23.Ne shtepine e tij

2K 177 45
                                    

Niggaaaaas long chap i know but i promise q nk do zhgenjeheni things are gonna get a lil bit dirty,smutty xp xp
ju du shum t tereve

Ok... Kjo ishte paksa e habitshme. Ajo sapo i kishte kerkuar qe ta kalonte naten ne shtepine e tij. Uou! Jo se ai kishte ndonje kundershtim, por... Çne? Ç'kishte bere vaki? Samanta kurre s'do t'i kerkonte diçka te tille, apo jo?!

-He pra italiano! Do me lesh perjashta?-i tha ajo pas pak kur e vuri re qe Xheku ishte perhumbur ne mendime.

-Me fal!-ai shkundi koken si per t'i larguar mendimet prej saj.-Eja, hyr brenda!

Per here te pare ne jeten e saj Semi ndjeu sikletin t'i perhapej neper trup. Nuk duhej te ishte aty! I dukej vetja si ndonje prostitute rrugesh qe iu kerkon meshkujve ta fusin ne shtrat per ca para te qelbura.

"Po ç'mutin kam keshtu?! Une i kerkova vetem qe te fle ketu, jo qe te fle me te! Dreq Kim, ti e ke fajin! Shushke e dreqit! Tani do isha ne shtepine tende duke u tallur me ty dhe jo ketu me kete trapin qe kushedi se ç'po imagjinon ne mendjen e tij prej perversi!"-mendonte Semi me vete.

Xheku kroi zerin dhe u kujtua ta pyeste:

-Pra amore, ke duhet te falenderoj per tere kete nder?

-Per ç'nder po flet ore?

-Per pranine tende ne shtepine time modeste, sigurisht.

-Falendero Jehovane qe te nderova me pranine time.[Jehua live ktu xp]

Ai uli koken dhe qeshi me vete.

-Pra... Ku eshte dhoma ime zoti Xhons?

-Ngadale tesoro, ngadale! Merri me shtruar gjerat!

-Ej, djalosh! Nuk kam nder mend te ulem,te pij nje kafe e te qaj hallet e mia me ty! Nese do me ço ne nje dhome te hajrit dhe me ler te prehem ne paqe. Ne te kundert, naten e mire!-dhe si vajze moskokeçarese qe ishte shkoi drejt deres.

-Sa qesharake qe je!-e qeshura e tij ironike ia pizmosi nervat Samantes.-Me ndiq!-e urdheroi pastaj.

-Mos po me urdheron gje mua ti?-e pyeti ajo kercenueshem.

Ai nuk u pergjigj por filloi te ngjiste shkallet. Pa bere ze edhe Semi e ndoqi nga pas. Kaluan disa korridore, shume dhoma.

-Perse te duhen tere keto dhoma Xhons djali? Apo nga nje per secilen mbeturine qe sjell ketu?

Ai serish nuk foli, por nenqeshte me nje lumturi te lezetshme qe as vete nuk e dinte se nga i vinte.

-Nje nga keto duhet patjeter te jete si ajo dhoma e Kristianit tek "50 hijet e Greit" apo gabohem?-e ngacmoi Semi teksa veshtronte kureshtare korridoret e erreta plot dhoma me dyer vishnje.

Xheku kishte ndalur, por duke mos e vene re, Semi u perplas pas tij dhe serish e vrau hunden.

-Mut! Deri me fund do me lesh pa hunde!-u ankua ajo duke ferkuar hunden.

-Kjo do te jete dhoma jote!-ai i hapi deren dhe i tregoi me dore dhomen.-Mund te qendrosh per sa kohe te duash.

Duke vazhduar te ferkonte nga pak hunden Semi hyri brenda. Dhoma ishte mjaft e madhe, me nje ballkon te vogel, shtratin gjigand dopio ne qender, dollapet dhe orendite e shumta te vendosur me estetike atje ku duhej. E kish thene edhe me pare: Trapi italian kishte shije! Dhe jo vetem per femrat, por edhe per shtepine!

E perhumbur ne mendimet e saj, nuk e vuri re qe Xheku i ishte afruar. Tani buzet e tij ndodheshin pas veshit te saj:

-Pike se pari, Te kam thene mos te me quash djalosh! E urrej kete gje! Se dyti, jo tesoro, shtepia ime nuk eshte burdello qe ta perdor per te sjelle femrat ketu, megjithese ideja me tundon! Se treti, nese vertet je kaq kurioze per te marre vesh ne kam ndonje "dhome lojrash" si ai tipi tek "50 hijet e Greit ", shko dhe zbuloje! Dhe tesoro, une i jap urdhra kujt te dua, perfshire edhe ty ketu!

U kthye pas per te thene qofte edhe nje fjale te vetme, por jo! Si gjithmone ai ishte larguar! Gjerat s'mund te venin me mire se kaq! Mori celularin dhe u hodh mbi shtrat, e priste nje nate e gjate perpara!

