- 22 -

1.9K 161 76
                                    

'Urdhero' i zgjati njeren prej gotave qe kish mbushur me uje mbi tavolinen e saj nga shishja e vogel, tashme boshe, qe vazhdonte te mbante ne dore. Ngriti tjetren dhe e rrekelleu me ne fryme pa ia ndare syte Elias teksa bente te njejten gje.

I ktheu kurrizin, dhe piu disa gllenka duke u siguruar te linte pak me shume se gjysmen e ujit per te tretur ilacin ne te.

'Faleminderit' u kthye per te shqiptuar ato fjale qe s'kish besuar se mund ti drejtonte Kledisit qe vazhdonte ta studionte sikur ajo te ishte nje pikture, syte e tij qe dukej sikur memorizonin cdo detaj. Vazhdoi ta shihte dhe Elia vazhdoi qe e ngrire, me supet e mbledhur dhe krahet e kryqezuar perpara gjoksit te qendronte perballe tij, e pambrojtur.

'Mund te shkosh tani' i kujtoi por ai e injoroi. Cliroi fleten e bardhe nga makina e shkrimit dhe duke u ulur ne karrigen e vogel te Elias lexoi, syte qe rreshkitnin mbi ato pak rreshta qe vetem pak me pare i kishte shkruar.

'E kontaktove ate shokun tim per librin?' pyeti prerazi duke leshuar fleten mbi tavoline, syte ende udhetonin ne fletet e krijimeve te Elias.

'Jo, nuk do ta bej' i beri te ditur.

'Leri krenarite menjeane, keto gjera qe ti shkruan meritojne te lexohen' foli thate. I pelqenin vertete? deshironte ta pyeste por kish mesuar qe kurre mos te pyeste ate...

'Kur te me pranojne vete, pa nderhyrje te te tjereve ndoshta do te botoj. Vetem atehere' foli. Cuditerishta to fjale te saj u duken te largeta, si nje oshetime... Afroi doren e djathte ne koke per te shtypur fort aty ku koka i dhimbte aq shume.

'Me ate mendje rri ti.' u ngrit dhe eci drejt Elias qe beri te sprapsej. Kembet e saj cuditerisht te renda. Levizni kembe komandonte por ato e tradhetuan dhe vazhdoi te qendronte ne vend.

'... ky qytet i kalbur sic i referohesh nuk shquhet shume per drejtesi. Terheq me premtimin e mundesive qe ne fund ia dhuron vetem atyre qe mund ti blejne ose....' fliste ai por ato fjale, si edhe zhurma e frymemarrjeve te saj te renduara ndihej e larget. Dhoma nisi te rrotullohej e iu desh qe te mbahej diku per te qendruar ne kembe. Nje tavoline, nje raft kerkonte por ishte krahu i Kledisit ai qe gjeti. Krah qe ndjeu rreth mesit te saj por si rrallehere ajo prekje nuk e shqetesoi.
Cfare dreqin po ndodh me ty? kritikoi veten. Disa here perplasi qepallat e syve. Ndoshta bota do te pushonte se rrokullisuri. Dicka tha, buzet e saj levizen por nuk mund te degjonte me veten.
Levizi per tju cliruar shtrengimit te tij por kembet e poshtra qe kishin harruar si te ecnin ju ngaterruan e do te ishte rrezuar nese nuk do te kishte qene serisht Kledisi qe e ndihmonte.
Dicka foli dhe nenqeshi. Dicka iu pergjigj edhe ajo vete. Cfare i the? bertiste ajo pjese e saj ende e kthjellet por nuk dinte si ti pergjigjej.
Cfare po ndodhte ashtu? Pse nuk i peshtirosej me shikimi i tij, ajo dora qe i ferkonte fytyren dhe qafen. Pse nuk iu neveriten buzet e Kledisit qe perfunduan mbi te sajat apo dora tjeter qe u zhduk poshte bluzes se saj.
Largoje bertiste e fundit kthjellesi qe i kish mbetur. Por si? Trupi nuk i pergjigjej me asaj por prekjeve te tij ledhatuese ndonese Elia nuk ndjente asgje...
Ishte gripi... Duhet te kisha pire Tylolhotin , duhej qante shpirti i saj i burgosur ne marrezi...
Uji.... kish qene uji konkludoi me te fundit fijez logjike te mbetur...
Dhe me pas... Asgje...

****
Asgje si ne ate castin e pare te zgjimit, ato pak sekonda kur cdo dhimbje, cdo gje eshte e harruar, inekzistente. Ato pak caste kur ne mosekzistence mund te fluturosh e qete, e cliret ne drite...

Hapi me veshtiresi syte, kapaket ende te renduar. Dhimbja edhe me e forte se nje nate me pare - nate as duket te ishte fshire nga memoria e saj.
Trupin e ndjente te rende, e i dhimbte si edhe koka.
Jo, nuk ishte gripi...
Ktheu koken per te pare gotat e rrezuara ne toke, njera e thyer, therrmijat e saj mbi bluzen e zeze te Kledisit...
Pse ishte aty bluza e tij?
Zot, jo. Joo. Bej te jete nje makth
Ndjeu ftohte, trupi i saj i lakuriqte nuk mbohej me prej teshave.
Me zgjo u pergjerua.
Fryma e ngrohte e tij ne qafen e saj. Krahu i tij i rendonte mbi barkun e saj.
Me vrit zot, me vrit.
Kujtohu urdheronte veten por nuk mbante mend asgje.
Kujtohu!
Por kur mbyllte syte shihte vec shikimin percellues te Kledisit.
Cka ndodhur?
Por ajo pyetje ishte e pavend. Ishte e qarte sec kishte ndodhur...
pse? Me vrit...
U lut serisht por zoti tashme e kishte vrare, qyteti e kish ndyre.
Me shpeto.
Por a kishte shpetim? Ai ishte ngado. Ne mendjen e saj duke e perqeshur, ne kujtimet e mjegullta teksa e prekte, zhvishte, leshonte mbi shtrat. Ai ishte kudo, ai flinte krah saj.

Ai levizi e zemra e saj pushoi se rrahuri persedyti.

Mos u zgjo.
Por a do te zhbente kjo cdo gje?
Fli gjithmone. Mos u zgjo kurre
Syte e tij nuk deshironte ti ndeshte me kurre.

Kledisi levizi serisht, krahu i tij u sigurua rreth belit te saj e persetreti iu neverit vetja, bota, iu neverit gjithcka.
Bota qe kish pushuar se rrotulluari e tani dukej se kish ngrire ne ate cast.
Bota qe me vrau.
Me pafytyresine e njerezve qe mbante mbi vete...

Mbylli dhe hapi serisht syte. Shikimi mbi gotat e rrezuara uji mallkuar i te cilave ndyu Elian...
uje i bekuar per te pastrit e ai uje i pabese per te plagosur Elian...
U thye, ne mijera copezac ai ajo gote...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now