- 3 -

2.1K 178 45
                                    

'Degjo, nese do qe te vi me ty, mos me detyro te vesh kete' shfryu tere mllef duke treguar fustanin prej prostitute qe mbante ne dore. Fustan qe Griselda e kish ndare vecmas posacerisht per Elian.

'Pse si do qe te vish ne feste ti? Si gjyshe?' ia ktheu Griselda pa ndare syte nga reflektimi i saj ne pasqyre ku po lyhej e zhgeyhej me shtrese pas shtrese te makjazhit.

'Si e perdale jo njehere. Me gjoksin perjashta nuk dal nga shtepia une' kembenguli Elia dhe flaku fustanin mbi shtratin e parregulluar te Griseldes.

'Mire mbaje gjoksin per ta fshehur. Pff.' bertiti Griselda pas saj. Ajo jetonte me parimin e ekspozimit - nese i ke, tregojua te tereve mendonte ndersa Elia ishte me e rezervuar, ne gjithcka.

Hapi dollapin e saj dhe e menduar shkoi duart mes tere rrobave te saj te varura dy tre here perpara se te ndalonte tek nje fustan i kafte qe qendronte varur ne nje varese. I gjere fshihte format e saj - me ate do te ndihej rehat konkludoi. E veshi pa e zgjatur dhe nisi te rregullonte floket e pabindur te cilat i 'disiplinoi' ne nje topuz je maje te kokes. Me makeup u kursye, fakt per te cilin Griselda shtremberoi fytyren

'Ti si te kesh Gjirokastrite moj motra. U beme vone pa ta rregulloja une qejfin ty'

Mire qe nuk ke kohe mendoi Elia me veten. Heren e fundit qe kish rene ne dore te Griseldes kish kaluar ore te tera ne banjo duke unmunduar te pastronte fytyren nga ato pislleqet qe shoqja i kish vendosur ne te.

'Eshte ditelindja njerit' nisi ti shpjegonte Griselda kur u rehatuan ne sediljen e pasme te nje taksie.
Elia shqeu syte.

'Dhe ne ca duam tek ditelindja e tij?'

'Kujton ti se do marre vesh ai kush hyn e kush del nga aty. Kshu eshte kur feston ne disko e pube.'

'Sidoqofte a nuk duhet te pakten ta... njohim?' pyeti Elia por Griselda ia plasi nje te qeshure.

'Problem i madh. E njohim sonte moj.'

'Kam faj une qe pranova te vija me ty' shfryu nen ze Elia.

'Faj kam une qe te marr ty peshkopen ne kshu gjerash po kur u ndane keto na rane per pjese'

Zbriti e para nga taksia dhe eci maje takave te larta drejt hyrjes se nje lokali ku nje grup djemsh pritnin te futeshin. Nuk ndaloi te priste per Elian, e cila pagoi taksine dhe falenderoi burrin plak duke i uruar edhe nje pune te mbare per pjesen tjeter te mbremjes.

'Jepi kembeve ngordhese' Bertiti Griselda qe kish marre nje poze provokuese, duke nxjerre ne pah ate te caren e fundit te kursyer qe mbante veshur. Syte e djemve ishin fiksuar mbi te por ajo hiqej sikur se vinte re dhe vazhdonte te perdridhej para tyre.
Elia kaperceu rrugen dhe iu afrua. Veshur me te sheshtat e rehatshme, getat e trasha e fustanin aspak festiv stononte as shume me Griselden, xixat e bluzes se te ciles shkelqenin me shume se nje top diskoje.

'Hajde pas meje' tha tere bezdi Griselda dhe pasi ia luajti rojes duke i shkelur syrin e duke iu lutur qe ti lejonte te futeshin papaguar u kthye nga Elia duke u zgerdhire si te kish cliruar Shqiperine. E skandalizuar nga sjelljet e te vetmes shoqe te mire qe kish patur ne jete, e ndoqi nga pas per tu futur ne disko, aspak e sigurte ne donte te ishte aty.
'Mund te ikesh me heret. Njeri me zor ste mban dot' i kujtonte vetes teksa mundohej te shquante Griselden qe cante pa veshtiresi mes trupave te djersitur te lloj lloj njerezve. Ngjitej nje pale shkalle per te shkuar ne nje pjese me te ngritur te lokalit ku ne vend te tavolinave te ngritura pa stola, kishte kolltuqe te medhenj e ne dukje te rehatshem te bardhe.
Griselda hapi krahet kur dike pa dhe nje vajze e gjate dhe e holle vrapondrejt sajt.
Me pas iu drejtua disa djemve, me te cilet u perhumh ne bisede duke harruar qe Elia qendronte aty pas saj.
Pse dreqin me ftoi kur kishte nder mend te me injoronte dhe kur padyshim te tere i njihka.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now