Reth ores tete nje nga sherbetoret i shkoi ne dhome dhe e lajmeroi se darka ishte gati. Por Semi i kishte thene vetem keto fjale :

-Beji me dije zoterise se e vleresoj shume ftesen per darke, por s'kam nder mend t'ia kenaq me shume egon e tij injorante duke ngrene darke me te! Mumd te largohesh tani!

Duke e ndjere veten me mire ishte shtrire ne perpjekje e siper per t'u qetesuar paksa.

~~~
Ndjeu nje zhurme te vogel, nje tingull te holle. U ngrit nga gjumi si e tmerruar. Kushedi sa kishte fjetur! Ktheu koken majtas dhe nuk u besoi dot syve. Xheku ishte ne dhomen e saj. Po hapte perdet e renda ne menyre qe te futej sadopak drite brenda. Ishte ende nate, pra nuk kish fjetur edhe aq sa mendonte.

-Çfare djallin kerkon ne dhomen time Xhons?-i bertiti dhe u ngrit ndenjur.

-U zgjove me ne fund? Erdha te te beja pak shoqeri. E dija qe do te ndiheshe vetem ketu amore.-zeri i tij i tingellonte ndryshe nga heret e tjera.

-Mos ke pire gje?

-Une... Te pij??-qeshi.-Kurre!

I benin gje syte apo ai po i afrohej gjithnje e me shume?

-Çfare mendon se po ben Xhek? -E pyeti si e trembur.

-Asgje amore!-arrinte ta dallonte shkelqimin djallezor te syve te tij edhe ne mes te erresires qe mbizotëronte ne dhome.-Dua vetem te te ngushelloj paksa.

-Shko ngushello ndonje nga ato te shtepive publike, jo mua!

Xheku qeshi perseri.

-Ben ç'ben dhe atje e ke mendjen! Rrotullohesh nga rrotullohesh dhe prape do ta nxjerresh biseden tek femrat! Picirrukja ime, pse je kaq xheloze?

Tani e kishte perballe. Sa donte t'ia çante mes per mes turinjte me nje grusht te fuqishem, por u permbajt!

-Ti kujton se me plas shume per ty?! Hahaha! Ke humor amore, ke shume humor! Shko merru me ndonje tjeter, jo me mua!

-Epo ja qe une amore, dua te merrem me askend tjeter, por vetem me ty!-i peshperiti ai dhe i ledhatoi lehte krahun.

-Enderro Xhek, enderro! Te ben mire per shendetin, por kujdes me ato çka enderron! Dhe hiqi duart prej meje!

-Ta siguroj tesoro qe enderroj, por do trembesh po t'i marresh vesh endrrat e mia!

Semi u gelltit me veshtiresi.

-Dil nga dhoma ime!

-Harrove qe kjo nuk eshte dhoma jote? Dhe nuk duhet te me japesh mua urdhra amore mio!

-Atehere do te iki une!-dhe mori çanten sportive.

-Jo,jo! Nuk shkon keshtu!-tundi ai koken gjoja i pezmatuar.-Po sikur asnjeri nga ne te mos iki? He,si thua?-dhe ia hoqi butesisht çanten nga shpina. -Samanta, je kaq e bukur!

-Oh, qepe!-e nderpreu ajo.

-Nuk mundem me!-foli ai me ze te ulet, thuajse te padegjueshem dhe i shkontr afer, me afer, perhere e me afer. Kurse ajo i largohej, pa dashur qe as te cikej me te.

-Pse me largohesh, pse me shmangesh Sem?

-Sepse keshtu duhet! Nuk dua te te kem afer! Nuk dua te kem te bej me ty!-u pergjigj Semi me ton inatçor por dukej sikur nga momenti ne moment do shperthente ne te qara.

-Oh amore...

Ai vertet nuk mundej me. E shtrengoi ne krahet e tij. Pastaj e shtriu me kujdes ne krevat dhe qendroi siper saj.

-Lerme te te bej te lumtur dhe nese nuk ia arrij qellimit atehere ke te drejten tende te plote te me lesh.

Semi vari koken e trishtuar.

-Ik qe ketu, te lutem!

-Jo!-kundershtoi ai dhe e veshtronte ngultazi ne sy. E ngjeshi fytyren ne qafen e saj. Sikur gjeti qetesi atje, ne mes te aromes se saj aq te mrekullueshme,aq hyjnore. E puthi lehte, disa here... Puthje te vogla njera pas tjetres. Ajo nuk po kundershtonte,nuk mundej,nuk donte. Ishte lodhur nga gjithçka.
Pastaj ai e puthi ne buze, pak fare, sa per te ndjere nje grishje te vogel, sa per ta ngacmuar. Ne fund i fali nje puthje ne balle. U shtri pas saj, e perqafoi fort dhe e kaluan naten ashtu, ne qetesi, ne krahet e njeri-tjetrit.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now