- 11 -

1.9K 169 78
                                    



'E di cfare thone thashethemet me te fundit?' iu drejtua nga hici Joni nje dite duke e shkeputur nga puna e saj.

'Jo' ia preu shkurt Elia qe deshironte te mbyllte ato inventaret sa me shpejte qe te vraponte per ne shtepi. Kishte nje kolegium se shpejti per te cilin duhet te studionte fort meqe ne fundjave kish bere ne plan te kthehej ne qytetin e saj te lindjes, serisht pa Griselden qe sic shpallte lart e poshte ne Fier nuk do te shkelte me kembe e qe tashme ishte nje tiranse e vertete.

'Qe ti je e llastuara e shefit thone te tere. Mendim unanim' peshperiti Joni duke u perkulur drejt saj.

'Nuk jam e llastuara e askujt' foli prerazi Elia duke mos i pelqyer ngjyrimi me te cilin JOni kish shqiptuar fjalen e 'llastuara'. Ndoshta ajo qe te tere mendonin ishte qe Elia ishte dashnorja e atij palo shefi karagjoz qe nuk dinte as te paraqitej serioz. Ate dite e kishte pare te veshur me xhinse te erreta te grisura e nje pulover sportive.

'E di e di, une te dola ne krah'

'Sikur the unanim' i kujtoi Elia.

'Nuk e konsideroj veten pjese te mases.' qeshi dhe sic bente gjithmone, iu rikthye puneve te tij pa pritur ndonje tjeter pergjigje nga Elia.


Ato sajesa, qe me mire se kushdo Elia i dinte qe ishin te tilla, nuk iu shqiten nga mendja e teksa me koken mbeshtetur ne sediljen e rrjepur te furgonit langaraq udhetonte drejt Fierit ate te premte, ishin ato fjalet qe luanin pambarimisht ne mendjen e saj.
E llastuara e shefit...
Shefit per te cilin nuk gezonte as minimumin e respektit ne punen qe kish mesuar te urrente thjesht prej tij.
Kjo ishte e verteta qe aq mire fshehu pas nje buzeqeshjeje te dikujt te gezuar me punen e saj te re.
Perpos surprizes dhe atij refuzimit te prinderve te saj kur ne fillim ikish zgjatur zarfin me parate e terhequra posacerisht nga banka, nisen ta pyetnin rreth pozicionit te saj, ku punonte edhe per ke.

'Te trajtojne mire?' e kish pyetur e ema dhe Elia vetem kishte pohuar e buzeqeshur.
Jo, nuk e trajtonin mire. Shikimet e Kledisit e ngacmonin, e sfidonin... Te tjeret e pergojonin si te ishte faji i saj qe ai nuk dinte te kontrollonte syte e pangopur.

'Po se mos ke lene shkollen pas dore. Si e prere dukesh ne fytyre. Po han e flen mire?' kish qene nje tjeter pyetje e merakosur e te emes te ciles i ishte pergjigjur me nje tjeter genjeshter per ta siguruar e qetesuar qe ishte mire ndonese jo, nuk po ushqehej aspak shendetshem dhe gjumi ishte bere thuajse i pamundur.

'Nuk duam qe te besh kete sakrifice per ne. Une do te rregullohem shume shpejte me nje pune.' i kishte peshperitur e ema para se ajo te rinisej per ne Tirane ate te diele pasdite, pas dy diteve te qeta ne shtepine e saj.

'Puna me pelqen mami'  nje tjeter genjeshter kur ne te vertete e urrente, sepse maje takave e veshur me fundet e ngushta e mbi gju me shume ndihej sikur askush nuk e merrte seriozisht, askush pervec Kledisit serioziteti te cilit kishte drejtime seksuale.

U nis pak me vone se heret e tjera. Ne Tirane me Griselden as qe i rrihej me, por kete detaj prinderve te merakosur nuk kishte nder mend tjau thonte.
Trafik nuk kishte, por fati e deshi qe furgoni te pesonte nje defekt. Buze rruges, ne autostraden e shkretuar prane Lushnjes iu desh te pritnin ne te ftohte qe nje tjeter furgon te vinte per ti marre.

Kur me ne fund zbriti ne Zogun e Zi, ishte pas mesnate dhe teksa nxitonte me canten ne krahe, ngacmimet e djemve qe i fishkellenin nuk munguan. Zgjati doren para te pares taksi qe rreshkiste ne rrugen e Durresit dhe u lehtesua kur shoferi i vjeter ndaloi perpara kembeve te saj.

Parate e fundit qe kishte ne xhep ia dha atij kur e ndaloi ne hyrjen e pallatit. 'Pune te mbare' i uroi perpara se te dilte per te vrapuar ne shkallet e larta. Te priste ashensorin ne erresire kishte frike. 

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now