- 30 -

1.9K 153 96
                                    

Ishte bere e perditshme tashme te kthehej ne shtepine e transformuar ne nje diskoteke dhe per ore te tera i duhet te duronte te bertiturat e dehura, muziken e larte - deri kur vendosnim te zhvendosnin festen ne ndonje pub te vertete te kryeqytetit.
Me Griselden qe ate dite s'kish biseduar me, por shikimet e shtrembura shoqja nuk ia kursente.
Edhe ate pasdite, kur pafryme hyri ne apartamentin qe kuterbonte nga era e alkolit, duhanit dhe nje tjeter ere me te rende, Griselda ishte e para qe iu shfaq perpara, me dy gota nder duar.

'Dhe sa...' nisi te pyeste Elia por ajo vetem shfryu perpara se t'i kthente kurrizin per tu ngjeshur pas barkalecit te shkurter syte e te cilit ishin ngulitur tek Elia.
Jo serisht o zot tha me veten dhe eci drejt dhomes por ate pasdite ndryshe nga te tjerat prezenca e saj nuk shkoi e pavenere.

'O Toni, e ke pare kte pjeshken. Miniere ari do ishte' bertiti nje tjeter mashkull. Ishte burri krah Griseldes ai qe u pergjigj, padyshim Toni.

'S'i se kam pa me la'

'Zot boll juve, boll' klithi Griselda perpara se ti hidhte nje tjeter shikim vrastar Elias sikur te ishte faji i kesaj te fundit.
Arriti dhomen dhe mbylli deren pas vetes.

Do ti duhej te kalonte edhe njehere permes atyre te pangopurve qe dukej se ushqeheshin vec me duhan dhe alkol, ndoshta per te fundit here.

'Hajde ne darke per te pare shtepine, kur te kesh mundesi ti' i kish thene nje zonje, njera prej atyre qe kish kontaktuar nepermjet gazetes.

'Nese te pelqen mund te hysh direkt nese do' i kishte shpjeguar Elias pasi kjo e fundit ishte interesuar per kohen qe do te merrnin letrat. Gruaja s'e dinte qe ajo ishte e vetmja qe i kish kthyer nje pergjigje pozitive sepse tere te tjeret shpallnin qe apartamentet e tyre ishin dhene me qera tashme.

Siguroi canten ne dollapin e vogel, nen ato pak rroba te varura ne vareset e plastikta dhe pa hequr xhupin e ngrohte nisi te terhiqte librat nga bibloteka per te gjetur zarfin e parave qe kish futur para disa kohesh ne njerin prej tyre.
Kontrolloi te tere librat njehere, e me pas iu kthye serisht per ti shfletuar flete me flete njehere te dyte. Zarfi duhet te ishte aty thoshte me vete. Kontrolloi edhe librat e tjere jashte raftit te vogel, ato te shkolles ndonese ishte thuajse e pamundur qe parate e saj te ndodheshin aty. Kontrolloi sirtaret e tejmbushur e nxorri tere rrobat nga dollapi per te zbrazur xhepat e tyre.
Asgje perpos 270 lekeve ne monedha te gjetura ne veshjet e ndryshme.

Ferkoi fytyren me duart qe i dridheshin teksa capitej ne dhome nga njeri cep ne tjetrin.

Mendohu nxiste veten ndonese ishte e qarte qe parate nuk ishin aty. Ishin zhdukur ashtu sikurse edhe ai byzylyku i saj i florinjte dhuruar nga prinderit perpara se te vinte ne Tirane.
Kishte fajesuar veten qe e kish humbur e pakujdesshme sic ishte per gjerat, por parate qe nuk i kishte prekur qe prej asaj dite kur Kledisi i kish dhene zarfin e bardhe, si mund te humbnin edhe ato?

Griselda peshperiti nje pjese e saj. Duhet te kishte qene ajo qe kishte gerrmuar ne rraqet e Elias. Por pse? As qe deshironte ta dinte. S'deshironte te dinte me asgje, lutej vetem per te shpetuar prej saj, prej 'miqve' te saj te frikshem, prej kthetrave te jetes se perdale ku ndihej e burgosur.

Pa ato para jam e marre fund mendoi dhe ndjeu nje dridherime ti pershkonte trupin.

U leshua ne shtratin e rregulluar dhe duke zhytur koken ne jastekun e bute, qau. Qau dhe per te paren here ne mendjen e saj vertitej ideja e te lenurit te shkolles. Mund te kthehej tek prinderit e saj. Universitete kishte edhe atje. E cfare se nuk do te shkollojen ne letersi e redaksi? Ishte mese e qarte qe per dege te tilla te ardhme per njerez si ajo nuk kishte. Mund te merrte nje diplome juridiku apo ekonomiku si tere te tjeret, te kenaqej duke qene si turma sepse sic kishte zbuluar, te ishe ndryshe te bente me terheqese per syte grabitqare.
Tirana kish qene nje ide e keqe, Tirana ishte nje makth...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now