6.Ai shfaqet papritur

2.5K 227 45
                                    

Hello people of the world! Me vjen keq qe s kam qene sh aktive keto kohe qe e kam fshire, hedhur,fshire dhe se fundmi hedhur prp historine. :-P skm pr ta fshire me jo, vtm nqs ndonje gje e jashtzkonshme ndodh -ndonje sulm i isis psh kidding ;-) :-P anyway hope u like this shity story,comment and vote. Luv u all.


Po tallej ai? Dreq,mos po tallej gje? Ai nuk e dinte as ku banonte ajo,kush ishte, si ishte,çfare karakteri kishte. Jo,jo, ai nuk e kishte problem kete, ajo as qe e njihte Xhekun dhe kjo gje e shqetesonte. Ai ishte idiot, nje idiot i licensuar madje. E ftoi ne takim Semin ( Jo, nuk e ftoi, e "urdheroi" qe te dilte me te!) dhe u largua si nje "idiot" qe ishte, duke e lene Semin te vetme ne mes te parkut, me mendje te peshtjelluar e te ngaterruar.

Semi filloi te ecte kot me kot, pa e ditur se ne ç'drejtim po shkonte. Ajo kurre nuk kishte shkuar ne nje takim. I urrente takimet, idene e te paturit te dashur, te te pelqyerit ndokend. Le te mos flasim pastaj per ate fjalen e pakuptimte "Dashuri"! Budallalleqe e sentimentalizma femijesh, ja se çfare ishin!!

"Nje minute, pa ndal pak!"-dicka iu kujtua. Pse po mendonte rreth ketyre gjerave valle? Shkundi koken e inatosur.
"Dreqi ta marre!"
Xheku po ndikonte aq tmerresisht shume dhe keq tek ajo, sa tani po fillonte te mendonte mbi dashurine.

Tere kohes kishte ecur me syte e ngulur tek "converset" e saj te erreta dhe nuk e kishte vene re se nga po shkonte. Tashme qe ngriti kryet lart pa se kembet e kishin çuar ne vendin me te dashur per te, aty ku ndihej vetvetja,ku harronte boten qe e rrethonte, problemet qe kishte, gjithcka... Gjendej perballe studiove te kercimit. U ngjit lart, mori çanten dhe u nis per ne shtepi. Shume shpejt arriti tek vila ngjyre pane qe prej mese 18 vitesh kishte qene shtepia e saj, por qe se fundmi, per shkak te asaj shtriges(Anxheles), kishte ndryshuar shume. Ajo sikur i kishte bere magji babait, cdo gje qe ajo thoshte realizohej ne moment. "Deshirat e saj ishin urdhrat e babait!" Dhe ishte per t'u habitur vertet se si nje njeri aq i ashper e i eger sa ai te shnderrohej ne nje lloj "koneje" qe sa here shihte "te zonjen" tundte bishtin me lumturi dhe i dilnin jarge nga goja!(figurativisht, kuptohet -_-)

Nxorri celesat, hapi deren, e perplasi fort, fluturoi çanten diku ne sallon, hoqi atletet dhe ia dha te bertitures:

-Jam ne shtepi!

"Jo se do t'i interesoje ndokujt!"-mendoi me vete.

-Oh, znjsh.Samanta, u kthyet! Deshironi diçka per te ngrene?-u degjua nje ze i holle.

Ja qe Semi u gabua. Dikush interesohej per te. Zeri i perkiste sherbetores se tyre, Amelias. Amelia punonte per ta qe kur...u bene ato rikonstruktimet e shtepise, qe kur Anxhela u be pjese e familjes se tyre.

-Jo, nuk dua asgje. Dhe sa here te kam thene te mos me quash zonjushe Samanta. Emri im eshte Sem,shkurt, qarte, paster, more vesh?

-Po,sigurisht znjsh...err,doja te thoja Sem.

-Bukur!-tha Semi dhe ngjiti shkallet me hapa dysh. Ne fund te korridorit ishte dhoma e saj, ngjitur me te, ajo e te vellait. Po,Semi kishte nje vella, 8 vjet me te vogel se vetja, qe per te ishte qenia me acaruese e pizmosese ne planet,ndoshta edhe me e çmuara do te shtoja une.

Me te hyre ne dhome vendosi muzike ne bokse dhe e ngriti zerin ne maksimum. Teksa zhvishej kercente e kendonte neper dhome. Me vone u ul gjoja per te studiuar. Katranosi ca gjera dhe me t'u lodhur e zuri gjumi mes librave. U zgjua nga nje zhurme e çuditshme, diçka e ngjashme me goditje. U ngrit me shpejtesi dhe shkoi prane dritares, sepse qe andej vinin zhurmat. Jahste ishte errur. Mendoi me vete se kishte fjetur shume. Papritur nje gur qelloi xhamin. Qe aty ku ishte nuk dallonte dot askend, keshtu qe hapi dritaren. nje tjeter gur, por paksa me i madh, i erdhi drejt e ne koke.

-Auççç!-klithi Semi duke ferkuar vendin e vrare.

Nje e qeshur u degjua.

-Kush dreqin eshte aty? Te Betohem se sapo te zbres, do te te...

-Cfare do me besh shpirt?-i erdhi pergjigja qe nga poshte.

"Oh, jo,jo,jo! Nuk mund te jete ai, nuk mundej!"

Nxorri koken ne dritare dhe pa fytyren e Xhekut qe qeshte i lumtur teksa vetullen e majte e mbante lart ne shenje pyetjeje.

-Ç'ke shpirt, te hengri macja gjuhen? Apo je shokuar nga pamja e mrekullueshme qe te doli para. E di, e di, jam shume i mire per te qene i vertete.

Ajo buzeqeshja karakteristike u shfaq ne fytyren e tij.

-Une s'kam ndonje mace qe te me haje gjuhen dhe sa per ate tjetren,kam pare edhe me mire.

-Ke pare edhe me mire? Çfare ke pare shpirt?

Ai ishte gati te shperthenre ne te qeshura dhe mezi permbahej. Semi e kuptoi se çfare idiotesie sapo kishte thene.

-Qepe, qepe, mos guxo te thuash asgje!-i bertiti ajo e tensionuar.

-Ah ç'mendje perverse qe paske shpirt! Ne fund te fundit une nuk thashe gje, ti vete e the!

-Ughh!!-shfryu Semi nervat e te ciles ishin bere kaçurrel.

-I leme menjane argumentet dhe zbrit poshte te me hapesh deren.

"Ahaa, domethene nuk paska njeri tjeter ne shtepi!"-mendoi Semi duke buzeqeshur fitimtare.

-Pse nuk e hap vete deren, "shpirt"?!-e ngacmoi ajo.

-Ndoshta ngaqe eshte e mbyllur nga brenda.

-Oo, vertet?? Nuk e dija. Atehere shihemi neser Xheki!-tundi doren ne shenje pershendetjeje dhe u be gati te mbyllte dritaren kur Xheku tha:

-Ah ti bjondine e poshter! Po me detyron te beje diçka qe kam vite pa e praktikuar.

-Çfare mut....-por nuk e perfundoi dot fjaline, sepse...




Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now