53.Kerce me mua

2K 155 81
                                    

Ne krahet e njeri-tjetrit e humbisnin sensin e ores. Vetem nje gje dinin, qyteti ishte ende i kredhur ne erresire. Ora duhej te ishte diku aty pas mesnates. Ata ishin te shtrire ne krevatin pothuajse mbreteror te dhomes se Xhekut. Nen mbulesat e mendafshta dhe nen efektin e njeri-tjetrit ndiheshin si ne parajse.

-Gjithmone me kane pelqyer floket e tu,-i tha Xheku teksa i prekte fijet e verdha te flokeve te saj te gjate.

-Kurse une gjithmone i kam urryer.

-Po atehere pse i zgjate pasi u ndave nga une, apo per te çmendur meshkujt e tjere?-nuk qendroi pa ngacmuar ai.

Ajo qeshi paksa.

-Oh, po, pikerisht, ky ishte qellimi. Thjesht pertoja te shkoja ne parukeri e t'i prisja.

-Aq me mire per mua,-foli neperdhembe ai, e levizi Semin ne menyre qe ajo te ishte ne qender te tij.

-Dikur i quaje ujevaren tende.-pothuaj peshperiti ajo duke folur perseri per floket. Tingulli i peshperimes se saj ishte perzjere me merzine.

-Akoma eshte ujevara ime. Eja ketu tani,-dhe i beri shenje me dore.

Ajo u ngrit me gjunje, gjendej mbi te dhe floket e saj binin ne fytyren e tij. Ai mbylli syte duke shijuar ndjesine e flokeve te saj si mendafsh qe e ledhatonin lehtesisht.

-Mmm... Ujevara ime...-nje peshperime doli nga buzet e tij.

Kurse ajo as qe nuk denjonte t'i puliste qepallat, e jo me t'i mbyllte per pak ato. Pamja qe kishte perpara ishte ku e ku me e mire se sa erresira qe do te perftonte po t'i mbyllte syte. Degjonte rrahjet e zemres se tij. Ishin aq te forta sa ishte e pamundur t'i shmangeshe ritmit te tyre te fuqishem.

Qetesia nuk zgjati per shume. Nga dhoma ngjitur u degjuan te qarat e Xhonit. Ajo u ngrit me nxitim,veshi diçka dhe shkoi te shihte djalin. Xheku u acarua, ashtu siç acarohej çdo nate kur Xhoni niste te qante dhe gruas se tij i duhej te shkonte prane tij per ta qetesuar. Tani nje Zot e dinte se kur do te kthehej ne shtrat ajo! U kthye nga ana tjeter me vrull dhe ndenji me shikimin e ngulur ne dritare.

Nje ore e gjysme me vone, ai ndjeu levizje. Me ne fund Semi gjendej prane tij. Ajo e puthi ne shpatulle.

-Me fal nese te zgjova.-peshperiti ajo.

-S'ke pse me kerkon falje, madje me duhet te te falenderoj une.

-Çfa...?-por s'mundi te merrte vesh gje, sepse ai tashme e kishte shtrire ne kurriz duke ia mbajtur duart lart ne jastek per te penguar ndonje levizje te papritur te sajen.

-Ai djale duhet te mesoje te mos qaje me ne mes te nates.-hungeriti ai dhe filloi ta puthte ne qafe.

-Ai eshte veçse nje femije...-belbezoi ajo duke shijuar kenaqesine qe i falnin puthjet e tij.

-Edhe une jam femije...

Ajo qeshi e argetuar.

-Vertet? Epo je nje femije shume i prapte Xheki Xhi, sepse femijet e mire nuk bejne kesi gjerash.

-Hmm.. Nofke e gjetur kjo Semi Si, me pelqen. Dhe mos me fajeso kot, nuk po bej asgje te ndaluar.-syte e tij shkelqyen me humor.

-Keshtu, he? Asgje te ndaluar? Ç'me thua per kete?-dhe filloi ta guduliste.

-Me duket se po tallesh, apo jo? Tere ky burre te guduliset... Jo, jo, jo, Semi Si, nuk shkon Keshtu...-kete here ishte ai qe po e guduliste. Ajo qeshte si e marre, i lutej qe te ndalte, por ai nuk donte. E dinte qe ajo e kishte pike te dobet gudulisjen dhe do te vazhdonte e te vazhdonte derisa t'i mbushej mendja atij per te kunderten.

-Ti je i pashpirt...-therriste Semi ne mes te te qeshurave te çmendura.

-Oh, vertet?-pyeti ai duke ngrithr njeren vetulle. Dhe gudulisjet u shpeshtuan, u bene me kembengulese.

-Mjaft!... -Semi qeshte. Boll!... -Semi bertiste. -Te lutem....-Semi lutej.-Kam per te te vrare Xhons!-Semi ulerinte dhe serish qeshte. -Mjaft me gudulise... Do te bej ç'te duash, vetem ndalo! Ndalo!

Per çudi, ai ndaloi. Syte e tij te zinj si ajo nate u ndalen ne te sajet te kalter si qielli pranveror.

-Te lutem Zot, bej qe te mos jete ndonje nga lojrat e tij te pista...-gjoja u lut ajo.

-Nuk eshte, megjithese nuk e kuptoj pse lutesh, ti vdes per lojrat e mia...

Semi qeshi me te madhe.

Ai u ngrit, shkoi ne nje cep te dhomes, se ç'beri atje dhe ne momentin tjeter nje melodi e kendshme perhapi tingujt e saj romantik neper dbome.

Shikimet e tyre u ndeshen.

-Sem, kerce me mua,-ai u duk sikur u lut, jo sikur e urdheroi.

A mund te mos pranonte ajo? Ishte e mundur kjo? Natyrisht qe jo! Kishte plot pese vite qe nuk kercente me te, plot pese vite qe nuk kercente kurre ne çift,pa perfshire ketu tangon me Tajlerin naten e Vitit te Ri, kur ajo kishte menduar se po kercente me Xhekun.

Me hapa te vegjel, te ngadalte, te pasigurte, ajo shkoi tek ai. E ndjente se po dridhej, jo vetem nga te ftohtet, por nga emocioni. Ai vendosi njeren prej duarve te tij ne belin e saj dhe doren e lire e takoi me te sajen. Ajo mbeshteti koken ne kraharorin e tij. Leshoi frymen qe nuk e kishte kuptuar se po e mbante.

-Oh Dio, sa me kishe munguar ti dhe ndjesia qe me fal ti teksa kercej...-peshperiti ai mes flokeve te saj.

"Edhe ti mua Xhek, edhe ti mua!"

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now