- 32 -

2K 156 54
                                    

Me grushtin e mbledhur gjuajti fort timonin, nje dy here sikur te ishte faji i tij teksa ne reflektimin e pasqyrave shihte Elian qe kerrusur me veshtiresi mbante makinen e saj te shkrimit e vazhdonte e hutuar te qendronte ne trotuarin e braktisur.
Duhet ta kishte marre ne apartamentin e tij e jo te pranonte ta dorezonte tek Joni qe as kepucet e veta rrezik s'dinte te lidhte pa e ndihmuar e ema. Kish qene gati ta 'rrembente' por do te kishte qene shume e s'do te zgjidhte asgje. Ajo nuk i besonte dhe vazhdonte ta urrente dhe kokeforte sic ishte do ta kish mallkuar e urryer edhe me shume nese ishte e mundur.
Futi makinen ne garazhin e ndricuar te pallatit te ri ne njeren prej lagjeve me te mira te kryeqytetit. Pershendeti portjerin qe qendronte aty, pergjumur, per te ruajtur pallatin sikur i vetem do tia dilte te vinte perfund ata qe do vinin te pergatitur per te grabitur.
Kledisi dyshonte ne barku i tij qe vec zmadhohej do ta lejonte te ngjiste shkallet pa u ulur per tu qetesuar pese a gjashte here.

'Zoteri' pershendeti ai duke hequr kapelen nga koka dhe Kledisi perkuli pak koken para se nxitimthi te zgjidhte te ngjiste shkallet e ngushta deri ne apartamentin e tij ne katin e shtate.

Rita kishte pastruar e rregulluar cdo gje sic bente cdo dite. Shtepia e paster qe e pershendeti gjthnje i ishte dukur si nje vend i huaj. Edhe pas 2 vitesh dukej si e re, sikur askush nuk jetonte aty. Hodhi xhaketen mbi krahun e kolltukut te shtrenje te porositur nga e ema ne nje nga ato dyqanet luksoze qe pretendonin qe sillnin cdo gje nga Italia e Franca dhe pa hequr kepucet u leshua edhe vete mbi jasteqet e bute te tij.
Rremuja e dhomes se Elias i pelqente ndonese ajo dukej e turperuar nga gjerat e hedhura sa aty ketu. U kujtua per ate letren e shtypur qe kish futur ne xhepin e pantallonave. E nxorri per te rilexuar edhe njehere fjalet e Elias.
Kish zbuluar qe per te njohur ate i duhej te deshifronte shkrimet e saj. Ajo fshihej pas fjalesh te mprehta e shprehjes therese. Mbeshtillej me to, zhytej aty e ndonjehere Kledisi mendonte, humbiste ne ate cka shkruante.

Ndoshta shkruante edhe tani mendoi, shkruante teksa ai vazhdonte te rilexonte ato fjale te vjetra te saj...

*****

Pas 1 muaji

Vazhdonte te jetonte ne ate shtojcen e apartamentit te Jonit. I kish paguar me ato pak para te ruajtura dhe kur tentoi ti jepte me shume pasi mori rrogen, mamaja babaxhane e Jonit, nje kopje e tij, refuzoi kategorikisht, madje per pak sekonda u duk e ofenduar perpara se ti kerkonte te pinin si cdo dreke kafene bashke.
'Me ler ta bej une' Ofronte here pas here Elia por pergjigja qe merrte gjithmone ishte

'Une e bej goxha te mire. Mos me thuaj qe ste pelqen' Elia vetem i buzeqeshte dhe sic e kish porositur Joni lavderonte kafene e saj te hidhur e te ujshme.

Ajo i nxirrte mallin e te emes, ndonese marrezisht vazhdonin ti mungonin prinderit e saj. Po mendonte pikerisht per to kur e telefonuan.
Me afrimin e sezonit edhe bisedat ishin bere me te rralla dhe me te shkurtera.
'Si jeni? Ta dinit sa shume me mungoni' i shprehu Elia e pasi edhe ato i thane te njejtat fjale e ema shpalli qe kishte nje lajm te mire

'Mund ta lesh punen Elia.' Nisi ajo 'Sepse me ne fund do rinis te punoj une'

'Vertete?' buzeqeshte neper dhome sic nuk kish buzeqeshur me pare.

