36.Nje vizite e papritur

1.8K 160 89
                                    

New chap just for u my sweeties. Vote and comment if u like it 😘😘😘this is for homo whos 1872 is killin my brain 😭👌😭💎💎
Te nesermen ne mengjes zilja e deres qe binte panderprere nuk i la te shijonin gjumin mengjesor ne paqe. Ishin te rraskapitur, sepse mbremjen e shkuar kishin fjetur shume vone, me mire le te themi qe nuk kishin fjetur fare. Dhe tani njeri nga te dy duhej me patjeter te hapte deren.

-Amore?-e pyeti Xheku me butesi.

-As mos e enderro Xhons!-iu pergjigj Semi dhe futi koken poshte jastekut.

Ai shfryu i dorezuar dhe u detyrua te hapte deren. U surprizua nga ajo qe pa. Ishte Çeçilia! Ajo e pa ngultazi nga koka gjer tek kembet dhe heren e dyte u ndal tek kraharori i tij i zhveshur. Dreq! Nga nxitimi kishte harruar te vishte bluzen. Per te larguar nga trupi i tij shikimin e saj e pyeti thjesht:

-Ç'do ketu?

-As nuk po me pershendet?-ajo qeshi hidhur.

-Nuk e meriton!

-Gjithsesi.. Nuk kam ardhur per te debatuar ketu, por per te rregullua gjerat. E di qe dje nuk ia nisa mbare me Samanten dhe do te doja t'i kerkoja falje e t'ia nisja nga fillimi.

Xheku nuk tha gje, sepse degjoi zerin e embel te Semit qe tashme kishte ardhur prane tyre, e veshur vetem me kemishen e tij qe i arrinte deri tek gjunjet duke e bere te parezistueshme.

-Amore, kush eshte?

-Çeçilia. Po shkoj te vesh diçka.-ai i shkoi prane dhe e puthi.

Nga ana tjeter, Çeçilia ishte gjendur keq. Kishte pare se si Xheku sillej me aq butwsi me Samanten, se si e puthte dhe i fliste me aq dashuri, sikur ajo te ishte femra e vetme ne kete planet. Kishte pare Samanten qe mbante veshur kemishen e tij, ate kemishe qe duhej ta vishte ajo, po,po, vetem ajo!

-Mire do te beje.-iu gjegj ajo dhe iu afrua Çeçilias duke i thene:

-E dashur, me vjen keq qe t'u desh te na shihje ne kete gjendje. Ai eshte kaq i fiksuar. Nuk me ka lene te fle gjate gjithe nates.

Nuk kishte as idene me te vogel pse ia kish thene ate fjali. Ndoshta sepse donte te shihte se si do te reagonte Çeçilia, ose ndoshta sepse donte te zbulonte me shume.

-Oh, po! Mos me thuaj! E mbaj mend shume mire se i zellshem qe ishte! Mund te vazhdonte per ore e ore te tera pa asnje nderprerje.-syte e gjelber te flokekuqes shkelqyen me djallezi.

"Mos me bene gje veshet?! Oh,jo! Jo,jo,jo! Ajo nuk e tha kete! "

Ishte gati t'i ulerinte ne turinj Çeçilias kur Xheku i thirri qe te kalonin nga salloni. Ne çastin ne te cilin Çeçilia do te ulej perballe tyre, ajo u lekund paksa dhe instikitivisht Xheku e ndihmoi qe te ruante drejtpeshimin.

-Je mire?-e pyeti duke mos e fshehur shqetesimin ne zerin e tij.

-Hmm... Jo, po, dua te them... Jam mire. Me duhet te shkoj.

-Po te shoqeroj une atehere!

-Xhek!-klithi papritur Semi me syte e zmadhuar nga gjesti i tij i papritur.

-Te lutem Xheki, nuk kam makine me vete dhe ti e di mire qe taksia me shkakton klaustrofobi.-Çeçilia beri nje perpjekje per te qendruar vete ne kembe por nese s'do te kishte qene per krahet e fuqishem te Xhekut do te ishte rrezuar.

