45.Kercimi i Vitit te Ri

1.8K 160 57
                                    

Niggassss im sooo sorry for the long wait. Shpreosj qe ky kapitull ta shlyehe disi pritjen e gjate.
Me shume dashni J.D.

Pese vjet me vone, data 31 dhjetor

-Kim, e kam me tere mend. Nuk e bej dot kete.-kundershtoi ajo per here te nje qindte ndoshta.

-Mundesh, do ta besh dhe epo je duke e bere faktikisht.-iu pergjigj shoqja e saj e ngushte dhe i dha nje dore te fundit kaçurrelave te saj ne ngjyre çokollate.

-Po Xhonin ku do ta le?-pyeti ajo me shqetesim.

-Oh, te lutem. Mos e vri mendjen per asgje. I kam rregulluar une te gjitha.-dhe me shpejtesi Kimi veshi takat e larta.

Tere siklet Samanta qendronte perballe pasqyres. Sa kohe kishte kaluar! Sa gjera kishin ndodhur. As vete nuk e besonte. Hera e fundit qe kishte ndenjur ashtu para pasqyres duke u rregulluar e pispillosur kishte qene vite me pare, para se ai ta braktiste, atehere kur me aq kenaqesi e lumturi ajo vishej per te, behej e bukur per te, kur dilte me te.

Largoi mendjen nga ato kujtime. Nje nate e veshtire e priste. Kimi me shume veshtiresi ia kish mbushur mendjen qe te shkonin ne nje ballo me maska qe organizohej me rastin e nates se Vitit te Ri. Ideja ishte qesharake, pothuaj e pakuptimte! Ç'do te kerkonte ajo ne nje feste te tille? Ç'dreqin do te bente atje? Ajo lloj jete nuk bente per te, kurre s'kishte bere.

Gjithsesi, me Kimin nuk merrej dot, e dinte qr e kishte humbur me kohe davane. Edhe pas aq shume vitesh Kimi prape mbetej po aq kokeforte dhe zemerake sa dikur, por perseri mbetej ajo qe do te bente gjithçka per te. Ate ishte duke po bere edhe tani. Donte qe Samanta te kalonte nje mbremje ndryshe, te linte pas shqetesimet e brengat dhe te argetohej.

Mbylli zinxhirin e fustanit, vendosi masken e zeze,veshi takat e erreta dhe u ngrit ne kembe.

-Behu gati te gjuash sonte!-e ngacmoi Kimi.

-Me kane lene aftesite.

-Ç'thua moj? Qepe gojen dhe hajde dil tani se jemi vone.

Gjysme ore me vone ndodheshin ne hollin e madh te nje prej hoteleve me te mire te qytetit. Gjithçka ishte rregulluar e pergatitur per ate mbremje te veçante. Ngado shihje njerez me maska e veshje te shtrenjta. Kamarieret leviznin nga nje cep i salles ne tjetren duke mbajtur ne duar kovat me shishet e shampanjes ose tabakate me gotat e kristalta.

Samanta rrinte si mbi gjemba. Mbremje te tilla s'kishte pare qekur i vdiq e ema. Edhe nga ato pak gjera mbante mend se kishte qene shume e vogel.

Nga ana tjeter, Kimi si moskokeçarese qe ishte, ishte perzjere tashme me turmen. Ajo hante, pinte e kercente pa me te voglin pa problem. Dikur edhe Semi do te kish bere po te njejten gje, dikur edhe ajo nuk e vriste mendjen per asgje, por gjerat ndryshuan. Ajo ndryshoi! Ai e ndryshoi!

Shume shpejt Kimi e terhoqi pas vetes ne menyre qe te kercente edhe ajo. Beri sikur kerceu per pak. Pastaj,duke u hequr si shume e lodhur dhe e etur per uje arriti qe ta hiqte qafe shoqen. U ul ne nje cep te salles ku nuk e shihte ndokush, por qe aty mund te shihte gjithkend.

Ishte hutuar duke pare njerezit qe kalonin te ekzaltuar momentet e fundit te vitit dhe nuk e kishte vene re se dikush i ishte afruar.

-Ç'ben nje zonjushe e bukur si ju ne nje feste te tille duke u fshehur ketu pas?

