3.Ajo perpara gjithe te tjerave

2.8K 244 98
                                    


Dedicating this to @biscuit_bebz. She is an amazing girl and her story is..ughhh its so vskajfajakshdg check it out!!
Vote and comment if u like this chap!

E ndoqi motorin e zi teksa largohej me shume shpejtesi derisa u zhduk ne horizont. Per momentin u kap pas telasheve qe i kishte hapur vetes dhe harroi fare se i shtrire ne shesh dhe i plagosur ndodhej shoku i saj i ngushte. Fluturoi çanten diku aty, iu afrua Nikos me nje fryme dhe e ktheu nga vetja. Djali ishte si mos me keq. Buzet i kishte te çara, syrin e majte te nxire, fytyren te enjtur, rrobat te zhubravitura e te pluhurosura.

-Dreq! Si je bere keshtu! E marrte djalli! Mut,mut, mut!

-Hej, mos e prish gojen moj!- Nikoja u kollit paksa dhe mezi arriti t' nxirrte ato fjale nga goja.

-Oh, ti, ti! Do te te vras, por kur ta marresh veten, jo tani!

-Pse nuk kam vdekur tashme?-pyeti ai me gjysme zeri.

Semi qeshi e lehtesuar. Nikoja edhe ne ate gjendje dhe arrinte t'ia ngrinte humorin. Nxorri celularin nga xhepi dhe me duart qe i dridheshin formoi numrin e ambulances. Pastaj, qendruan ne heshtje. Semit nuk ia mbante te fliste. E pranonte, kishte frike per Nikon, por me shume per gjerat qe mund te ndodhnin ne vijim.

~~~

4 ore me vone...

Nikoja qendronte i shtrire ne nje shtrat te vogel me mbulesa jeshile i rrethuar nga dhjetera aparate e serume. Semi nuk i ishte ndare per asnje moment, megjithese spitali ishte vendi i fundit ne bote ku donte te ishte. Dhe jo pa te drejte e urrente ate dreq spitali, ato zhurma histerike te pambarimta aparatesh, te qarat e britmat e njerezve, aromen karakteristike mbytese te produkteve spitalore, pamjen melankolike te doktoreve me maska te bardha e perparese jeshile. Ughh... E si te mos behej keq prej gjithe ketyre gjerave qe ia kujtonin aq shume nenen tashme te vdekur.

Nikoja levizi paksa, duhej te qe zgjuar. Semi e veshtroi me bisht te syrit nga pas kopertines se revistes qe mbante para fytyres dhe qe gjoja po e lexonte.

-Me duket se bukuroshja e fjetur sapo u zgjua nga gjumi qindra vjecar,-e ngacmoi ajo,-Ve bast se Princi i Kalter ta dha puthjen qe prishi magjine, apo jo?

-Uhhh, po pashe nje princ ne enderr, po nuk ishte i kalter, perkundrazi ishte i zi, italian dhe s'me dha nje puthje, por nje dru te mire qe skam per ta harruar kurre.

Semi u ndje keq, u ngrit ne kembe, mori canten e shpines, beri per nga dera dhe para se te dilte jashte, i tha Nikos:

-Do vij te te takoj serish dhe ndoshta kam per te te sjelle ndonje gje per te ngrene, sepse me keto mbeturina spitalore qe te japin ke per te vdekur urie.

-Jooo!-bertiti ai aq fort sa pastaj klithi prej dhembjes.

-C'ke ore?

-Me mire te vdes urie se sa te vdes nga ushqimet e tua.

-Ti mosmirenjohes i qelbur! Ik pirdhu!-dhe doli nga dhoma me nje te perplasur te deres.

Te nesermen, sapo mbaroi mesimin, u nis menjehere per ne kursin e kercimit. S'kishte nder mend qe te shkonte ne shtepi. Mbremjen e shkuar ishte grindur keq me te atin. Ai se nga kishte marre vesh per Nikon dhe i kishte thene vajzes se gjithçka e keqe ndodhte per faj te saj, se ajo e fuste Nikon ne telashe. Budalleqe!-thoshte ajo me vete, por thelle-thelle e dinte mire qe Nikoja me ate injorantin prapanicebukur ishin grindur pothuaj per shkak te saj. Mire, le ta pranojme, jo pothuajse, por teresisht per shkak te saj.

Ngjiti shkallet e nderteses, kaloi disa korridore dhe pas pak u gjend para salles. Hyri brenda pa trokitur. Gjeja e pare qe i ra ne sy ishte ndarja mes djemve e vajzave te grupit te cilet zakonisht e kalonin ate pak kohe te lire qe u linte Tajleri se bashku. Djemte flisnin me ze te ulet, here-here i hidhnin grupit tjeter ndonje veshtrim te eger dhe dukeshin te trishtuar. Kurse vajzat ishin aq te qeshura dhe dikush duhej te ishte duke u thene ndonje gje mjaft te lezetshme sepse po degjonin me vemendje te madhe.

