57.Te desha si i marre

1.6K 149 92
                                    

Ishte hera e dyte per ate dite qe zgjohej e lidhur ne ate karrike, por kesaj here gjerat ishin ndryshe. Perpara saj ndodhej Nikolasi, shoku i saj i femijerise, ai djaloshi i sjellshem qe dikur i kishte qendruar prane si nje vella i vertete dhe njeriu i tmerrshem ne te cilin ishte shnderruar tani.

-Pse?-e pyeti ajo thjesht, pa emocione.

-S'ke per ta kuptuar kurre,-u pergjigj po njelloj ai teksa pastronte pistoleten.

-Une s'te paskam njohur. Kush je ti valle?

-Une jam ai qe te kam dashur gjithmone vetem te miren.

-Te miren?-ajo qeshi me ironi.-Seriozisht e ke ti? E mire te duket gjendja ne te cilen jam tani, gjendje ne te cilen me fute ti!

-Te pakten shume me e mire se ajo ne te cilen ke qene keto vitet e fundit eshte.

-Ti je i lojtur! Sa naive jam treguar. Si nuk e kam kuptuar! Oh Zot! Une te kam trajtuar si vella, te kam dashur si vellane tim!

-Epo ja qe une s'te doja si moter!-plasi ai me ne fund.

-Ti cfare?

-Po, djalli ta marre! Te kam dashur, te kam dashur si i marre, por jo... Ti s'do te zgjidhje djalin e mire qe njihje prej nje jete te tere, por do te marroseshe pas kur*arit te pare italian qe njohe.

-Niko... Une... Une nuk e dija... Une kurre....

-Ti ishe e verber! Ti s'kishe sy qe te dalloje te miren nga e keqja dhe meqe isha shume i mire per shijet e tua, u bera i keq, u bera ky qe jam soy. Fillova te te urreja. Meqe s'mund te ishe e imja, s'duhej te ishe e askujt!

Samanta nuk iu besonte vesheve. Kjo ishte nje genjeshter e madhe, nje makth qe do te zhdukej sapo ajo te puliste qepallat. Por ja qe gjerat nuk shkonin keshtu. Duhej te largohej nga ai vend, duhej te shpetonte veten dhe djalin prej atij maniaku. Do te perpiqej te lironte kyçet e duarve teksa e shperqendronte Nikolasin me biseda te kota.

-Niko... Une s'po te njoh me! Ne çfare perbindeshi qenke shnderruar keshtu?....

-Ne ate perbindesh qe sot do te marre hak, qe sot do t'i ktheje borxhin maskarait qe me shkaterroi jeten, qe me mori çdo mundesi per te qene i lumtur!

-Borxh? Çfare borxhi?

-Mos u shtir sikur nuk kupton. Ti e di mire se per çfare e kam fjalen une.

-Nikolas, mos bej ndonje marrezi!

-Gjersa ti ke nje jete qe ben marrezira, pse te mos bej edhe une nje here?

-Ti s'je ne vete!

-Jam, qe ç'ke me te! Jam me mire se kurre!-I ktheu shpinen Semit dhe filloi te qeshte si i çmendur, si nje qenie e perbindshme qe po arrinte objektivin e shumekerkuar.

"Me ne fund"-mendoi Semi qe sapo kishte zgjidhur litarin qe i mbante duart te lidhura. U ngrit me vrull nga karrikia dhe iu hodh Nikolasit persiper. Filloi ta godiste me ç'te mundte, por perballe tij s'kishte as shancin me te vogel.

Nikolasi e kapi nga floket me njeren dore, kurse me tjetren i veshi pistoleten ne balle. E afroi fytyren prane te sajes dhe i peshperiti rendshem ne vesh:

-Tani do te luajme pak. Te premtoj se do te kenaqemi shume, une te pakten.

-Oh, vertet?-foli ajo duke buzeqeshur me djallezi dhe u kthye nga ai. Nikolasi sikur u genjye dhe ne moment Semi e peshtyu ne fytyre. Ai fshiu fytyren i nevrikosur.

-Kuçke e mutit! Ta tregoj une se ç'do te thote te merresh me mua!-dhe e shtyu tutje, e çoi ne nje dhome te vogel ne fund te magazines.Nje krevat i madh gjendej ne mes te dhomes.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon