- 26 -

2K 160 75
                                    

Priste mbeshtetur pas deres, me shikimin qe egersisht ndiqte hapat e saj, qe dukej sikur digjte dyshemene mbi te cilen ajo ecte. Syulur nuk e shihte, por e ndjente sic ndjente ne lekuren e saj ende prekjet e tij te urryeshme.
Ndaloi pak hapa larg Kledisit qe u spostua per ta ftuar te futej ne brendesi te zyres se mobiluar me aq finese. Detaje qe humbisnin elegancen e tyre ne ate qe fare mire mund te ishte hani i nje kucedre.

Ndaloi diku larg Kledisit dhe pa ngritur syte, priti ne heshtje. Priti qe ai te jepte ndonje nga ato urdherat e tij rreth punes dhe ti kerkonte te largohej sic bente gjithnje.
Heshti edhe ai, asnje fjale teksa shtynte deren dhe asnje fjale teksa me hapat e vegjel autoritare afrohej drejt saj.

'Mos... mos mu afro' kerkoi me zerin qe i dridhej. Kish mbeshtjelle veten me krahet e saj te thate per tu mbrojtur prej tij.

'Cfare donte ai?' pyeti serte Kledisi. Ndaloi larg saj, distance e mjaftueshme per ta bere te ndihej me pak e frikesuar.

'Asgje' genjeu.

'Asgje? Je e sigurte?'

'Te thashe qe... qe asgje.' ngurroi ne pergjigjen e saj.

'Mos me genje Elia. Me thuaj, cfare te pyeste Joni?' pyeti serisht kete here me autoritar se pak caste me pare.

'Per ty... mua.. ne...' foli percarte Elia, syte e saj ende mbi dysheme, ku studionte majat e rrumbullakosura te kepuceve te tij te shtrenjta.

'Cfare per ne?'

'Nese... hmm.. nese ti... ' belbezoi, e pamundur qe te shqiptonte me fjale ate qe kish ndodhur.

'Cfare i the?' vazhdoi me intervisten Kledisi.

'Asgje... S'i thashe asgje'

'Mire. Mire.' ktheu shpinen e nis te capitej neper zyre perpara se te kthehej serisht nga Elia 'Mos i thuaj asgje.' dhe vazhdoi te fliste, me shume per veten se per te 'Ai ben mire te mbaje hundet ne punet e tij.'

'Me ler te shkoj' tha nen ze ajo.

'Jo, dua te sigurohem qe...' nisi te pergjigjej ai per tu nderprere prej Elias

'Me ler...' peshperiti. Syte e enjtur e te thate i digjnin nga te tjere lote qe grumbulloheshin pas tyre. U kaperdi padashur qe te qante serisht perpara tij.

'Jo' mohoi prerazi Kledisi, kete here syte e tij pervelues mbi Elias.

'Do te te kthej parate e projektit qe me dhe, do te ti jap. Te jap edhe ato te rroges se pare. Nuk dua asgje prej teje, asgje tenden. Nuk dua asgje , dua vetem te me lesh te shkoj. Te lutem...' u pergjerua e copetuar, perpara tiranit qe arriti ta shkaterronte ne nje nate.
KIsh dashur vetem te ndihmonte prinderit e saj, te ndihmonte ata qe krenoheshin me te. Ti bente te ndiheshin edhe me krenare, te lumtur. Nje deshire aq e thjeshte qe i ishte perplasur fort ne fytyre, nje deshire aq e thjeshte qe ishte perkthyer ne nje cmim aq te larte qe ajo kish paguar...

'S'ke pse kthen asgje mbrapsht.' foli qetesisht Kledisi, pa iu pergjigjur pyetjes se saj e duke mbyllur ate bisede nisi te fliste serisht.

'Mbreme... mbreme...' tha vetem per tu nderprere serisht prej saj qe kete here, me forcen e rigjetur brenda vetes i perplasi ne fytyre.

'Mbreme me perdhunove. Mbreme me drogoveper te me bere tenden.' kish qene uji, uji qe ai i kishte sjelle. E habitshme menyra si ishte ofruar per ta ndihmuar, e habitshme qe ishte dukur ne shtepine e saj vetem pasi vete ai i kish dhene leje te shkonte. Ndoshta te tera ishin me shume se nje rastesi, ndoshta te tera ishin nje plan i ndyre i Kledisit.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now