-Amore, kthehem shume shpejt. Sa ta çoj ne shtepi dhe erdha.-ai u be gati t'i shtrengonte doren Semit si per ta siguruar qe gjithçka do te shkonte mire,por sikur ta kishte bere me paramendim Çeçilia e ndali duke futur doren ne krahun e tij gjoja per te ruajtur qendrimin.

Ne ate sekonde Semit i erdhi qe ta merrte ate kokekuqen e dreqit, t'ia shkulte ato qimet e holla dhe ta flakte perjashta. Si guxonte ajo? Bente edhe rolin e viktimes per me teper! Donte t'ia priste gishtat nje e nga nje, gishtat e saj te ndyre qe tashme preknin krahet e Xhekut.

Ai i premtoi se do te kthehej shpejt, por ja qe nuk ndodhi keshtu.

Rruges, ne makine, ra nje heshtje e pazakonte. Asnjeri nga te dy nuk guxonte te nxirrte qofte edhe nje fjale nga goja. Ne mes te rruges, Çeçilia i kerkoi qe te ndalte para postes sepse i duhej te merrte nje porosi. Ai pranoi pa bere ze. Mbeshteti koken ne sedilje i pergjumur e i lodhur. Mendoi per Semin, kushedi se ç'do t'i thoshte kur te kthehej ne shtepi. Gjithsesi, ai e dinte menyren me te mire se si ta qetesonte dhe t'ia kthente humorin. Mbylli qepallat duke buzeqeshur i lumtur dhe lejoi gjumin qe ta kaplonte per pak sekonda.

Po e shihte ne enderr. Ajo po e puthte embelsisht, po e ledhatonte ngadale duke shijuar çdo pjese te trupit te tij. Por jo, diçka nuk shkonte! Ato nuk ishin puthjet e saj, nuk ishin prekjet e saj... Hapi syte papritur dhe i shokuar pa te vendosur ne qender te tij Çeçilian qe tashme kishte nisur t'i zberthente pantallonat. Vuri re se kemisha e tij ishte zberthyer dhe disa nga kopsat e sja mungonin.

-Dìo!-foli i tmerruar.-Çfare dreqin mendon se po ben?

-Oh Xheki, amore mio! Sa me kishe munguar!-ajo vahdonte punen e vete pa u shqetesuar aspak.

-Leviz, tani! Dreqi ta haje!

Duart e saj u bene me kembengulese! Ajo ishte e lojtur!

-Çeçilia! Zhduku qe ketu, menjehere! Ç'djallin ben?!-i uleriti i nevrikosur.

-He pra Xheki, po bej ate per te cilen ke enderruar aq shume, apo jo?-ajo hoqi bluzen e aaj duke ngelur vetem ne recipetat e zeza. Kafshoi buzen paksa dhe iu afrua Xhekut. Ai e ndali, e pa egersisht, kapi fort nga krahet, hapi deren dhe e nxorri jashte makines.

-Xheki, tesoro! Nuk me do me?-e pyeti ajo e trishtuar dhe e turperuar.

-Dikur po, tani jo me! Gjerat ndryshojne, duhet te perballesh me te vertetn, sado e hidhur te jete ajo!-kaq tha, ndezi makinen, shkeli gazin dhe u zhduk me zemren qe i rrihte si e terbuar.

Ç'beri keshtu?! Si do t'ia shpjegonte Semit gjithe kete tani?! Ia kishte hapur vete varrin vetes! Ajo i ishte lutur, edhe pse jo me fjale, por me shikim, qe te mos shkonte, por jo! Ai duhej qe te ndiente keqardhje per Çeçilian dhe shiko tani se si ishte katandisur! E dinte qe Semi s'kishte per ta falur! Ajo do ta largonte nga vetja menjehere dhe kjo ishte gjeja se ciles i druhej me se shumti.... Nuk mundej te jetonte dot pa te!



Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu