50.Me perqafo!

1.9K 152 53
                                    

-E kupton se e ke futur veten ne telashe?-e pyeti Semi teksa udhetonin me makine neper qytet.

-Me ka hyre frika ne palce.-u hoq si i trembur ai.

Ajo rrotulloi syte.

-Pastaj, per sa kohe te kem Xhonin me vete askush s'me ben dot keq, apo jo Xhon?-ktheu koken nga vogelushi dhe i shkeli syrin.

-Posi...-neperdhembi ajo. Ishte e acaruar. As vet nuk e dinte se ç'kerkonte e ulur ne sediljen e pare te makines se tij. Degjoi zilen e telefonit. Nuk ishte e nevojshme te nxirrte celularin per te kuptuar se kush po e telefononte. Ne ekran shndriste fort emri i Kimit. U pergjigj, por per nja ca sekonda te mira nuk arriti te thoshte asgje, sepse iu desh te perballej me fjalimin e Kimit:

-Je ne vete ti? Mos te kane lene gje mendte? Ç'mutin kerkon me ate te mbaruarin ne nje makine, per me teper bashke edhe me Xhoshin?! Te eshte hapur ndonje vrime ne koke dhe te ka marre ere truri apo çfare? Apo prapanica e tij Italiane te ka hequr mendjen me stile ekzotike mesdhetare?! Po ç'dreqin mendon moj? Se tani qe ai u kthye gjithçka do te kthehet si me pare? Se do te jetoni te tre se bashku pergjithmone te lumtur? Une mund te jem pak e shkare apo e papermbajtur, por ti je krejt e lojtur!

Teksa degjonte, Semi kish mbeshtetur koken ne doren e majte dhe veshtronte e hutuar jashte dritares. Nuk e vuri re qe Xheku papritmas i mori celularin.

-Hej sille ketu!-u ankua ajo.

Ai puliti qepallat per ta kundershtuar. Fantastike! Tani ai do degjonte broçkullat e Kimit. Ne nje pike, ai foli:

-Mbarove zonjusha Kim?

Semi arriti te degjonte çjerrjet e Kimit nga ana tjeter e linjes telefonike. Qeshi me veten. Dreqin! Shoqja e saj ishte kaq e çmendur!

-U kenaqe tani e dashur? E shfryve mire inatin? Tani degjome dhe nguliti mire keto fjale ne koke. Samanta ka te drejte te shkoje e te dale ku te deshiroje e me ke te doje dhe ti nuk e ndalon dot. Ajo eshte e rritur, di t'u beje vete balle situatave edhe pa ndihmen tende. Mjaft na ke ndihmuar deri tani. Mos kerko apo provo te lidhesh me Samanten derisa ajo te kthehet, capito? Arrivederci amica!-mbylli telefonaten edhe telefonin gjithashtu.

Askush nuk foli me ne pjesen e mbetur te rruges. Shume shpejt, Xheku e ndaloi makinen. Ndodheshin ne nje nga parqet e qytetit. Xhoni menjehere shkoi te luante me femijet e tjere, kurse ata te dy ulun ne nje nga stolat aty afer. Me vone drekuan te tre se bashku. Ishte e çuditshme, aq e çuditshme! Diçka e re dhe qe i dukej disi e pakuptimte Samantes. Djali i saj 5 vjeçar qe luante e argetohej dhe Xheku qe i shkonte nga pas, kujdesej qe ai te mos rrezohej apo te vrihej ndokund, madje edhe luante me te. Zakonisht Xhoni nuk afrohej aq shpejt me te panjohurit, por me Xhekun ishte ndryshe, ne fund te fundit ai ishte i ati. Ndoshta edhe Xhoni e ndjente kete.

Ne nje moment, Xheku u rrezua. Ajo qeshi e kenaqur. Ai i hodhi nje veshtrim vrastar. Ajo qeshi me shume. Pastaj Xheku beri sikur ishte vrare shume. Xhoni i shkoi menjehere afer. Dukej i shqetesuar per shokun e tij. Xheku i tha sedo te behej me mire nese ai i jepte nje perqafim. Ne sekonde, picirruku iu hodh ne krah dhe e rrezoi Xhekun ne bar. Ajo i veshtronte nga larg. Shpresonte qe Zoti t'i tregonte rrugen e duhur qe duhej te ndiqte.

