39.Zhduku qe ketu!

1.8K 147 84
                                    

Pas pajtimit gjerat iu kthyen normalitetit. Ai filloi serish te shkonte çdo dite ne prova,t'i bente ato surprizat e bukura, dhuratat e vogla. Vazhdonte ta shihte sikur veç saj te mos ekzistonte njeri tjeter ne toke. Vazhdonte ta puthte e ta perqafonte ashtu siç vetem ai dinte. I falte gezim, dashuri ashtu siç vetem ai mundej.
Kishin kaluar afersisht 3 jave qe kur ishin pajtuar. Ate te shtune ajo ishte ne shtepine e tij. Atij i duhej te largohej sepse i kishte dale nje pune urgjente.

-Amore, do te kthehem sa hap e mbyll syte...-i tha ai dhe u ngrit me pertese nga shtrati pasi e puthi edhe nje here. Ndarja e mengjesit ishtw ajo me e veshtira per ta. Ajo i ngjiti perseri buzet e tyre. Ai qeshi.

-E kupton qe keshtu si po ben ti s'kam per te shkuar asgjekundi tesoro?-e pyeti ai pa u shkeputur prej saj per asnje çast.

-Mmm... Pse...ç'po bej une?-pyeti si e pafajshme ajo.

-Shtrige e vogel! Mos me bej te padituren mua! -Dhe e kafshoi fort ne qafe.

-Auccc! Po kjo ç'ishte?-u ankua ajo.

-Per t'i treguar te gjitheve qe je shtriga ime!

-Si te thuash ti...mjeshter Xhons!-u tall ajo.

-Mos me tundo me teper, po eja me ndihmo te vishem.

-Hmm... Ti e di qe me pelqen me shume te te zhvesh se sa te te zhvesh...

-E di amore qe nuk me reziston dot, por tani duhet te me lesh te shkoj.-ai i shkeli syrin.

-Djallush i vogel!-e shau ajo dhe pa ndonje kenaqesi te veçante i nxorri rrobat nga dollapi dhe e ndihmoi te vishej. Momenti qe i pelqente me shume ishte kur 'i lidhte kravaten. Edhe ai e kishte mesuar kete tashme, ja pse ne fund ia puthi gishtat nje e nga nje, ia shtrengoi doren fort duke e pare ngultazi ne sy dhe me vone doli nga dhoma.

Ajo veshi me nxitim nje nga kemishat e tij te shumta dhe e ndoqi Xhekun pas. Ai per pak sa nuk terhoqi deren e jashtme duke dale jashte kur ajo e ndaloi.

-Ç'po ben amore?-pyeti ai me syte qe i shkelqenin prej ngazellimit.

-Kishe nder mend te ikje pa me dhene nje puthje te fundit?-e ngacmoi ajo duke u hequr si femije.

-Dreqi ta marre!-shau ai, hyri brenda me te shpejte, i dha nje puthje te rrufeshme, te fuqishme e pasionante dhe para se te largohej, i tha: -Dhe dreqin... Vish diçka tjeter. Nuk dua qe komshinjte te shohin ato kembet e tua eksituese!

Ajo qeshi me te madhe e argetuar, mbylli deren dhe shkoi ne kuzhine tere qejf e deshire per re ngrene nje mengjes te mire. Nuk vonoi shume dhe zilja e deres ra. Mendoi se mos ishte Xheku. Sigurisht, do te kishte harruar ndonje dosje dhe ne mes te rruges ishte kujtuar dhe ishte kthyer.

Hapi deren dhe me e qeshur se kurre tha, pa e vene re se ke kishte perpara:

-Po tani çfare harrove tesoro?

Ngriu ne vend kur pa se ne pragun e shtepise se tij gjendej Çeçilia.

-Tiii!!!-briti Semi.

-Po e dashur, une!-i foli tere perçmim ajo.

-Ç'dreqin do ketu?

-Nuk po me fton per nje çaj brenda?

-Ke edhe fytyre te vish e te me kerkosh te te fus brenda! Enderroje!

-Uh, sikur nuk vij dot vete!-dhe pa u shqetesuar aspak Çeçilia hyri brenda, zuri vend ne nje nga kolltuket e sallonit duke u rehatuar si te ishte ne shtepine e saj.

-Dil nga shtepia, tani!-e urdheroi Semi.

-Ose çfare?-e provokoi ai dhe ngriti ne shenje pyetje nje nga vetullat e saj.

-Ti bushter e m*tit! Me ç'te drejte merr guximin dhe vjen ketu pas gjithe asaj qe i ke shkaktuar Xhekut, pas gjithe asaj qe me shkaktove mua!

-Gjithe sa ka ndodhur mes meje dhe Xhekut nuk eshte aspak pune jote, me degjove?

-Eshte qe çke me te! Bushter individualiste! Nuk te erdhi keq per te kur e tradhetove me shokun e ngushte?

-Oh te lutem!-rrotulloi syte e bezdisur Çeçilia dhe pas nje momenti heshtjeje, vazhdoi:- Shiko e dashur! Nuk kam asgje kundra teje. Kam ardhur te marr ate qe me takon dhe s'do te lejoje askend qe te me prishe planet, veçanerisht nje çupeline si puna jote qe do t'i dale amores tim shume shpejt nga qejfi. Prandaj, per te miren tende, po te paralajmeroj, qendroji sa me larg atij!

-Je xheloze,apo jo?-e pyeti me qetesi Semi.-Po çmendesh nga xhelozia duke e pare ate te lumtur ne krahet e nje gruaje tjeter. Po te ha inati perbrenda duke dashur qe te jesh ti ketu dhe jo une! Mendove se i s'do te donte asnje femer tjeter pervec teje? Ndoshta ne trurin tend mikroskopik kaloi ideja se ti ishe femra e jetes se tij? Me vjen keq, por ketu gabohesh! Ky eshte realiteti cara mia, meso te perballesh me te! Tani zhduku qe ketu dhe po te pashe t'i afrohesh qofte edhe nje meter Xhekut, betohem qe kam per te te vrare!

Aq u desh qe Çeçilia te shkonte drejt deres.

-Do te ma paguash Samanta, mos e harro kete.-i ktheu shpinen, por pastaj u kujtua per diçka: -Ah, edhe nje gje te fundit! Meqe ta paska hapur zemren kaq shume, besoj se duhrt te ta kete thene se sa shume i pelqente kur e puthja ne bark ose kur ia mbaja ne...

Ia plasi deren ne fytyre. S'duronte dot me! Kjo ishte e tepert per te!

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now