- 14 -

2K 166 68
                                    

'Do te me detyrosh vertete te vesh kete?' terhoqi poshte fundin e fustanit te ngushte te Griseldes qe kjo e fundit e kishte detyruar te vishte. Pse dreqin nuk zgjatej ai fustan shfryu e sikletosur.

'Ti perfundimisht nuk mbush. E ke pare ndonjehere veten ne pasqyre ca kembesh ke? Gjynah ti fshehesh.'

'Sikur te ishte vetem pak me i gjate ky fustan s'do ankohesha'

'Hall dekolte e hall mini. Ulu te te ly tani' urdheroi serisht Griselda qe makiazhin e saj e kishte bere prej oresh. Zgjidh e kishte detyruar pak me pare duke i ofruar vetem dy opsione - nje fustan me dekoltene e ekzagjeruar qe Elia nuk do ta kish veshur kurre ne jete te jeteve, dhe ate blune qe tashme mundohej ta terhiqte por fustani mblidhej menjehere.

'Do ia heqesh trurin atij sonte' komentoi Griselda pasi e ndihmoi Elian te vendoste edhe buzekuqin. 'Dushin akull do e beje sonte i shkreti'

'Nuk dua t'ja heq trurin asnjerit prandaj me jep ndonje tjeter gje per te veshur' kerkoi Elia.

'Kledisi eshte rruges por dhe sikur mos te ishte, ti kete fustan sonte nga trupi nuk ke per ta hequr. Vetem nese beni gje, vec atehere ke leje...'

'Boll, boll.' shtrengoi syte Elia, intolerante ndaj shakave e ngacmimeve te tilla perverse.

'Mire, mire' e perqeshi Griselda. 'Ec tani, se erdhi ai. Ose e di c'ke, po i them te ngjitet' shkori dicka ne celular perpara se ta hidhte mbi shtratin e bere rremuje nga produktet e makiazhit te derdhura mbi te 'Me qenka prishur rimeli pak' shqiptoi teksa shihte veten ne pasqyre.

'Sikur do merrnim taksi' u ankua Elia por Griselda as qe e degjoi.
'Hape ti deren' i kerkoi Elias kur zilja u degjua e mbytyr ne dhomen e saj.

'Por...' nisi te justifikohej Elia por Griselda nder mend te levizte nga para pasqyres nuk kishte. Kerkoi me sy per ndonje robdersham por per bela ne ate rremuje nuk mund te gjeje asgje.

'He shko, cpret' priste qe ai fustan si me magji te zgjatej per te mbuluar kembet e saj te zhveshura e te gjata, ja cpriste.
E vetedijshme per pamjen e saj eci drejt deres. Nese syve te Kledisit zor se i fshihej e mbuluar, cdo te bente tani? Mund ta linte jashte, te pellciste pas dere deri sa Griselda te behej gati. Mund te vishte pallton ne dhomen e saj perpara se te hapte deren. Nje ide gjeniale mendoi por zilja qe u degjua serisht duke e trembur e fjalet e Griseldes 'Akoma se hape moj ngordhalaqe?' e detyruan te kthehej nga dera. Uli dorezen fort dhe eterhoqi deren e rende duke u fshehur pas saj. Me mire se asgje mendonte teksa vazhdonte te fshihej.

'Me ne fund' komentoi i bezdisur. Hyri brenda si te ishte shtepia e tij - ate ecjen sikur zoteronte gjithcka e kishte te perhershme. 'Akoma s'jeni gati?' pyeti dhe vetem atehere u kthye drejt saj. Nenqeshi teksa me syte qe menjehere iu erret pershkoi trupin e Elias.

'Jo keq' komentoi pa i kushtuar me shume rendesi asaj.

'Vetem 'jo keq'? Seriozisht e ke ti?' u hodh Griselda qe doli nga dhoma duke shtrenguar canten e vogel metalike ne doren e saj te majte. 'Nuk kam ndjenjur dy ore duke u marre me te vetem per nje jo keq.' shtremberoi fytyren Griselda. Ndaloi perpara Kledisit dhe duke u ngritur ne maje te gishtave ciku buzet e tij.

'Duket dora jote.'

'Thuaj cte duash, po qe Elia s'do e cmente birin e botes sonte s'e thua dot'

'Cfare?' pa nga Elia qe heshti. Griselda nuk linte rradhe te fliste.

'Ka nje takim. Kushedi dhomen time do duhet ta lirojme ' qeshi me shakane qe vetem asaj i dukej per te qeshur ndersa Kledisi vazhdonte te studionte Elian me shikimin pervelues.

'Nuk do te cmende vetem dashnorin e vet sonte. Ai ben mire qe ta mbaje fort se mund t'ja marrin' dykuptueshmeria e atyre fjaleve nuk i shpetoi Elias qe uli syte ndonese ne te vertete deshironte te linte shuplaken e saj te godiste faqen e Kledisit.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now