festa iken dhe ne makinen e Kledisit gjate tere rruges u zune. Ai e ngacmonte dhe ajo fare thjeshte shperthente.

'Akoma s'e ke kuptuar qe e bej qellimisht se ti acarohesh pernjehere?' e pyeti kurioz.

'Akoma s'e ke kuptuar qe je thjeshte i bezdisshem si tip?' iu pergjigj e acaruar Elia.

Jo, rruge atij Elia s'do ti hapte kurre por sa keq qe as vete ai s'kish nder mend te bente te njejten gje.

Kish qene shume e zene duke i kujtuar qe e urrente sepse deri vone nuk kish kuptuar qe Kledisi anashkaloi kthesen per tek shtepia e saj.

'Pse nuk me cove ne shtepi?' iu hakerrye ajo.

'Pse te te coj? Ne po kenaqemi shume e di do qe te ikesh. Prishaqejfese'

'Gomar'

'Thote gomarica.' nuk ia kurseu Kledisi. Kete here i hapi deren dhe ofroi doren e tij per ta ndihmuar por Elia vetem sa e pa shtrembur e me takat ne dore nga makina zbriti vete.
Ne ashensor i qendroi larg, aq large sa lejonte ajo hapesire e ngushte. Luante me kepucet ne duart e saj takat e holla te te cilave i drejtonte kercenueshem nga Kledisi. Sa te kishte ate mjet te ftohte ne dore as qe ia mbante ti afrohej. Pak e lojtur ishte vete nga natyra ajo mendonte.
Kur dyert e ashensorit u hapen i pari doli vete e ajo e ndoqi nga pas. Floket nga lageshtira e nates i ishin ondezuar pak e fustani ne dy vende i ishte rrudhur.

'Mireseerdhe' e ftoi brenda pasi hapi deren per te por serisht Elia i dhuroi nje shikim te shtrembur kur i kaloi prane.

'Vdeksh' e mallkoi nen ze

'Kushedi dhe vdes. Ta mendoj' foli Kledisi qe mbylli deren duke u kujdesur qe mos ta perplaste fort. Qendronte ne korridor, ndoshta priste ate e teksa iu afrua mendoi per perparimet qe kishin bere. Dikur dridhej sa here qendronte perballe tij e tani koken e mbante larte, e madje fjalet e sharjet s'ja kursente asnjehere.

Hodhi krahun rreth supeve te Elias dhe e drejtoi drejt dhomes se tij ne fund te korridorit te ngushte. Aty me pare se kish cuar asnjehere por ne ate cast me shume se gjithcka e deshironte ne shtratin e tij. Elia ngurroi, ndaloi perpara deres dhe kur ai kryqezoi syte e saj shkundi koken.

'Jo.'

'S'te haj' i premtoi. Priti me te, por ne fund u dorezua dhe me nje hap kaperceu pragun per te hyre ne dhomen e tij.

'Qenka me e madhe se tere shtepia ime' komentoi teksa shihte perreth. Iu afrua raftit ku ai mbante disa vellime, libra qe kish lexuar kohe me pare e nuk mundi te komentonte

'Dostoyevski? Ke lexuar Dostoyevskin?' shqeu syte sikur te lexoje ishte e rezervuar vetem per te.

'Dhe Tolstoy e Nabokovin madje, Lolita' iu afrua nga pas per te prekur serisht ate. Me Elian dukej se s'arrinte te ngopej dot.

'Mos me therrit ashtu.' mesa dukej Lolita s'i kish pelqyer 'Megjithese pervers i ndyre je dhe ti' krahasoi.

'Te pakten je maxhorene Elia, drita e jetes sime, zjarri i trupit tim' i citoi ate fjali te pare te romanit ne fjale aq prane, teksa e perkedhelte, tekza buzet e tij lodronin me qafen e saj. Morrnicat e pushtuan, e ndjeu - rrahjet e saj te shpeshta te zemres e trupin e kontaktuar por serisht ia doli te luftonte, te mposhtte deshiren qe edhe ajo si Kledisi e ndjente.
U largua prej tij dhe duke ngritur rripin e rene te fustanit mbi krahun e saj te majte, vemedjen ja terhoqen yjet e vegjel fosforeshente te ngjitur ne murin mbi tavolinen e tij te shkrimit.

