30."Te dua!"

2.2K 178 79
                                    

Niggaaaaas!!! Megjithese nje dite para iu uroj gezuar shen valentinin tere zogjve e zoçkave te dashuruar. Me ke po tallem une! Rrini n shpi re korbani skeni ku te veni ne kete mot! Xp ky eshte kapitulli i fundit per kete jave dhe sdo bej update deri te premten tjeter sorry but that's the ugly truth :( merreni si dhurate per shen valentin kte chap xp hope u like it xheku do na surprizoje te tereve ne fund. 😂
Me shume dashni J.D uuu se harrova ju pershendes te terve me ate foton lart 🙈🙈🙈dheeee ju sugjeroj qe teksa te lexoni t degjoni kengen lart te beyonces haunted esh kaq ughhh that song gives me extra dirty, smutty inspiration for jack and sammmm

Po ç'dreqin pati ai qe iku ne ate menyre?! Ndonjehere nuk e merrte vesh fare ate djale. S'kishte thene qofte edhe vetem nje fjale dhe ishte larguar duke e lene Semin ne mes te hollit me muskujt e barkut qe ende i dhembnin nga te qeshurat. Tani ta pranonim, plani ishte realizur, ne perfeksion do te shkonte. Fytyra e Xhekut nuk duhej humbur. Kishte reaguar ashtu siç Semi kurre nuk do ta priste. Po sa i mefshte ishte treguar! Vertet e kish ngrene aq bukur rrengun qe ajo i punoi? Kaq budalla te ishte? Epo...

Zbriti ne katin e pare ne kerkim te Xhekut. E pa te dilte nga dera e xhamte qe u rrotullua prej portierit per t'u hapur. E ndoqi pas. Nxitoi hapat per ta kapur. Pak para se ai te hapte makinen, Semi e kapi ne krah dhe e ndali.

-Hej, çfare nuk shkon me ty? Pse ike ashtu?

-Asgje nuk shkon me mua, çdo gje eshte ne rregull.-foli ai ftohte.

-Po pra! Atehere pse u largove pa me dhene asnje shpjegim?

-Se ashtu doja, capito?

-Mos me thuaj mua capito Xhons, por me trego te verteten! Çfare djallin pesove?

-Oh Samanta, jam lodhur nga lojrat e tua te bezdisshme!

-Aha... Ketu qendron puna! Mos me thuaj qe u acarove per shkak te lojes qe te bera?

-Sigurisht qe po amore! Une s'jam femije qe te luash e te tallesh me mua!

-Une po luaj me ty? Pse a nuk ishe ti ai qe i propozoi provat dhe sfidat, he?

-Kur te kerkova qe te me vendosje ne prove e kisha fjalen per diçka tjeter, me normale, me te zakonshme, me njerezore!

-Mos e ekzagjero! Sikur çoç te bera! Ne fund te fundit une u argetova dhe ti i kalove me sukses provat!

-Une nuk jam krijuar per te te argetuar ty si kloun cirku signorina.

-Praktikisht per te me argetuar mua je!-dhe qeshi e kenaqur.

-Ta tregoj une argetimin cara, por kete radhe ai qe do te argetohet do te jem vetem une!-hapi makinen, zuri vend ne sedilje, perplasi deren dhe me 150 km/ore shpejtesi u largua.

Semi mbeti keq, u ndje keq. Si guxonte ai ta linte pa piken e turpit ne mes te rruges?! Kush mendonte se ishte ai? Pse po sillej si kalama? Ajo vetem sa donte te qeshte pak, asgje tjeter! S'kishte ndonje qellim te keq kur e solli ne restorant ate mbremje.

Telefonoi Kimin qe te shkonte ta merrte. 15 minuta me vone benzi i kuq u duk ne rruge. Sapo u ul ne sediljen e perparme te makines, Kimi pa duruar e pyeti:

-Kaq shpejt? Uou, s'e paske kenaqur fare te gjorin!

-Qepe dhe jepi gaz!

-Relaksohu o zémra! Ç'ke? Mos te hengri Xheku gjuhen?

-Jo ma hengri ai pederasti! Ç'thua dhe ti!

-Mire qe nuk ta paska ngrene plaka te pakten.

-Kimmm!-i bertiti.-Gjendja eshte serioze.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now