'Po. Ne nje firme ndertimi si fiancjere. Do me paguajme edhe shume here me mire sec merrja perpara' vazhdoi ti tregonte detaje te punes se pritej te fillonte e me pas edhe detaje te jetes qe vazhdonte ne Fier sikurse edhe ne Tirane.

'Moj po Griselda si eshte?' pyeti e ema shkujdesshem.

'Mire. Provime dhe ajo' genjeu Elia. Prinderve qe kish ikur nga shtepia su kish thene gje ndonese ishte matur ti rrefente sa e sa here. Qe ata nuk do ti thonin gje e dinte, gjithmone e kishin vleresuar per maturine e saj dhe i besonin, por e njejta gje per prinderit e Griseldes nuk mund te thuhej.
'Te gjalle do te te rrjep' kujtonte si i kish bertitur njehere i ati pasi i kishte kontrolluar telefonin per te gjetur ate shkembimin miqesor te mesazheve me nje shok te klases. Elia ish ndjere e tepert e ndonese ishte munduar te shpjegonte, babai i Griseldes kish drejtuar ashper gishtin drejt saj per ta urdheruar te heshte.

'Se si merak mu duken ato te shtepise se saj. Po gje sna thane.' shprehu e ema 'Gjithsesi une i thashe, per sa kohe eshte me ty, gje e keqe nuk e gjen'

Elia shtrengoi syte. Sikur vetem prinderit e saj ta dinin sa gjera te keqija kishin ndodhur...

'Ashtu eshte. Duhet te iki tani se mesimet me therrasin' u justifikua por kur mbylli telefonin nuk nxitoi per tek librat e hapur mbi shtrat por drejt makines se shkrimit qe kish zene tere tavolinen e ngushte te shkrimit.

Shtypi ato te fundit fjale te lena pergjysem nga ajo telefonate dhe pasi terhoqi dhe ate qe do te ishte faqja e dyte ne manuskripitin e saj, mblodhi fletet sebashku per ti lidhur ne nje menyre te paraqitshe.

Kur Joni trokiti ne deren e saj per ta pyetur ne ishte gati ajo vetem pohoi.

'E gjete shprehjen hapese?' e pyeti teksa ecnin drejt shtepise botuese ku kishte nje takim me Aidenin, kontaktin e dhene prej Kledisit - i vetmi qe kish pranuar ta priste dhe tek i vetmi qe ajo kish deshire te shkonte.

'Dhe sa here deshperohem kujtoj, kujtoj qe pergjate historise rruga e te vertetes dhe dashurise ka fituar gjithmone. Ka patur tirane e ka patur vrases, dhe per pak kohe te tere duken te pathyeshem, por ne fund ata gjithmone thyhen. Mendohuni - gjithmone mposhten.' citoi Ghandin dhe buzeqeshi per ate qe Joni ende nuk e dinte. Edhe Kledisi do te mposhtej, nga e verteta e fjaleve te saj.
Ndoshta libri nuk do te botohej kurre, ndoshta kur Aiden te shkonte tek Kledisi me manuskripitin e saj, ai do te urdheronte te grisej e digjej, por Elia do te kish fituar gjithsesi. Sepse ishte e sigurte qe me fjalet e saj do arrinte te gervishte sadopak ate, do te fitonte sepse kish guxuar, kish guxuar te linte cerdhen per te fluturuar per te paren here ne qiejt e sunduar prej fajkojve.

'Kur do kem rastin ta lexoj?' kerkoi per te qinden here Joni.

'Vetem nese do pranohet te publikohet' premtoi Elia.

'Po te pakten titullin me thuaj se me hengre' shfryu duke u ankuar ai dhe vetem pasi i buzeqeshi, vendosi ti plotesonte ate deshire

'Fractur' shqiptoi 'Titullohet Fractus'

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now