Semi shkoi prane djemve, i pershendeti dhe i tha Xhoit:

-Hej plako, kush ka vdekur qe po mbani zi?

-Ta them une se kush ka vdekur, aftesia ime per te kapur zoçkat e baletit ka vdekur, ja se kush!

Vajza qeshi me te madhe.

-E kush dreqin e tha kete?-e pyeti Semi .

-Ato e thane, madje, thane qe ne s'jemi meshkuj te vertete si ai!-shtoi Xhoi qe dukej gati sikur do te qante.

-Xho, mos bej keshtu vlla, se nuk eshte fundi i botes,-u perpoq Majkelli ta qetesonte.

-Pa prit pak, meqe ju s'jeni meshkuj te vertete, kush djallin eshte me i mire se ju?-pyeti me habi Semi pas pak.

-Ai!!-thane te tere djemte njeheresh duke treguar nga qendra e "ciklonit" te vajzave.

-A mund te hapeni,-u tha Semi vajzave duke bere drejt tyre. Cfare dreqi ?! Mos sapo u lut valle?! Weird!!-Hapmani rrugen moj, tani!

Ato u shtyne ne çast dhe ne qendren e tyre qendronte ai- Xhek Xhonsi dora vete me shikimin djallezor e aq ughhh, me nje bluze te ngushte qe ia nxirrte muskujt e barkut me shume se ç'duhet ne pah dhe...epo...me Enxhin ne krah, me ate kokekuqen e perdale qe jargavitej me shume se gjithe te tjerat Xhekut, me ato rrobat e saj qe ngushtoheshin e shkurtoheshin çdo dite e me shume, me ate gjoksin e saj si plastik gjysme te ekspozuar dhe me kofshet gjysme te zhveshura qe here pas here i ferkonte te kembet e Xhekut. Sa e neveritshme ishte ajo femer! Ughhh! Se mos ai dauni qe i rrinte prane ishte me i mire! Semi ndjeu nje lemsh pervelues ne stomak qe i ngjitej ne fyt e i pengonte frymemarrjen.

-Hej, shpirt! Si te kam sot?-e pyetj Xheku kur e vuri re. Mos asaj iu duk gje apo ai ne çast u largua pakez nga Enxhi dhe fytyra e tij sikur u ndriçua?! Jo, jo, definitivisht jo!! Ishte imagjinata e saj qe po e genjente!

-Si mund te jem? Si mund te jem kur ma ke katandisur shokun e ngushte aq keq? Jam aq mrekullisht mire sa me vjen te te vras!-i bertiti Semi dhe iu afrua.

-Ahhh po Nikua! Xheki sa po na tregonte se cfare i kishte bere! Hahaha!-foli Enxhi krejt papritur.

-Xheki?-Semi ngriti njeren vetulle ne shenje habie dhe ia plasi te qeshures.

-Po Xheki. Ai u tregua aq i forte... E si te mos jete i forte me tere keta....hmmm muskuj qe ka,-Enxhi i preku lehtesisht Xhekut muskujt e barkut. Ai shpertheu ne te qeshura. Kjo loje po e zbaviste. Dy femra qe luftonin per te! S'kishte gje me zbavitese!

-E di se çfare eshte tjeter pervec se i forte Xheki?-pyeti Semi me nervat qe po i kapnin stratosferen,-Ai eshte nje gomar i vertete!

-Auuu, kjo me dhembi!-Xheku beri sikur u lendua. Idiotet, me falni, vajzat qeshen si koketa,-Enxhi, zemer, me duket se dikujt nuk i pelqen prania ime ketu.

-Uau, me impresionove! Mire qe e kuptove!-i tha Semi pasi duartrokiti nja dy here me ironi.

-Nuk me behet vone shpirt nese me do apo s'me do ti ketu, perderiaa prania ime me fal mua kenaqesi!-zeri dhe shikimi i Xhekut ishin sfidues. Per here te dyte brenda dy ditesh ai e kishte lene Sem Simonsin pa fjale...

Per fat te mire, Tajleri erdhi ne salle, dha jo shume i lumtur dha lajmin qe Xheku do te behej pjese e trupes A dhe para se te fillonin stervitjen, Enxhi pyeti Xhekun:

-Xheki, zemer, do kercesh me mua?

-Oh, Enxhi, dashuria e jetes sime, bukuroshe, embelsira ime me krem, me vjen keq, por duhet te merrem me dike tjeter tani,-ai u hoq si i demoralizuar.

-Ooooo!-Vajza leshoi nje pasthirrme trishtimi qe e pizmosi Semin, e cila duke imituar kete te fundit, shtoi teksa lidhte atletet:

-Enxhi, shpirt, Xheki ka pune, do te merret me ndonje fatkeq tjeter si Nikoja dhe pastaj do te kerceje me ty.

Papritmas, ca duar te medha e kapen prej belit dhe ne vesh nje ze i thelle e i njohur i peshperiti keto fjale:

-Po shpirt, do te mbaroj pune me ty dhe pasi te me kesh kenaqur ti, do te merrem me gjithe shushkat e tjera...

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now