47.Sepse e dua!

1.8K 153 49
                                    

-Çfare?-belbezoi heshtazi Xheku.

-Po... Ai eshte yt bir.-e siguroi Samanta.

-Me fal... Une...duhet te largohem. Kam diçka te rendesishme per te bere.

Dhe menjehere hipi ne makinen e parkuar perballe studiove, shkeli gazin ne maksimum dhe u drejtua per ne ate apartment vendndodhjen e te cilit tashme e kishte mesuar permendesh. Do te takonte Tajlerin!

Ai biri i bushtres nuk ishte treguar i sinqerte! Dreqi ta hante! Pse te mos ia thoshte se ajo kish lindur nje djale, djalin e tij!

"Oh Dio!"-mendoi me vete. Ai picirruk ishte femija i tij. Ja pse fytyra e tij i dukej aq e njohur. Ja pse ai mistrec i ngjante aq shume dikujt qe njihte, i ngjante vete atij!

Ne nje menyre a ne nje tjeter Tajleri do ta paguante. Kur la Ameriken pese vjet me pare nuk i la plotesisht kontaktet e tij me ate vend. Burimi i tij i vetem i informacionit ne Nju-Jork qe e pajiste me çdolloj informate rreth Samantes ishte Tajleri. Megjithese fizikisht gjendej ne Itali, mendjen dhe shpirtin e kishte lene pas. Donte te kujdesej per femren e tij edhe pse gjendej nje kontinent larg saj. Dhe personi me i afert i Semit me te cilin ai arriti te lidhej ishte Tajleri. Ai i kishte treguar se pas largimit te tij nje zenke e madhe plasi mes Semit dhe te atit duke bere qe ajo te largohej per te mos u kthyer me kurre ne shtepine e vet. Nikolasi bashke me Çeçilian u larguan nga qyteti, sepse djali do te kryente studimet e larta jashte qytetit. Semi mbeti ne mes te kater rrugeve. Me Kimin nuk jetonte dot, sepse kete gje s'e pranonin prinderit e shoqes se saj me te mire. Keshtu, ajo u detyrua t'i kerkonte ndihme Tajlerit. Ai i bleu nje apartament, domethene me leket qe Xheku kishte financuar per t'i plotesuar çdo nevoje te shtrenjtes se tij. Xheku kishte bere gjithçka qe asaj te mos i mungonte asgje, por gjithnje nepermjet ndihmes se pakursyer te Tajlerit. Gjithashtu, ai hapi edhe nje studio kercimi ne emer te Samantes, meritat e se ciles serish i mori Tajleri. Sa e urrente veten per kete gje! Epo, vete e beri ate zgjedhje dhe tani duhej te vuante pasojat!

Por kurre nuk i kishte shkuar mendja se Tajleri do te tregohej aq i pafytyre sa te mos i thoshte te verteten e plote. Po ç'perfitim nxirrte ai nga kjo mesele? Madje sipas llogarive te tij, Tajlerit me shume mundesi, i qe dashur qe te merrte persiper ekonomikisht rritjen e Xhonit. Kjo ishte e çuditshme! Nje budallallek i vertete! Vetem nje i lojtur do te rriste femijen e braktisur te nje burri tjeter. Çmenduri!

Hipi ne ashensorin e qiellgervishtesit gjigand. Per pak minuta e gjeti veten ne pragun e shtepise se atij bastardit. Kur u ndesh me te, Tajleri ishte bere gati dhe po dilte nga shtepia. Dukej shume i habitur qe e shihte.

-Hej, Xhek!-qene fjalrt e fundit qe ai tha para se grushti i fuqishem i Xhekut t'i ngjishej drejt e ne qender te fytyres. Xheku e kapi nga jaka e xhaketes dhe e perplasi ne mur.

-Mos je çmendur gje?-pyeti i tmerruar tjetri dhe filloi te ferkonte hunden prej se ciles po pikonte gjak.

-Pse nuk me ke treguar per Xhonin?

