4.Puthja e pare

2.5K 256 49
                                    

E di qe kapitulli eshte super i shkurter dhe ne fund ndodh dicka qe hmm dhe vete mendoj se eshte sh shpejt, po anyway... Hope u like it. Luv u all.
I need some votes,so if ur ass doesnt mind to press that little star button, do it, i'll appreciate it a lot!

Semi ishte tmerruar, shokuar. Nuk levizte dot, gjymtyret nuk i pergjigjeshin. Çfare po i ndodhte keshtu? Duhej te largohej prej atij te cmendurit qe e kishte kapur ashtu papritur. Dreqi e marrte! Po ç'i thoshte mendja atij?! Kujtonte se ajo ishte ndonje e rendomte qe do te marrosej pas sjelljeve te tij prej don zhuani?

-Me lesho idiot! Zhduku prej meje!-i bertiti dhe ia largoi duart nga beli.

-Jo, jo, jo, shpirt! Skam per te t'u larguar. Madje do te te behem rrodhe derisa te me japesh ate çka dua,-ai e ktheu nga vetja dhe asaj iu desh qe te perballej me ate shikimin e tij te erret. Oh sa i erret qe ishte! Uh çfare sysh te zinj qe kishte ai djale! Por prape mbeteshin sy aq misterioze, aq...aq...joshes!

"Kaq e pate moj?! Duhet te besh rezistence!"-nje ze i brendshem i thirri Semit, nje ze qe tere kohen i thoshte: Rezisto, rezisto, rezisto!!
Po per çfare, perse? Ajo nuk eshte se ndiente ndonje lloj terheqjeje kundrejt atij "mister nicebutt", apo jo? Mister nicebutt?! What the fuck?!

-Ti bjondine me ke premtuar se do te besh diçka per mua!-i tha Xheku duke luajtur me nje tufe nga floket e saj.

-Pike se pari: Mos me quaj bjondine! Kurre me! Se dyti: Mos guxo te m'i prekesh floket, more vesh?! Dhe se treti, epo s'me mbetet tjeter ç'te te them vecse...hmm ne endrrat e tua do te bej ndonje gje per ty! Tani lerme!-ajo levizi me shpejtesi dhe nervozizem, por si per dreq Tajler gomari sapo vuri muziken dhe grupi nisi rutinen.

Trupi i saj i vogel u ngjit me trupin e tij gjigand muskulor. Ai djale kishte talent, yepp he did! Kercente ne nje menyre te atille qe e perfshinte Semin te teren. Nje moment me pare ishte duke i ulerire atij njeriu, kurse tani po kercente me te sikur te ishin ushtruar bashke gjate gjithe jetes. Sa per kete te fundit, ose ndikonte profesionalizmi i Xhekut ose... "Ose cfare Sem, he, çfare?!"-prape ai zeri.

Kenga perfundoi. Gjokset e tyre fluturonin nga shpeshtesia e frymemarrjeve. Neper salle u degjuan duartrokitje te fuqishme dhe ca fershellima shurdhuese. Semi ktheu koken nga ana tjeter dhe pa se djemte i shkelnin syrin te lumtur e duartrokisnin si te harbuar, nderkohe qe vajzat e shikonin me ca shikime qe mund te shkerrmoqnin dhe gurin. Dreq! Pra...ata e kishin pare tek kercente me ate...ate..."tipin"!

Ai tipi iu afrua dhe i tha me nje buzeqeshje flirtuese:

-Shpirt, kercen mire, nuk e mohoj kete, por te duhet mashkulli i duhur per te te "ushtruar", jo ndonje teveqel si ai qoftja Niku a Nikua a çfare dreqin e ka!

Ajo fjala ushtrim pse i tingelloi si me dy kuptime Semit? Apo thjesht i bene veshet?

U skuq, por jo prejt turpit, vetem prej turpit qe s'do te skuqej, kurre, jo! Po nga inati.

-Ti idiot i dreqit, ti i pafytyre, ti maskara, ti gje e trashe, ti psikopat me te meta mendore! A ke ndopak tru? Ughh! Pse kam nje deshire kaq te madhe per te te vrare?!-ajo shpertheu! Dhe me besoni, ne kuptimin e plote te fjales, si nje eksplozion fjalesh me ato zhurmat "bummm, bummm"!!

-Po une pse dreqin kam nje deshire kaq te madhe per te te puthur?-e pyeti ai dhe pastaj, pa e kuptuar fare, buzet e tij preken te sajat...

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now