26.Nje shetitje ne mesnate

2K 160 48
                                    

Pjeshka qe shihni lart ne foto te nderuar teleshikues xp eshte Xhekuuuuuuuuuu im in love with him😍😍😍😍😍😍next time do ju tregoj semin.

-Je thjesht... Dreqin... Je kaq çmendurisht e çmendur!-i tha Xheku Semit dhe i shpupuriti floket. Po e çonin Semin ne shtpi. Ishin se bashku me Xhoin dhe Majkellin. Kur ishin ne klub i treguan Xhekut gjithe te verteten. Jo se ai nuk kishte nuhatur diçka.

-Ajo mund te jete psikopate e sapodale nga çmendina, por ti je i mbaruar mor burre! T'u hodh striptisja e botes persiper, i hoqi te tera per ty dhe ti qe na beje te fortin. Ç'me rrije ashtu si hu gardhi?! Pederast i dreqit!-u hodh i revoltuar Majkelli.

-Po ti ç'ke amico?-e pyeti duke qeshur Xheku.-Bere qejf per vete? U kenaqe? Lerme mua ne hallet e mia! Jam velur nga striptistet une, tani kerkoj diçka tjeter!-perfundoi se foluri ai dhe i fali Semit nje shikim kuptimplote. Ajo ktheu syte ne anen e kundert ne moment.

-Shiko se ç'thote! Uuu! Turp, turp! Betohem qe ky s'eshte ne vete! Qenka velur dhe nga striptistet pale! Sem, po ç'dreqin i ke bere ketij moj? Ktheje lumadhin ne normalitet se na iku nga duart!-Majkelli e ekzagjeronte disi, por me ate sens humori qe kishte ai i bente te gjithe te qeshnin me shpirt.

-Gjithsesi... Prova e Semit mbetet fenomenale!-shtoi Xhoi.

-Po sigurisht! Nje gjeni si une s'mundej si te mos shpikte diçka te tille!-foli tere krenari Semi.

-Oh amore, vetem gjeni qe nuk je! Te lutem mos me torturo me ne kete menyre! Shume presion per t'u perballuar nga nje si une!-beri si i lodhur Xheku.

-Mos u tall! Ti sikur ishe mjeshtri i lojrave dhe gjithnje fitoje! Nuk me duket keshtu!-e ngacmoi ajo.

-Nuk besoj se do te t'i demonstroj ketu lojrat ne te cilat jam i zoti une, apo jo tesoro? -Dhe i shkeli vajzes syrin me djallezi.

-I zoti ose jo, trap ke per te mbetur per tere jeten!-Semi rrotulloi e bezdisur nga shakate e tij te pista.

-E pse te mos na i tregosh aftesite e tua italiano? S'jam kundra nje orgjie ne grup!-nderhyu Majkelli dhe ferkoi mjekren mendueshem sikur te ishte duke imagjinuar skenat me te ndyra te mundshme ne trurin e tij djallezor prej djali te ri.

Xheku qeshi me gjithe shpirt.

-Per hir te Zotit! Qepeni ato gojet tuaja injorante! Iuuu, ma shpifet! Idioter!-iu bertiti Semi.

-Mos bej sikur nuk do tesoro.-e goditi lehtas ne krah Xheku per ta ngacmuar.

-Ta enderrosh caro! Tani qepe dhe mbathjani nga syte kembet perpara se t'ju shohe im ate ose ajo kuçka.

Gjendeshin para oborrit te shtepise te Semit. Kishte plot dy dite pa shkelur aty. Babai duhej te ishte kthyer nga Spanja dhe ajo shushka duhej ta kishte informuar per te rejat e fundit. E ndiente, do te plaste nje sherr i mire!

-Kush eshte kuçka?-e pyeti Xheku. Ai nuk dinte gje per Anxhelen. E si mund te dinte! Se mos e vizitoi ndonjehere ajo Semin ate nje muaj qe ndenji ne spital ne menyre qe dhe Xheku ta njihte. Por,jo! E pse ta vizitonte?! Se mos interesohej per te ajo! Pastaj, nuk eshte se edhe Semit i behej shume vone!

-S'ka rendesi! Ik tani!-e urdheroi per here te fundit ajo. -Dhe djema, shume faleminderit! Ishit bashkepunetore te perkryer. Ti,Xho, se ky trapi e kishte mendjen vetem tek ato zuskat gjysme te zhveshura!-iu drejtua djemve.

-Je e mirepritur Sem! Kur te duash!-e ngacmoi Majkelli dhe i shkeli syrin ne fund.

-Hajd mor pal*e, ikim qe ketu!-Xhoi e goditi pas qafe dhe e shtyu qe te largoheshin.-Naten bretkose! -uroi Semin pastaj.

-Naten kokeboleni!-u tall ajo, hapi gardhin dhe hyri brenda oborrit.-Dhe ti kokebole italiane!-i tha Xhekut.

-Hmm... Nuk me pelqen kjo nofke.-Xheku iu afrua gardhit, mbeshteti berrylat aty dhe tha me nje pamje te mendueshme.-Dua diçka tjeter, me specifike, me... Speciale!

-Hmm.. E dashke dhe speciale, he?-e vuri ne loje ajo dhe iu afrua edhe me. Tashme Vetem gardhi i ndante.

Ai pohoi me nje tundje koke.

-Je nje rremuje e gjalle italiane Xhons! Nuk meriton asnje pseudonim prej meje!

-Ashtu...-pyeti ai dhe vetulla iu ngrit automatikisht lart.-Po nje puthje?-picerroi syte dyshimtas. Kishte frike mos hante ndonje dacke ballit.

-sikur po kerkon shume, nuk mendon dhe ti keshtu?

-Ok,ok! Vetem mos me bej me nga ato sfidat e tua eksituese. Nuk te premtoj dot qe heren tjeter kam per te rezistuar aq shume.

-Se mos intereson mua! Ne fund te fundit ti i shpike sfidat, ti duhet t'i kalosh! Ato jane vetem per te te testuar ty, jo mua tesoro. Mos e harro kete!-e pickoi lehte ne hunde dhe i ktheu shpinen.

-Si thua per nje takim Simons?-pyeti ai papritmas. Ç'i tha mendja valle? E dinte qe shancet qe ajo te pranonte ishin nen zero.

Ca sekonda qetesi. Ajo u mendua nje hop.

-Pse jo?-u pergjigj Semi.

-Jo per nje takim dosido, per nje te vertete!

-Te vertete, he?...-pauze e shkurter.-Mbaje hapur celularin Xhons, do te te dergoj me mesazh vendin dhe oren kur do te takohemi.

-Bukur... Epo... Deri heren e ardhshme... Naten cara mia! Me pafsh ne enderr, dhe ne ndonje te bukur!

-Trap!-ajo fjale ishte bere me se e zakonshme per ata te dy. As njeri, as tjetri nuk e kishin problem ta perdornin apo ta degjonin.

Xheku qeshi. E pa per here te fundit Semin te hynte brenda e te mbyllte deren dhe u zhduk ne erresiren e nates.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now