- 45 -

2K 160 47
                                    

Kishte zevendesuar vizitat ne shtepine e Elias me telefonata e mesazhe sepse i ati kishte kembengulur qe te dukej ne pune.
'Keshtu do besh biznes ti?' E kishte pyetur nje pasdite kur si gjithnje Kledisi ishte paraqitur ne organizate sipas qejfit te tij.

'Per biznes ke tjetrin' ia kishte kthyer pa te keq. 'Me kete organizate s'eshte se dua te bej leke'

'Ama ti harxhosh ato tonat do zotrote. S'ka me. Qe tani e tutje do disiplinoj vete bythen tende te levizur' e qe ate dite, sikur te mos kishte gje tjeter me te cilen i duhej te merrej,  dukej ne zyrat e Kledisit cdo pasdite.

Aideni e kishte telefonuar. Shtepia botuese sec bente nje koktajl per perfundimin e suksesshem te panairit te librit e i ish lutur te dukej.
'Do jete Elia?' ajo s'i kishte permendur gje.

'Po normale. E ka te detyruar te duket ne te tilla gjera' shpjegoi Aideni. Pse s'i kish thene gje?

'Prandaj me do dhe mua per sensacion' dhe pa i kthyer nje pergjigje i mbylli telefonin.

Ende me mendjen tek Elia, therriti Jonin ne zyren e tij. Ai palloshi dicka duhet te dinte. E nder te tjera duhet ti thoshte edhe per ate promovimin ne pune. Mund te ishte qullash pa fund ne jete po punen e bente mire.
Ashtu harrakat e i c'organizuar hyri ne zyren e Kledisit. E perplasi fort pas vetes, kerkoi ndjese dhe pa i thene gje kush u ul perballe tij.

'Po' Syte gjysem te mbyllur s'fshihnin ate inatin qe ndjente kundrejt Kledisit.

'Duhet te punosh pak me vone sonte e neser te paketosh gjerat te transferohesh ne punen tende te re. Shpresoj mos te kesh ndonje plan' e provokoi. Nese vertete Elia do te shkonte ne ate feste duhet ti kishte kerkuar Jonit ta shoqeronte ndonese pse mund te preferonte ate si shoqerues para Kledisit s'e kuptonte.

'Ne fakt Elia me....' nisi te pergjigjej naivisht por menjehere vendosi doren para gojes llafazane. Ajo duhet ti kish kerkuar te mos tregonte gje.

'Tek festa? Mos u merakos se Elian e shoqeroj vete'

'Por ajo...' nisi te kundershtonte Joni.

'Per punen e re ndonje pyetje kishe?'

'Cfare pune?' Pyeti me ne fund me syte kurioze.

'Te biznesi prinderve te mi. Duan nje inxhinier informatik per ti sistemuar sistemet kompjuterike budalliqe. Te referova ty. Do paguhesh me mire.'

'Filloj neser?'

'Po. Tani vazhdo, ke pune per te bere'

**

Joni po vonohej. E priste e bere gati ne hyrjen e saj te vogel, ulur me kujdes mbi shtrat per mos te rrudhur fustanin e pambukte. Per festa te tilla s'kishte asgje te pershtatshme prandaj kish zgjedhur te vishte nje prej atyre fustaneve te perditshme.
Kur Aiden i kish thene per eventin ishte munduar te justifikohej por mesa dukej ai s'po e pyeste ne do te vinte, ai po e informonte per vendin e oren ne te cilen i duhej te dukej ne pallatin e kongreseve.
Ishte munduar te lyhej pak me shume se zakonisht dhe floket e gjate i kishte drejtuar e lene te leshuar.

U ngrit menjehere kur ndjeu deren te kerciste por nuk ishte Joni ai qe hyri si gjithnje i paftuar ne dhomen e saj.

'Gati per mbremjen zemer?' zerin e thelle e gervishtes te Kledisit do ta njihte kudo.