Vone ne pasdite u kthyen, por jo ne shtepine e tyre, ne ate te Xhekut. Nuk ishte ajo e kaluara, por nje apartament modern ne nje prej atyre qiellgervishteseve ne qender te Nju-Jorkut prej te cilave mund te shihej tere qytetin. Ne pragun e deres, Xheku i dha Semit celesat dhe i kerkoi ta hapte ajo deren, sepse ai mbante ne krah Xhonin qe tashme flinte i lodhur.

Hyne brenda. Apartamenti ishte modern dhe mjaft i madh. Çuan Xhonin ne njeren prej tri dhomave. Xheku e shtriu, kurse ajo e mbuloi me kujdes, i perkedheli ballin, i dha nje puthje dhe pastaj u largua.

Dolen me kujdes te madh nga dhoma ne menyre qe te mos e zgjonin djalin. Xheku se nga u zhduk. Samanta shkoi ne sallon. Qendroi perballe xhamave gjigand. Nju-Jorku shtrihej madheshtor para syve te saj. Gjithmone i kishte pelqyer te kishte nje apartament si ky. Ishte bukur te zgjoheshe e te flije duke patur para nje pamje te tille.

Papritur nje gote iu drejtua asaj. U kthye majtas, u perball me Xhekun qe mbante dy gota dhe nje shihe me vere nder duar. Tashme ai kishte hequr pulovren e trashe dhe mbante veshur vetem nje kemishe te bardhe. I hoqi syte prej tij. Mori njeren prej gotave dhe shume shpejt ai hodhi lengun e kuq ne te.

Xheku u rehatua ne divanin qe ndodhej me afer oxhakut. Ndezi kete te fundit, vendosi kembet njera mbi tjetren dhe filloi te pinte nga pak.

-Pamje e bukur.-e komplimentoi ajo.

-Ehe...-pohoi ai, por nuk e kishte per qytetin, por per te. Kaq shume vite, kaq shume gjera dhe ajo mbetej po aq e bukur sa kur ishte 17.

-Xhoni u lodh shume sot.-foli sa per te thyer qetesine ajo. Kurre nuk i kish pelqyer qetesia. E vinte ne siklet.

-Ehe...-Pohoi Xheku perseri. Vazhdonte ta veshtronte ngultazi Semin. Nuk po arrinte te perqendrohej ne fjalet e saj. Alkooli, lodhja dhe ngrohtesia qe buronte nga oxhaku po benin te veten.

-Xhek? Po me degjon se çfare po te them?

-Ehe...-Ai e la goten gjysme te zbrazur ne tavolinen e vogel. Me nje qetesi platonike filloi t'i afrohej asaj. I shkoi aq prane sa mund t'i ndjente aromen. Aroma e saj... E mbeshtolli ne krahet e tij. Vendosi koken ne supin e saj.

-Xhek... E kupton se ç'po ben?-mermeriti ajo.

-Ehe...-ai mbylli syte.

-Xhek...

-Shhh... Mos fol... Mos thuaj asgje... Vetem me perqafo...

Ajo u struk ne krahet e tij. Sa i kishte munguar! Tani e kuptonte se sa shume. Donte te rrinte ashtu pergjithnje, pa u shqetesuar per asgje.

Ai u largua i pari. I preku mjekren me gishtin e madh. E veshtroi ngultazi ne sy. Dhe ajo e vuri re shkendijen.

-Cazzo sa te dua!-peshperiti ai dhe e puthi. Ajo nuk kundershtoi, edhe po te donte, nuk mundej. Ndjeu lotet t'i rreshkisnin faqeve. U shkeput me shpejtesi prej tij. I ktheu shpinen dhe me cepin e menges fshiu ata dreq lotesh te urryer.

Ai vendosi krahet rreth qafes se saj dhe u qetesua nen pranine e saj. Pastaj mori guxim kur pa se ajo nuk reagoi ndaj perqafimit te tij. E puthi lehte ne qafe.

-Xhek...

-Mmm...

-Mos...

-Nuk mundem...

Puthjet e tij u bene me kembengulese. U shnderruar ne kafshime te lehta.

-Xhek ndal!

-Me bej te ndaloj!

Ajo u kthye nga ai. Shikimet e tyre u ndeshen. Zemrat e tyre u perballen ne nxehtesine qe buronte prej atij zjarri.

Ajo mbylli largesine mes tyre, largesine mes buzeve te tyre, mes trupave te tyre, mes shpirtrave te tyre, mes qenieve te tyre. Dhe ai u pergjigj ashtu siç vetem ai dinte, me dashurine qe vetem ai zoteronte...

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now