33.Sekretet e se shkuares

2.1K 161 90
                                    

Omfgggg 5K shikime kjo eshte e pabesueshme. Kurre se kisha menduar se do te arrija ndonjehere kaq shume. Ju dua shume te gjitheve sidomos lexuesit dhe votuesit e mi me te zellshem. Ky kapitull shkon pr qifon e dreqit qe se kishte pare qe kisha arritur 5K 😂 dhe iu desh ta kujtoja une qe te me uronte. Sdo te kisha bere dot asgje pa te.
Persa i perket xhekut, ne kete chap a lil bit dirty smutty action pr ju xp dheeee pas nj ose dy kapitujsh do dale nje personazh i ri ne skene qe do na prish planet 😂
Dont forget to vote and comment ky kapitull me ka lodhur shume do e vleresoja shume nqs do e votonit. 😘😘😘
Me shume dashni J.D

Kishin kaluar dite qe nga ajo mbremje. Gjerat po shkonin mire. Ai bente te pamunduren per ta kenaqur Semin. Çdo mengjes, ne mes te salles se kercimit do te gjendej nga nje tufe e re me lule te llojeve nga me te ndryshmet. Ai e dinte qe ajo nuk e honepste dot te qenurit ne qender te vemendjes dhe vazhdimisht i bente lojera te tilla ne publik.

Nje dite, ne çdo cep te salles se kercimit, ne çdo pasqyre ishin ngjitur me qindra foto te sajat. Ajo kishte qeshur si e çmendur kur e kishte pare tere ate veper arti. Dreq! Duhej t'i ishte dashur nje pafundesj per te lare e ngjitur aq shume foto. Pastaj, kur dreqin ia kishte bere tere ato foto?! Stalkeri i poshter! Pikasoja!

Pas shume lutjeve e tufave me trendafila kishte arritur t'ia mbushte mendjen Semit qe te kalonin nje pasdite se bashku. Vendosen te shihnin nje film horror se bashku, meqenese Semi vdiste per ta. Kurse ai vdiste te shihte reagimin e saj teksa te shihte filmin qe ai kish zgjedhur per te pare. Ishin mbuluar mire me batanije ne divanin e madh te dhomes se ndenjies dhe ne erresire te plote, te ngjeshur prane njeri-tjetrin shihnin filmin e frikshem me kuriozitet te madh. Semi as nuk i perplaste qepallat, aq perqendruar ishte. Kurse per Xhekun,as qe behej fjale qe te perqendrohej tek filmi. Ne momentin me kulminant te filmit, atehere kur gjaku plasi nga kokordhet e syve te atij zombit ne film, gjoja shume i trembur, Xheku mbuloi kokat e te dyve me batanije.

-Ç'dreqin mendon se po ben?-e pyeti Semi e revoltuar.-Nuk e sheh se kjo eshte pjesa me e bukur e tere filmit?

Ai qeshi.

-Po ti nuk e sheh se sa me ka tromaksur ky film? Kam nevoje te me qetesosh ti!-dhe duke nenqeshur iu afrua asaj per ta puthur.

-Oh, po! E shoh se sa i trembur qenke! Eja me jep diçka per te ngrene se po vdes urie tani o kokebole italiane.

-Mmm... Edhe une jam shume i uritur.... Po per gjera te tjera....-e terhoqi edhe me shume batanijen prane vetes. Frymemarrja e tij ishte aq e nxehte sa e perveloi menjehere mjedisin nen batanije.

-Tesoro.... Po vdes urie....pr ty...-shtoi me nje gervishtje te zerit.

-Ngrihu te hame se te iken uria duke ngrene....

Ai u dorezua. S'kishte ç'te bente ne fund te fundit. Me te nuk beheshin shaka.

Kur Xheku nxorri enet e kuzhines dhe filloi te gatuante, Semi e habitur e pyeti se ç'po bente.

-Po gatuaj per amoren time. Duhet ta kesh degjuar qe dashuria fillon nga stomaku, he tesoro?

-Une do thosha qe vjen nga diku tjeter, po nuk po e them fare me mire.

E qeshura e tij burrerore u shperhap neper kuzhine.

-Eja me ndihmo pak amore.-iu lut ai.

-Hmm... Une nuk di te gatuaj! E vetmja gje qe di te bej eshte te perveloj, djeg dhe shkrumboj veze.

-Eja ketu!-i kerkoi Xheku. E afroi tek soba, ia kapi njeren dore, ia vendosi tek bishti i tiganit, tjetren tek luga dhe se bashku filluan te perzjenin pergatesen qe gjendej ne tigan.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now