'Po keto?' pyeti kurioze teksa prekte aq butesisht disa prej tyre, si te kishte frike se nen prekjen e saj do te shkeputeshin prej murit ku qendronin ngjitur prej kohesh.

'Konstelacionet' iu pergjigj Kledisi qe kete here u ul ne cepin e shtratit nga ku Elian e shihte fare mire e enderronte sikur ashti sic ishte, me buzet e enjtura nga ato puthjet e meparshme te ecte drejt tij e teksa i afrohej te zhvishte prej vetes fustanin e mendafshte e bashke me te tere ato ndrojtjet e kundershtimet.

'.... Kledis?' e degjoi teksa therriste emrin e tij duke e zgjuar nga ato mendime epshore. E pa, shihte drejt tij me vetullen e ngritur. Ndoshta e kish pyetur per ndonje gje e ai s'e kish degjuar.

'Cfare?'

'Cilat konstelacione?'

'Cassiopeia, Centaurus, Taurus...'

'Po Arushat ku jane?' e nderpreu ajo e ai vetem qeshi perpara se ti pergjigjej

'Tek kopeshti zoologjik, me arinjte'

'E kisha per ato te qiellit' shtremberoi fytyren Elia

'Ne qiell atehere jane' u tall serisht ai.

'Thjesht je i pamundur' shkundi koken e komentoi.

'Une apo ti? Une shume i mundur jam, mjaftont te duash ti. Ti je ajo qe sdo' ngjeu serisht ate fjali me perversitet qe gjithnje i vinte aq natyrshem.

'Dhe ja, prape. Di te jesh ndonje gje pervecse pervers ndonjehere?'

'Po, i parezistueshem' qeshi me tere dhembet e ajo vazhdoi te shkundte koken.

'E kisha fjalen per hmm... serioz?'

'Ajo eshte e merzitshme' ia ktheu talles perpara se te ngrihej per ta perqafuar edhe nje tjeter here - kesaj rradhe per ta terhequr ne krevatin e bute, per ta ulur mbi carcafet e zinj. Deshironte ta puthte, ta ndjente aty - ne shtratin e tij.

E uli krah vetes por me trupin e mbledhur e ndjente qe rehat nuk ndihej.

'Qetesohu' i peshperiti por ajo vetem shkundi koken e ai e perqafoi edhe nje tjeter here.

'Me co ne shtepi' i kerkoi

'Qendro me mua sonte' iu lut ai.

'S'kam... s'kam cte vesh. Dhe... dhe gjera nuk... nuk dua' u mundua te fliste por fjalet ngecnin, nuk ndiqnin njera tjetren.

'Problemi me pak problem' i dha rroba te tij. Nje bluze te bardhe dhe tutat per te cilat ajo kembenguli. 'Vetem me bluzen tende nuk rri une' i tha. I rrinin te gjera, humbiste mbi to e ne te njejten kohe ishte edhe me seksi se ate nate kur e zhveshur kish fjetur ne krahet e tij, naten qe ajo nuk e kujtonte e ai e mbante mend aq mire.

U shtri ne shtrat e ajo ne fillim qendronte ulur kembekryq perballe tij duke e pyetur rreth organizates, shkolles, librave, yjeve e tere pergjigjet e KLedisit ishin te shkurtera.

'Me lek i ke pergjigjet?' e pyeti ne fund e ai qeshi

'Jo, i kam me puthje' u tall perpara se ta terhqite prane vetes. Jo per ta puthur, jo per ta bezdisur sepse ajo ne ate cast deshironte te fliste, ate gjene e bezdisshme qe deshironte aq shume te bente - te fliste e fliste e dashuruar me fjalet sic ishte.
Ai te fliste urrente, por per te provoi ta bente dhe dy, tre gjera per veten i tregoi.
E zuri gjumi ne krahet e tij, koka mbi gjoksin e Kledisit. E me te prane fjeti edhe ai.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now