'C'ben ketu?' S'mbante mend ti kish thene gje. Jo, ishte e sigurte qe per mbremjen me Kledisin s'kishin biseduar kurre.

'Po te shpetoj fytyren' i zgjati nje qese e kur Elia nuk u afrua per ta marre po vete ai nxorri prej aty nje fustan vishnje te mendafshte me rripat e holle e i prere ne nje V te thelle perpara. 'Vish kete. Ashtu sic je kombinuar as me blere buken nuk shkohet' u ul ne krevatin e Elias.

'He, se do behemi vone' i kujtoi duke u mbeshtetur pas murit te bardhe. Vete ishte veshur me ato xhinset e tij te erreta e nje kemishe te bardhe.

'S'ke pse me blen gjera. Sa here do te ta them' foli e ofenduar ndonese fustani me ate cohen e bute dukej aq i bukur.

'Degjo, me shoqeruese koti nuk dukem ne evente une'

'E kush tha qe do vish me mua?'

'Une' u ngrit per tiu afruar Elias dhe paturpesisht nisi te zberthente kopesat ne pjesen e perparme te fustanit. Ajo i gjuajti duarve te tij, ia largoi nje aty here por ai vetem nenqeshte dhe vazhdonte serisht.

'E kupton qe po kerkon te vish me mua ne nje event per te promovuar librin ku te shaj ty?' i largoi serisht duart e Kledisit qe kete here mundoheshin te rreshkitnin nen fustanin e zberthyer te Elias.

'Do veshesh ate fustan vete apo te te zhvesh une Elia? Do e beja me shume kenaqesi' peshperiti me ate zerin provokues te tij.

'Mire, mire. Hiqi duart dhe dil sa te vishem atehere'

'S'dal se me pret kafja gati mbi tavoline aty po mos bej turpacaken' I shkeli syrin.

'Kthehu atehere' urdheroi ajo dhe pasi e pa edhe nje te fundit here Kledisi beri sic i kerkoi ajo. Howi shpejte fustanin per ta veshur po me nje levizje te shpejte tjetrin, syte tere kohen ne shpinen e Kledisit per tu siguruar qe nuk kthehej per te pare nga ajo.

'Kthehu' tha pasi ishte veshur. Ai se beri te gjate e nguli ate shikimin e nxehte mbi Elian qe mundohej te drejtonte rripat e holle te fustanit e ate dekoltene pak te thelle.

'Perfekt' iu afrua dhe vendosi duart ne dy supet e saj te zhveshur per ti rreshqitur ne krahet e pushtuar prej mornicave te Elias deri sa shtrengoi duart e saj 'Tani po.' i buzeqeshi. 'Do te te kisha puthur po mos te ishte per te buzekuqin qe do te te prishej' komentoi ngacmues si gjithnje ndonese komente te tilla qe dikur e benin te deshironte ta vriste e me pas te villte, tashme nuk e bezdisnin edhe aq shume. Madje ndonjehere edhe i mungonin kur Kledisi mbyllej ne mendjen e tij e pushtohej nga ato frikerat rreth semundjes, rreth te ardhmes.

'Po Joni? Une do shkoja me ate. Cfare dreqin ke bere?' U kujtua te pyeste Elia.

'E promovova ne pune, vetem kaq.

'Vertete?' e perpara se te kishte mundesi ti kujtonte qe ndoshta thelle thelle ai gjithnje kish qene i mire, Kledisi u sigurua qe fjale te tilla te mbetnin te pathena

'Po. Vetem se aty ne zyre fytyren e tij se duroja dot. Arsyje....' kete here ishte vete Elia per te plotesuar ate justifikimin e perhershem te Kledisit

'Prit ta gjej. Arsyje egoiste?' Dhe kete here serisht si te ishte ai, i shkeli syrin e ai vetem buzeqeshi perpara se pa thene asgje me shume ta ndihmonte te hidhte ate pallton kraheve e ta terhiqte jashte dhomes.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now