59.Po, pranoj!

1.7K 165 83
                                    

~Gjashte muaj me vone~

Ishte nje e diele e nxehte korriku. Samanta shtriqi krahet dhe kembet teksa ndjente rrezet mengjesore te ndriçonin gjithe dhomen. Kerkoi me dore per personin e vetem me te cilin kishte ndare shtratin gjate gjithe jetes se saj, por nuk e gjeti aty. U ngrit ngadale ndenjur, rrotulloi çarçafin neper kraharor ne menyre qe te mbulonte lakuriqesine e trupit te saj dhe kerkoi me sy per Xhekun. Ne vend te tij gjeti nje pusulle mbi jastek. E hapi me padurim.

"Buongiorno bella! Me vjen keq qe te lashe vetem ne kete dite te bukur, por s'munda te te zgjoja. Dukeshe aq e qete dhe e embel nen rrezet e diellit sa nuk me beri zemra qe ta çartja paqen qe te kishte pushtuar. Per te shlyer gabimin tim (nese mund te quhet i tille) kam pergatitur diçka te vogel per ty. Deshiron te besh nje udhetim te paharrueshem neper ishull, tesoro? Atehere ndiq gjurmet e mia. Kam lene nga nje te tille kudo.

P.S.: Ne ballkon nje dhurate e vogel po pret qe te vishet pas trupit tend joshes.

P.P.S.: Ti amo... "

Ajo qeshi me shejtanllek. U ndje e vogel, e perkedhelur. U ndje perseri 17 vjeç. Si pa kuptuar e kishte vendosur pusullen prane zemres. U ngrit me te shpejte dhe ne maje te gishtave shkoi ne ballkon. Aroma e detit i mbushi mushkerite. Rrezet e diellit i ledhatuan lekuren qe i ishte nxire paksa gjate muajve te fundit. Hodhi syte mbi tavolinen e vogel qe ndodhej ne ballkon. Nje kuti e paketuar kendshem ishte mbi te. E grisi pa kujdes letren mbeshtjellese. Hapi kutine me padurim dhe u kenaq nga ajo qe pa. Ishte nje fustan i kalter mendafshi. E veshi menjehere. Shkoi para pasqyres dhe i pelqeu ajo qe pa. Ngjyra e fustanit kombinohej me ate te syve te saj dhe materiali i mendafshte i rrinte puthitur pas trupit si te ishte bere enkas per te. Ndoshta edhe ishte bere posacerisht per Samanten. Me nje njeri si Xheku kurre nuk i dihej!

Kontrolloi edhe nje here kutine per ndonje shenim. Dhe nuk gabohej. Nje tjeter pusulle ndodhej brenda saj.

"Dukesh shume seksi me ate fustan. E dija qe e kaltra do te shkonte me ata syte e tu si prej maçokeje. Tani nxito, zbrit poshte dhe njihu me nje mikeshen time te dashur. Eshte fantastike, ta siguroj. Ka per te te pelqyer. Ajo do te te çoje atje ku duhet.

P.S.: Ruhu nga vendasit! Nje Zot e di se ç'mund te bejne latinet epsharak kur nje hyjneshe me fustan te kalter t'u kaloje prane."

Megjithese ajo fjalia qe kishte te bente me "mikeshen e mrekullueshme" te Xhekut i tendosi pakez nervat, filloi te qeshte serish si femije i llastuar kur lexoi fjalite e fundit.

Nxorri nje pale sandale te rehatshme nga dollapi i kepuceve, i mbathi dhe zbriti fluturimithi shkallet e mermerta. Doli jashte viles dhe çfare te shihte. Nje limuzine e bardhe e priste perballe. Syte i xixelluan! Tani e kuptonte se ç'donte te thoshte Xheku me "mikeshen fantastike qe do ta çonte atje ku duhej"! Ai qe duhej te ishte shoferi, nje djalosh rreth te tridhjetave i veshur me kostum, iu afrua duke buzeqeshur:

-Signorina, une quhem Leonardo! Nese me lejoni, une dhe kjo bukuroshja ketu,-tha duke iu drejtuar makines,-do te donim t'ju shoqeronim neper ishull. Hyni brenda ju lutem!-dhe i hapi deren me shkathtesi.

-Grazie Leonardo!-e falenderoi ajo me miresjellje. Sapo vuri kembe ne ate limuzine nuk e permbajti dot nje fershellime. Ajo ishte me mbreslenese brenda se sa jashte. Lekura e shtrenjte shkelqente nga pastertia. Nje minibar rrethonte tere pjesen e pasme te sediljeve, nje televizor i vogel ishte montuar atje ku gjendej mbulesa qe ndante sediljet e pasme nga vendi i shoferit.

