21.Tango

2K 185 53
                                    

Ne nje cep te erret pallati jehoi nje ze i trashe, i eger, i erret sa vete ajo kthine e vjeter:

-I solle ato qe te kerkova?

-Po mor burre.-i dorezoi 5 "pako".

-Bukur, bukur!-tha tek i keqyrte me vemendje.-I sigurte qe nuk te pa njeri?

-Mos je duke tall bythen me mu plako?!-tjetri qeshi.-Kujton se do te isha ketu po te me kish vene re ndokush?

-Mire,mire. Mund te ikesh tani.-fjalet e tij tingelluan me shume si nje leje se sa si urdher.

Kur shperndaresi u largua, ai doli nga cepi, iu afrua murit te pallatit, por qendroi ne hije me qellim qe askush mos ta shihte. Ehh... Kamuflazhi nuk perbente asnje problem per te, sepse kishte nje jete te tere qe merrej me keto lloj punesh. E donte erresiren, sepse ajo nxirrte ne pah anen e tij te vertete.

Ja ku u duk edhe ajo. Çfare femre qe ishte! Pak me pare kishte shkuar ne shtepine e atij birit te bushtres per te bere kushedi se ç'pislleqe me te! As vete nuk e dinte se si ishte permbajtur. Tere nervat ia kish nxjerr nje koshi plehrash aty afer qe tani se nga ishte fluturuar.

Teksa ecte, ajo degjonte muzike dhe tundte te pasmet e saj te parezistueshme sa majtas-djathtas. Ate trupin e saj elastik e kishte pare e imagjinuar sa e sa here ne endrrat e tij me te zjarrta. Erdhi menjehere ne vete. Po te kishte vazhduar me ato mendime nje Zot e dinte se ç'do te ishte duke bere ne keto momente.

Ne te qindten e sekondes planprishesi italian doli ne skene. Po nga djallin kishte ardhur ai?? Pse duhej te hynte ne jetet e tyre e t'u jepte nje rrjedhe aq te paimagjinueshme ngjarjeve? E kishte urryer ate njeri qe ne çastin e pare kur e pa. E si mund te mos urrehej nje si ai? E kishte kuptuar qe ai do t'i prishte pune qysh ne fillim. Ai me ate besimin e tepruar, ate sjelljen prej kurvari te saposjelle nga rruget, me theksin e padurueshem, me gjithçka acaruese te tijen! Ia kish marre femren e jetes se tij si pa kuptuar.

Edhe ajo bushtra e vogel! Ç'i tha mendja valle qe ra aq shpejt pre e tij? Jo, Jo! Nuk kishte shance qe ajo te ishte dashuruar me te! Ajo ishte e tija dhe vetem e tija!! Pastaj, ajo e perçmonte italianin, e perbuzte, e tallte, luante me te. Nje femer qe ben keshtu vetem e dashuruar nuk mund te quhej. Plus qe ajo nuk dinte pothuajse asgje per jeten personale te Xhonsit, nderkohe qe me te kishte kaluar gjysmen e jetes.

