24.Mengjes me trendafila

2K 177 28
                                    

I know this is such a shitty chap but if i can im gonna update again tonight so we all can see what Sam has fuckin planned for my Jackyyy.
Tell me what do u think she's planning in her devilish mind xp
Luv u all J.D

Ndjeu rrezet e diellit t'i vrisnin syte. Levizi krahet ne shtrat ne kerkim te diçkaje, te dikujt per te qene me te sakte, por ai "dikushi" nuk ndodhej aty. U ngrit me vrull. U perpoq te kujtonte ngjarjet e nje nate me pare. Ai qe papritur i kish ardhur ne dhome... Fjale... Zenka... Buzet e tij me qafen e saj, ne buzet e saj, ne fytyren e saj... Dhe pastaj.... Mos valle kishte qene veçse nje enderr? Ndryshe nuk mund te shpjegohej! Qe kur i tmerrshmi Xhek Xhons ishte bere aq i dashur, aq i mire me te? Ç'djallin po i ndodhte atij njeriu? Mos ndoshta ai... Ai...po binte.... ne....

Trokitjet ne dere nuk e lane ta perfundonte ate fije mendimi. Dhe ja tek u duk ai, me i pashem se kurre, i veshur me nje kemishe te bardhe dhe xhinse te erreta dhe me nje tabaka plot me ushqime ne duar. Ajo nuk u zinte dot bese syve!

-Me sa shoh bukuroshja e fjetur eshte zgjuar nga gjumi.-foli ai me embelsi dhe iu afrua, i vendosi tabakane ne preher Semit, u ul prane saj dhe papritur se nga nxorri nje trendafil dhe ia drejtoi asaj duke i thene:-Per bukuroshen time te fjetur!-dhe i puthi doren me delikatese.

-Me ndriço pak te lutem se nuk po e kap fillin e tere kesaj.-i tha zakonshem Semi, sikur ai trendafili i kuq as te mos ekzisonte e lere pastaj te gjendej ne doren e saj.

-Tesoro, per ç'ndriçim e ke fjalen? Pastaj ketu nuk eshte as erresire!

-Oh, jo,jo,jo! Mos me bej rolin e te paditurit mua! Ti e di shume mire se ku e kam fjalen! Ç'jane tere keto? Mengjesi ne shtrat, trendafila, ti qe ben si xhentelmen!-pyeti e axhituar duke treguar me dore ushqimet ne tabaka, trendafilin qe si per çudi e mbante fort te shtrenguar ne dore.

-Cara mia, pse nuk mundet nje burre si une te beje rolin e xhentilit?-dhe vetulla e tij e erret u ngrit lart dyshuese.

Semi nuk duroi dot pa qeshur. Tani e kuptoj se ç'po bente ai!

-Je kaq qesharak tesoro! Po i ben gjithe keto vetem e vetem me qellim qe provat e famshme qe do te te jap te zbuten sadopak! Apo gabohem? Kujton se do te tregohem e mire me ty? Epo gabohesh!-e la tabakane ne mes te shtratit, ia vendosi Xhekut trendafilin pas veshit, e puthi lehtazi ne buze dhe doli nga dhoma duke lene pas nje Xhek te habitur.

Ai e ndoqi nga pas. Nuk arrinte ta merrte vesh ate femer! Ishte kaq e çuditshme ndonjehere, domethene ajo gjate gjithe kohes ishte ashtu, por se ç'nxirrte ca shpikje, si kjo e provave tani per shembull. Ai po mundohej ta kenaqte, ta impresiononte paksa, por jo! Ajo, si shume e zgjuar qe ishte, do nxirrte nje tjeter teori! Uffa! S'dinte çfare te bente me Samanten! Kishte provuar thuajse gjithçka, por asgje nuk pinte uje me te! Ajo nuk krahasohej me asnje femer tjeter qe njihte!

-Amore? Amore?-therriste ai neper korridor derisa me ne fund e pa na katin e poshtem. Ishte duke kundruar shtepine.

-Sem? Pse nuk m'u pergjigje? Me bere merak?-Xheku e ktheu nga vetja pasi e kapi prej krahut.

-Mos e bej tragjike! Ketu jam! E ku do te shkoja nje here? Kush do te me rrembente? Ndonje "stalker" qe te perndjek prej vitesh?-u tall si gjithmone ajo.

"Epo edhe kjo nuk do te ishte shume e habitshme!"-tha Xheku me vete duke shkuar neper mend se ndonjeri prej kundershtareve te tij profesional te merrte guximin per t'i prekur qofte edhe nje fije floku asaj. Uh! Me mire te mos ndodhte! E dinte qe do te perfundonte ne burg po te ndodhte diçka e tille!

-Po,po! E dime qe ke humor te mprehte!-rrotulloi ai syte dhe i ledhatoi paksa faqen. Ajo ia largoi direkt.

-Çfare ndodhi?-pyeti kureshtar Xheku.-Bera diçka qe nuk te pelqeu?

-Thjesht... Mos me prek!-dhe u terhoq, disa hapa larg tij.

Ato fjale i tingelluan keq Xhekut, por i injoroi dhe nderroi teme bisede:

-Ç'me thua per ato provat? Nje nate ne nje shtrat me mua duhet te te kete frymezuar mjaftueshem amore.-dhe ja tek u kthye Xheku flirtues dhe i poshter! Ndryshe nuk kishte si te vepronte. U rehatua ne nje prej shume kolltukeve te sallonit, vendosi krahet si mbeshtetese per koken, kembet njera mbi tjetren dhe priti ne qetesi pergjigjen e Semit.

-Me aq pak "aksion" seksual sa pashe mbreme s'munda te mendon asgje perveç se çfare mashkulli i dobet je ti!

Tani edhe Semi po luante, po,po! Ishte duke luajtue lojen e tij me rregullat e tij!

Me nje levizje te vrullshme dhe me nje buzeqeshje joshese qe lodronte djallezisht ne buzet e tij te trasha,Xheku iu afrua.

-Pra ti amore, dashke "aksion"? Ti keshtu,he?-beri si i habitur.-Ti qe mbreme kishe frike vetem nga puthjet e mia, te mos flasim per ndonje gje tjeter pastaj!-dhe serish Xheku lemoi faqen e saj me doren e tij gjigande brenda se ciles fytyra e saj mikroskopike thuajse humbiste.

Kontakti me ate dore se si e bente Semin, seç i shkaktonte ca ndjesi te kendshme dhe te pakendshme ne te njejten kohe. Ajo prekje ishte e veçante, aq e mire dhe asaj i pelqente aq shume, por kurr nuk kishte per t'i pranuar keto te fundit, prandaj u shmang pas.

-Une po largohem. Sonte ne darke duhet te jesh gati per proven e pare!-dhe pa shtuar asgje tjeter Semi la pas vetes shtepine madheshtore te Xhekut.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now