Samanta ishte hutuar dhe nuk e vuri re se sa shpejt e ndaloi Leonardo makinen. Ai e hapi deren dhe i tha:

-Ketu eshte ndalesa jone e pare, signorina.

Semi pa perreth. Ishte nje nga sheshet me te medhenj e me te rendesishem te Palermos, Sheshi Pretoria. Ne nje nga lokalet prane sheshit ajo hengri edhe mengjesin, shijoi ekspresin e pagabueshem italian duke e shoqeruar kroasanet e embel me krem. Me pas vizitoi edhe dhjetera pika te mrekullueshme turistike te ishullit. Ne fund, atehere kur ishte lodhur aq shume sa nuk i mbanin me kembet, Leonardo i dorezoi nje leter duke i thene:

-Nga zoteria per zonjushen e bukur.

Ajo buzeqeshi dhe e falenderoi. Ja se cfare shkruhej ne ate leter:

"E di qe princesha ime eshte mjaft e lodhur, por kam rezervuar edhe diçka te fundit per ty amore mio.

P.S.: Mos harro te shohesh lart ne qiell kur te jesh duke fluturuar mbi Palermo! "

Ne fillim rrudhi vetullat, por pastaj, me nje entuziasem qe nuk e dinte se nga i buronte, hipi menjehere ne limuzine dhe i kerkoi Leonardos qe ta shpinte ne vendin e caktuar.

Pesembedhjete minuta me vone e gjeti veten ne "Ustica"-ne shkembinjte e larte te Palermos prej nga hidheshin me dhjetera notare te çmendur drejt e ne ujerat e kristalta te Tirenit. Por Semi s'po e kuptonte se ç'kerkonte aty. Te pakten derisa nje djalosh i ri iu afrua duke i buzeqeshur me miresjellje dhe duke e pyetur:

-Zonjusha Xhons, apo jo?

-Oh, jo, me ngaterroni... Jam zonjusha Simons,-ia ktheu ajo e qeshur.

-No,no, signorina. Ju jeni Samanta Xhons,-kembenguli ai.

Semi qeshi perseri. Nuk e kuptonte kete, duhej te ishte ndonje loje e Xhekut.

-Ok, ok, tani a me thua dot te lutem se ku duhet te shkoj?-vazhdoi Semi me miresjellje.

-Ah, jeni ne vendin e duhur. Thjesht me duhet te therras Xheremian qe te me ndihmoje pak me kete,-dhe se nga nxorri nje si parashute. Semi zgurdulloi syte. Mos po ndodhte gje ajo qe ajo po mendonte?

Epo... Kishte te drejte... Shume shpejt e gjeti veten duke fluturuar mbi Palermo e duke uleritur nga frika. Xheremia dhe ai djaloshi tjeter qe e kishin ndihmuar me parashuten dhe pajisjet e tjera qeshnin me shpirt me reagimin e saj.

Papritue, Xheremia i ofroi nje celular. Duke u mbajtur fort pas parashutes dhe duke mos pare per asnje sekonde poshte, mori celularin me duart qe i dridheshin. Xheremia i beri shenje per t'i thene qe ishte zoti Xhons. Pa u permbajtur, ajo i bertiti me sa kishte ne koke Xhekut:

-Xhons, do te ma paguash kete! Ti e di mire se sa i urrej lartesite! Kam per te te vrare!

-Mos bertiti cara, por shiko nje here perballe, sepse qe sot ke per t'i dashur lartesite.

-Ç'dreqin thua? Xhons, mos guxo ta mbyllesh ate tele...-por nuk e mbaroi dot fjaline, sepse ne ate cast kater avione te vegjel u duken ne largesine qiellore. Ata po afroheshin gjithnje e me shume. Semi per pak sa nuk ia plasi perseri britmave histerike, por kur pa se ç'po benin avionet i hapi syte akoma edhe me shume. Ata po shperndanin tym te kuq neper qiell, leviznin sa nga njera ane ne tjetren duke formuar fjalet:

"Pranon te martohesh me mua Sem?"

Me duart qe po i dridheshin ajo afroi celularin ne vesh. Zemra i rrihte si e çmendur, por jo per faj te fluturimit me parashute, as nga frika e motorreve te avioneve qe ushtonin shume prane saj.

-Xhek...-belbezoi ajo.

-He pra cara, ç'me thua?

E qeshura e tij degjohej qe nga ana tjeter e linjes telefonike. Papritur njeri nga avionet kaloi perpara saj dhe pothuaj ndaloi disa kilometra prane parashutes se saj. Semi arriti ta dallonte se kush e ndodhej prane pilotit te atij avioni. E pa ngultazi ne sy qe prej parashutes se saj e mes per mes xhamit te avionit dhe i bertiti ne celular :

-Po, Pranoj!

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now