1.Kercimi i pare

6.9K 324 195
                                    

Hello everyone!!! So... Kjo eshte historia e pare qe kam hedhur ne wattpad (dmth jo tamam e para po whatever) dhe shpresoj qe ta pelqeni. Kenga lart eshte e famshja kenge e Ciaras Dancing like we're making love. I seriously love ittt, sepse ka qene kjo kenge qe ma ka krijuar idene e pare te Xhekut dhe Semit.
Anyway.... Luv u all dhe ky kapitull i dedikohet daunes sime te dashur @Annnnnn1
Vote and comment if u liked it!

-Cfare dreqin je duke bere keshtu? Piruete e quan kete?! Jo, vetem piruete qe nuk eshte!! Me duket me teper si nje bretkose me shale te shqyera qe hidhet ne fluturim! Jepi, perseri, perseri!

Neper salle jehoi zeri kumbues i Tajlerit qe i bertiste me sa kishte ne koke nje flokverdhe trupvogel, por aq energjike dhe te cmendur sa vetem Sem Simonsi mund te ishte.

-Nese une jam bretkosa e çare ne mes, atehere ti i bie te jesh gjarpri me zile!-iu hakerrye ajo. Te gjithe ia plasen te qeshurit, pervec atyre te dyve.

-Qepeni!-i urdheroi Tajleri i nxehur ne kulm,-Kurse ti,-u kthye nga Samanta,- Do te besh 50 pirueta.

Kur pa qe vajza nuk levizi vendit, i uleriu:

-Tani!

Semi e nuk e honepste dot Tajlerin, nuk kishte asnje pike respekti per te (se mos kishte per ndonje tjeter) megjithese ai ishte shume vite me i madh. Tajleri nuk ishte njeri i keq, por i ashper, nuk e thoshte kurre fjalen e mire dhe kur te kapte ne gabim... Epo... Beje mire t'i qendroje larg!

Samanta nuk frikesohej prej Tajlerit apo "peseminuteshve" te tij te cmendur, perkundrazi, kishte qejf t'ia bente nervat tel dhe te shihte se si skuqej e irritohej aq shume se desh i dilte tym prej vesheve.

I hodhi nje sy salles me parket te lemuar ne te cilen kishte vite qe ushtrohej pa reshtur. E shihte pasqyrimin e vet nga te katerta anet, sepse rrethohej gjithandej prej pasqyrave. Teksa bente drejt fundit te salles, Majkelli dhe Xhoi e tallen duke thene neperdhembe "bretkose e shqyer". Do t'i vriste, betohej per kete, por ne nje moment tjeter, me te volitshem.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now