41.Erresira e se shkuares

1.7K 153 58
                                    

Niggassss dont judgeeee me, jack or this chap. Gjerat do perkeqesohen akoma edhe me xp por gjithcka do te shpjegohet. jua premtoj. thjesht keep reading voting commenting if u like this shittt stuff. I vleresoj shume komentet tuaja sidoqofshin ato, jeni me te miret.
Me shume dashni J.D.

Ishte ne shtepine e Nikos tani. Ai i kishte pergatitur nje çokollate te nxehte dhe e kishte lene te qete vetem me mendimet e saj.

-Sem?

Ajo ktheu koken. Nikolasi hyri ne sallon, shkoi afer saj dhe duke pare filxhanin e paprekur, i tha:

-Nuk paske pire fare dhe te mendosh qe deri para disa vitesh ziheshim kush te pinte me shume.

Ajo vuri buzen ne gaz dhe iu pergjigj se tani nuk ia kishte qejfi çokollaten. Megjithese ishte shume e lodhur, e vuri re diçka nuk shkonte me Nikon. Dukej mjaft ne siklet.

-Sem?

-Hmm...

-Sem...

Ajo ktheu koken.

-Çfare ka Niko?

-Shiko... E di qe nuk eshte momenti i duhur, por nuk kam gjetur rastin per te ta thene kete me pare...

-Nikolas, Ç'dreqin po ndodh? Me thuaj!-Semi u be serioze.

-Xhonsi nuk eshte ai qe ti mendon se eshte.

Ajo nuk rezistoi dot pa ia plasur nje te qeshure tallese.

-Nuk po tallem. Jam me se serioz.

-Niko, e di qe nuk e ke qejf Xhekun. S'ke pse vazhdon me tej.-dhe u ngrit nga divani.

-Çeshtja eshte me delikate nga sa mendon ti. S'ka te beje fare me simpatine time kundrejt tij. Ai eshte nje mashtrues.-Nikolasi shkoi prane Semit perballe oxhakut ku digjej ngadale nje zjarr bubulak.

-Çfare do te thuash me kete Niko?

-Ai te ka mashtruar qysh diten kur te ka njohur. Ti kujton se e njeh mire ate, por nuk eshte keshtu. Me beso... As qe nuk ia ke idene se kush eshte ai.

-Dil ne teme dreqi ta marre! Mos devijo kot me derdellitje.

-Qetesohu te lutem... Dhe degjome... Ai ka qene disa here ne burg. Ka nje te shkuar te erret e plot probleme. Ka plagosur disa te pafajshem vetem se kishte qejf, se keshtu i pelqente. Dyshohet se eshte marre me prostitucion. Nuk e ke menduar ndonjeher kete Sem? Tere femrat me te cilat ka shkuar, nuk mendon se i ka perdorur per qellime te tjera?
Ve bast se te ka treguar per vdekjen e famshme te prinderve te tij, apo jo? Se si ka pare mamane t'i perdhunohej para syve atehere kur s'ishte me shume se 10 vjeç. Por a te ka thene se ishte vete gjyshi i tij ai qe i vrau prinderit? Dhe dukeqenese nuk ishte ne gjendje te matej me pushtetin,fuqine dhe parane e te gjyshit,qe faktikisht eshte nje nga kapot e mafies Italiane, filloi te merrej me ndeshje te jashteligjshme boksi dhe me organizata rrugesh. A t'i ka treguar keto Sem? Apo veçse te ka genjyer, mashtruar e perdorur tere kohen. Gjoja e ka tradhetuar Çeçilia! Hah, ishte ai qe e tradhetoi, qe e perdori ashtu siç po te perdor edhe ty.

-Pse duhet t'i besoj une gjithe keto qe me the ti?-e pyeti me qetesine me te madhe qe mund te kishte Semi, pa e pare per qofte edhe nje sekonde ne sy.

-Mendo vetem kete Sem, pse duhet te te genjej une ty? He? Nese je e interesuar....kam edhe provat...-dhe i drejtoi nje tufe me dokumente.-Po te le t'i lexosh ne heshtje.-dhe u largua nga dhoma.

Me duart qe i dridheshin hapi fletet nje e nga nje. E pabesueshme! E paimagjinueshme! Xheku... Xheku i saj... Ai i embli, i dashuri, romantiku qe e puthte dhe prekte ashtu siç vetem ai dinte... Ai qe i kish premtuar dashurine e perjetshme...te ishte nje tjeter njeri? Nje tjeter person te cilit ajo po i frikesohej aq shume...

Çdo informate qe Nikua i dha perputhej me ato qe ishin dokumentuar. Nuk mundej ta pranonte realitetin... Nuk donte... Ishte nje shuplake e mire, e fuqishme per te. Nje dallge e madhe qe po e mbyste, po i merrte frymemarrjen, po e shkaterronte... Ç'te bente? Zemra e saj donte prane dike qe ta ngushellonte, ta qetesonte, ta mesonte, t'i tregonte se kujt t'i besonte dhe kujt jo. Donte te emen...

Fletet i rane ne shesh. Para se te dilte nga shtepia, i tha Nikos vetem keto fjale:

-Faleminderit qe me hape syte. Paskam qene e verber, me kish verbuar drita e tij sa nuk arrita te shihja erresiren qe ai fshihte.

Nikua e pa i deshperuar. Donte ta perqafonte, por ajo nuk e lejoi.

-Sem... E bera vetem per ty... Ti e di se sa te dua dhe dua vetem te miren tende...

-E di...e di...-dhe u largua. Do te shkonte tek ai, do t'i sqaronte gjerat nje here e pergjithmone.

15 minuta me vone

Shikimi i tij i embel, i sinqerte, i adhurueshem, ai shikim me te cilen aq fort ra ne dashuri e mirepriti sapo vuri kembe ne vilen e tij. Ai dukej sikur i kerkonte falje me çdo veprim qe bente, me çdo fjale qe thoshte. Por jo, ajo nuk pranonte falje. Ishte e ftohte, e akullt, e ngurte...

-Une dua te ndahemi!-i tha ashper.

-Sem... Çf....

"Pse ma ben kete? Pse djallin duhet te dukesh kaq i mire, kaq i pafajshem? Oh Xhons!"

-Dua hapesire... Dua kohe te mendohem, te qartesoj idete, mendimet dhe ndjenjat.

-Çfare mendimesh? Çfare idesh? Samanta! Per çfare je duke folur? Nuk i ke ende te qarta ndjenjat e mia per ty? Sepse me sa di une i kam shprehur haptazi gjithe sa ndjej e mendoj.

-Ndoshta nuk eshte problemi tek ti, por tek une... Ndoshta duhet te qartesoj ndjenjat e mia, jo te tuat. Ndoshta une nuk te dua me.

"Ke po genjen moj? Ke po perpiqesh te genjesh? Ul syte te pakten, mos e shih ne sy... Keshtu ai s'do ta kuptoje se çfare stuhie fshihet pas tyre!"

-Amore... Mos luaj me mua! Ti e di qe nuk me pelqejne lojrat!

-Oh vertet Xhons, nuk te pelqejne lojrat? Se me ç'kam pare e degjuar une, ti vdes per to dhe perhere del fitimtar, apo gabohem?

-Per çfare e ke fjalen?

-Ti si mjeshter qe je, duhet ta dish mire se ç'po derdellis une. Vetem nje gje po te them: Kujto te shkuaren... Çfare ke bere dikur dhe çfare po ben tani... Deri nje here tjeter... Lamtumire Xhons! -Dhe ne erresiren e asaj nate ajo u zhduk mes dhembjes dhe agonise.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now