Xhonsi seç i derdelliti Semit dhe pastaj u largua. Ajo ishte e nevrikosur, shume madje. Por atij aq i bente, sepse behej shume joshese kur acarohej. Nuk e kuptonte se çfare e shtynte drejt asaj femre. Kishte njohur e kaluar qindra te tjera, qe kishin qene shume here me te bukura, me te mbushura e te mira, por ajo seç kish diçka ndryshe, diçka te veçante, grishese qe ate nuk e linte te qete. Ishte gati t'i hidhej persiper e ta perdhunonte mu aty ku ishte, por u permbajt. Do t'i vinte koha edhe asaj. Mori pakon, i futi nje te thithur dhe sikur u qetesuar disi. Tani per tani kishte pune te tjera me te rendesishme, me vone do te merrej me Samanten. Siç i thone: "Embelsira mbetet per ne fund!"

~~~
-Nje, dy, tri, kater! Dhe prape! Nje, dy, tri, kater! Serish! Nje, dy, tri, kater!-therriste here pas here Tajleri neper salle teksa grupi i ndare ne çifte kercente nen tingujt e nje tangoje melodioze.

Semi vazhdonte te ishte ne te njejtin çift me Xhekun. Nuk kishte kundershtuar, nuk kishte thene asnje fjale edhe kur pa se ai nuk ishte larguar nga studioja. Por po hakmerrej me nje menyre te re, pa shkembyer qofte edhe vetem nje veshtrim me Xhekun, le me fjale.

Po rrotulloheshin e po rrotulloheshin neper salle por koha sikur nuk donte te ikte.

-Hmm...-kroi fytin Xheku.

Ajo e mbante koken lart majtas dhe syte ne pjesen me te madhe te kohes ose i kishte te mbyllur ose te perhumbur ne nje pike te vetme te salles.

-Si po kaloni zonjushe Simons? -e pyeti ai me nje fare toni aristokrat.

Nuk mori pergjigje.

-Po e shijoni tangon?

Ajo perseri mbante hunden perpjete e kryet menjane.

-Tangoja ju shkon. Ju ben me... Si te them...-Xheku u mendua paksa.-me sensuale.-e perdori me qellim ate fjale, sepse e dinte qe ajo e urrente. Por Semi serish nuk dha asnje shenje. Asaj nuk po i bente asgje pershtypje.

-Oh... He pra zonjusha ime. E di qe po vdisni per te replikuar pak me mua.

Ai priste qe te pakten Semi te rrotullonte syte me bezdi, por jo! Jo! Sa kokeforte qe ishte!

-E dini... Dikur kam pas kercyer tango me nje spanjolle. Zot, ç'pasion kishte ajo grua dhe te mendosh qe ishte 30 vjeç! Per te mos permendur si ishte ne shtrat, si ndonje bishe e terbuar!

"Pa he tani tesoro? Do vazhdosh te me injorosh? Nuk besoj keshtu!"-mendoi Xheku krenar dhe i kenaqur per taktiken e perdorur. Priste qe nga çasti ne çast ajo ta shante ose ta mallkonte, ta gjuante ose t'i fuste ndonje pellembe, por jo! Nuk ishte e thene! Semi qendronte krejt indiferente.

"Keshtu amore mio? Ke per t'u penduar qe e nise kete loje, sepse je duke u marre me mjeshtrin e tyre!"[evil laughter ne skene]

Ne çastet kulminante te tangos, atehere kur kercimi tensionohej e veshtiresohej, Xheku e afroi Semin tek vetja. E ngjeshi trupin e saj te vogel mbi trupin e tij pothuaj gjigand aq fort sa dukej sikur çfare po benin ne mes te skenes. Ishte aq afer Semit sa arrinte t'i ndiente rrahjet e çmendura te zemres se saj. E kuptoi qe trupi i saj po reagonte, mendja e saj po reagonte, shume shpejt edhe ajo te do dorezohej.
E vendosi doren e tij te majte ne fund te shpines se saj, e zbriti me poshte, me poshte, derisa i preku te pasmet. E rrotulloi, me pas e priti ne krahet e tij. Fytyrat iu ishin ngjitur njera me tjetren. Ajo u gelltit me veshtiresi, frymemarrjet e saj ishin çregulluar.
Xheku nenqeshi. Ne fund te fundit vete e kishte kerkuar!

Nope! Ai gabohej nese mendonte se kishte fituar. Tani ishte radha e Semit qe te kunderpergjigjej. I erdhi disa here rrotull Xhekut sikur te ishte duke menduar per menyren me anen e se ciles do te hakmerrej. Shkoi prane tij, u ul dhe u ngrit disa here radhazi duke bere ate levizjen si prej "striptisteje" qe aq shume e urrente, qe dikur e kishte urryer.
I kapi doren Xhekut, ia vendosi vete ne te pasmet e saj si per ta urdheruar dhe beri disa pirueta te njepasnjeshme. U kthyer perseri prane tij. E ndjeu nen rroba se ai ishte eksituar.
Filloi te levizte kembet. Njeren prej tyre e vendosi duke e perthyer ne pjesen e pasme te kembes se Xhekut[si tek fotoja lart xp]. E levizi kemben ne menyre djallezore sa lart poshte, me pas e ktheu para, u rrotullua edhe disa here dhe ne fund perfundoi me shpinen te ngjitur pas kraharorit te Xhekut dhe me duar te lidhura me te tijat.
Ai po gulçonte nga frymemarrjet e shpeshta, ndersa ajo buzeqeshte duke e ditur mjaft mire se ç'efekt kish mbi ate mashkull.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now