U hodh perpjete e frikesuar. Papritmas kish ndjere ate zerin t'i fliste pas veshit dhe ishte trembur per vdekje. Ishte nje burre. Dallonte nga meshkujt e tjere per faktin se kostumi dhe maska e tij nuk ishin te zeza, por te bardha. Plus qe maska e tij nuk ishte e zakonshme, ajo i mbulonte gjysmen e fytyres duke e fshehur krejt identitetin e tij. Kjo i beri pershtypje Samantes. Asnje nga ata trupeshket e pispillosur njujorkeze nuk e kishte marre ne konsiderate te veshurit e nje kostumi te bardhe, kurse ky tipi qe i nderpreu filin e mendimeve na paskesh mjaft shije ne te veshur. Edhe dikush qe ajo nijhte nje here e nje kohe kishte shije ne te veshur...

-Doja vetem te qetesohesha paksa.-u shfajesua ajo.-Mbremje si keto nuk bejne per nje tip si une.

-Mua nuk me duket keshtu! E pastaj, kush eshte ai njeri qe nuk pelqen te festoje ne nje nate si kjo?

-Mm... Une?-pyetja e saj ngjante me teper si nje pergjigje se sa si nje pyetje.

-Lejomeni t'jua zbukuroj sadopak mbremjen e dashura ime. A mund ta kem nderin e nje vallezimi?

Syte e tij shkelqyen. Nuk i pelqeu ai shkelqimi. Se çfare i kujtonte...

Ajo as qe e njihte ate njeri dhe megjithate nuk e pelqente aspak. Kishte diçka ai burre qe ajo nuk po arrinte ta kuptonte. Nuk donte te kercente, dhe me ate per me teper. Kishin kaluar vite qe nga hera e fundit kur kish kercyer ne çift me dike, qekur kishte kercyer per here te fundit me "TE"! Kercimi ne çift i sillte kujtime te urryeshme! I kujtonte ATE!

-Zonjushe?-e pyeti ai.

Ajo ngriti koken, vendosi doren mbi te tijen. Ajo prekje! Ai shikim!

"Dreq! Me duket se po çmendem!"-mendoi me vete dhe shkundi koken per te larguar tutje mendimet.

Ç'te keqe kishte te kercente? ç'do te humbiste ne fund te fundit?

Teksa benin drejt qendres se salles muzika ndryshoi. Nga tingujt ritimik te muzikes moderne kaluan ne melodine e nje tangoje.

"Tango?! Duhej me patjeter qe te ishte tango? Mrekulli!"

Ishte Tangoja e Roksanes. E njihte ate tango siç njihte shtepine e vet. Dikur e kishte patur te preferuaren e saj, sepse ajo dreq tangoje ishte nje histori me vete. Nje kercim pasionant, nje dashuri e çmendur e disa burrave me nje prostitute rrugesh, nje fund tragjik...

Violinat u degjuan ne skene. Turma e njerezve liroi hollin. Te gjithe gjendeshin perreth tyre. Ai kaloi ne qender te skenes. Beri disa levizje sa per fillim. Ajo u pergjigj, u rrotullua disa here. Ai e kapi, e afroi tek vetja, e rrotulloi serish. E largonte, e afronte... Kaq shume ngjashmeri... Menyra se si ai luante me te, me trupin e saj. Menyra se si ai levizte. Levizjet e tij aq perfekte. Sintonia, harmonia e trupave te tyre... Ajo harmoni te cilen ajo e kish ndjere vetem nje here ne jete, qe e kish perjetuar vetem me nje mashkull, vetem me te.

Jo, jo! Nuk kishte mundesi! Nuk mund te ishte ai, nuk duhej! Ishte mendja e saj qe po luante me te! Ai i mungonte aq shume, djallin, aq shume, sa tani kish filluar edhe te enderronte, edhe te imagjinonte.

Ai e ngriti lart ne ajer. Turma brohoriti e duartrokiti me emocion.

Nje menyre kishte per te kuptuar ne ishte ai apo jo. Po vepronte si vite me pare, po e ngacmonte si dikur. Perdori tere taktikat e saj joshese te tangos. U rrotullua perreth tij, ngriti kembet lart, u ngjit ne kraharorin e tij, levizi kemben sa lart-poshte kembes se tij. Nderthuri duart me qafen, pastaj me kurrizin e tij. Dhe atehere ai u kthye! Dhe atehere ajo e kuptoi! Ai vendosi duart ne te pasmet e saj, i ngjiti ngadale, teper ngadale lart, ia vendosi ne bel. duke u rrotulluar dhe vete, e ngriti lart si te qe trofeu i tij. Ne fund, kraharoret e tyre ishin afer si nje here e nje kohe. Buzet e tyre... Syte e tyre.... Balli i tij me te sajin... Zemrat e tyre ishin edhe nje here prane njera-tjetres...




Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now