Shokimi dallohej ne çdo tipar te fytyres se Tajlerit. Dukej qarte qe ishte zene ngushte. S'dinte çfare te thoshte.

-E ç'ndryshim do te perbente kjo per nje burracak si gjithe te tjeret qe e la te dashuren te vetme ne mes te Amerikes dhe u largua si pa te keq?

E perplasi perseri me force ne mur.

-Mos me derdellit mua, por me thuaj te verteten!-bertiti me sa kishte ne koke Xheku.

-Oh te lutem, mos bej si shume i revoltuar. Nese te plaste aq shume per Samanten s'kishe pse e braktisje atehere kur ishte veçse 17 vjeç, ne pjesen me delikate te jetes se saj dhe per me teper qe ishte shtatzene. Veprim i zgjuar per nje kurvar te zakonshem si puna jote, apo jo italiano?

Nje tjeter kercitje ne mur dhe hunda e Tajlerit qe thyer. Ai klithi nga dhembja.

-Ti nuk kupton, apo jo? Ç'te duket vetja valle qe mendon se mund te me mbash leksione mua?! Mos te kane kurorezuar gje Pape?

-Dhe ty te kane kurorezuar trapin e te gjitha koherave!

-Cazzo di merda! Po ma sos durimin!-e kapi nga gryka dhe e ngriti pak centimetra mbi siperfaqjen e tokes.-Me te mire nuk doje, besoj se me pahir do te flasesh. Pse djallin s'me ke folur per Xhonin me pare, he? Pergjigjmu!-e urdheroi.

Tajleri perpelitej per pak ajer. Me shume zor arriti te mermeriste ca gjysma fjalesh ne kerkim te ajrit dhe jetes:

-Sep...eee...dua...

Xheku e leshoi ne sekonde. I kishin bere veshet, apo jo?

-Çfare the?-e pyeti me qetesi.

Tajleri kishte rene ne shesh. Perpiqej te rregullonte frymemarrjen e te qetesohej. Por nuk fliste!

-Tajler! Pergjigjmu dreqin!

-Sepse e dua! E dua ate dreq vajze! As vet nuk e kuptoj se si mutin fillova te ndjej per ate çupeline te papjekur! Por ja qe...-nga nje britme e revoltuar zeri i tij u kthye ne nje peshperime pothuajse te padegjueshme.

Kjo shpjegonte edhe diçka tjeter,naten e Vitit te Ri. Po,po, ate nate kishte qene i pranishem ne festen ku ajo kish marre pjese. Kishte pare gjithçka duke filluar qe nga çasti kur nje trap me kostum te bardhe i qe afruar asaj, e kishte ftuar ne kercim dhe kur me pas kishte kercyer tere pasion me te. Ate çast per pak sa nuk kishte thyer goten e Martinit nga inati dhe xhelozia. Vetem se e kishin mbajtur disa kamariere, sepse do te kishte shkuar ta rrihte paq ate maskarain qe kish guxuar te kercente me Samanten e tij. Dhe pastaj ishte çuditur kur pa nen masken e bardhe te partnerit te Semit surratin e Tajlerit. Atehere s'i kushtoi ndonje vemendje te madhe, por tani gjerat perputheshin. Cazzo!

Nje heshtje e shemtuar pllakosi per ca sekonda, heshtje qe e çarti Xheku me keto fjale:

-Do te te vras! Me degjove?-dhe iu afrua Tajlerit aq sa syte e tyre gjendeshin ne te njejten rreze shikimi.-Nese guxon t'iu afrohesh qofte edhe nje here te vetme atyre te dyve, nese merr mundimin t'iu flasesh ose qofte edhe thjesht t'i shohesh paksa shkarazi, betohem ne Zot se kam per te te vrare me keto duar!

Tajleri u gelltit me veshtiresi. Xheku u ngrit, shkoi ne dalje te apartamentit, doli, perplasi deren dhe u zhduk.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now