40.Videoja

1.8K 155 132
                                    

Niggaaaas. This chap starts in such a cute way but ends so badlyyyy 😭😭😭and believe me i dont have any idea what can i do in the next chapters. Tell me what do u think of this chap. Dont forget to vote and comment.
Me shume dashni J.D.

Te henen, rreth ores kater pasdite Xheku dhe Semi shkuan ne studiot e kercimit. E dinin qe ishin heret, askush s'kishte ardhur ende, prandaj donin t'i shfrytezonin ne maksimum edhe ato pak minuta para se ndonje sy kureshtar te vinte e t'i kapte ne befasi.

Xheku mbylli pas vetes deres e salles, Semi hapi magnetofonin dhe filloi te kercente. Ai e shihte i mahnitur. Ishte nje enderr e bere realitet ta shihte ate teksa kercente. Ajo e joshte aq shume. Iu afrua per ta puthur, por ajo u shmang dhe i tha duke tundur gishtin tregues ne ajer:

-A-a-a! Nuk shkon keshtu mjeshter Xhons! Duhet te luftosh per ta kapur zonjushen tende te bukur!

Dhe vazhdonte te hidhej sa andej-kendej, nga njeri cep i salles ne tjetrin.

-E kush te ka genjyer qe je e bukur meqe ra fjala?-ngacmoi ai.

-Oh, te lutem!-ajo qeshi e argetuar.-Leri fjalet tani, po eja me kap! Apo mos ndoshta ke frike se nuk ke per te me kapur kurre?-syte e saj e sfidonin.

-Mos me bej te qesh amore. Te dy e dime qe po fillova une ti ke per te dale e humbur, si zakonisht.-ai nuk levizte vendit fare, vetem shihte me vemendjen me te madhe çdo levizje qe ajo bente.

-Kapme po munde tesoro!-e ngacmoi edhe me shume ajo dhe duke qeshur si femije vazhdoi te vraponte e te kercente neper salle.

Me ca levizje te shpejta ai arriti ta kapte. Ajo klithi e gezuar. Ai e ngjiti pas pasqyrave dhe e puthi i etur.

-Hejj! Kjo eshte e padrejte! Ti bere me hile!-kundershtoi gjoja e merzitur ajo.

-Amore, mos bej sikur nuk ishte kjo ajo qe doje!-ai kafshoi paksa buzen e poshtme dhe qeshi i lumtur.

-Hileqar i felliqur!

-OK, ok, e pranoj fajin. Po ky hileqari i poshter po vdes per nje puthje tjeter.-ai afroi koken prane saj.

-Dashke edhe puthje! Jo, jo!-ajo u shty paksa tutje per t'iu shmangur buzeve te tij aq mikpritese.

-Per favore... Nje te vogel... Nje picirruke fare...-ai po lutej per nje puthje! Ajo po argetohej aq shume. Kalonte ne ekstaze kur ai lutej duke perdorur ndonje fjale ne italisht.

Ia hodhi krahet ne qafe dhe e puthi me embelsi. Nuk arriten ta mbaronin ate qe kishin nisur, sepse i nderpreu nje e kollitur:

-Hehe! Sapo i kapem pellumbat ne flagrance!

Ishin Majkelli, Xhoi dhe pas tyre po vinte Nikolasi. Dy te paret filluan te talleshin me Xhekun dhe Semin.

-Shikoni djema, e dime qe jeni çift i ri, por nuk duam qe te na ngelet vajza shtatzene para kampionatit kombetar, ne rregull? Keshtu qe mos i merrni gjerat kaq vrullshem!-tha Majkelli duke shkaktuar nje te qeshur te forte te Xhekut.

-Kokebole, mos je gje xheloz?-e pyeti Semi duke ngritur njeren vetulle.

-Une...xheloz? Hah, s'ka shance! Aq femra sa kam lene une shtatzene ti s'ke per t'i bere femije!

-Per inatin tend ne do bejme nje ushtri me femije, apo jo amore?-nderhyri Xheku dhe pastaj u kthye nga Semi.

-Uou, ngadale tiger! Merre shtruar!-i tha pothuaj e tmerruar ajo vetem nga ideja.

Te gjithe qeshen, perveç Nikolasit, i cili qekur kishte vene kembe ne salle seç kishte marre nje shprehje te çuditshme ne fytyre.

Pak minuta me vone salla u mbush plot. Te gjitha vajzat e shihnin Semin me xhelozi. Dukej sikur donin ta vrisnin te gjalle. Ndersa ajo as qe nuk interesohej per to. Sillej kur te mos ekzistonin dhe rrinte krenare ne krahet e Xhekut.

Dhe pastaj ndodhi ajo qe askujt nuk mund t'ia merrte mendja se do te ndodhte. Ishte diçka e çuditshme, e pashpjegueshme, qe nuk u mor vesh se si ndodhi. Tere salla ra ne erresire te plote. Ca nga vajzat u tremben, Semi i shtrengoi krahun xhekut per t'u siguruar qe ai ishte prane saj. U degjua nje zhurme e vogel dhe se nga u shfaq nje projektor qe filloi te xhironte vetvetiu. Ishin foto, shume foto. Foto te Xhekut dhe te Çeçilias te shume viteve me pare. Semi ndjeu nje shtrengim ne stomak.

-Çfare dreqin eshte kjo?-u degjua nje ze i revoltuar.

Sa shume foto... Ai dukej aq i lumtur me Çeçilian. Çfare nuk kishin bere se bashku ne ato foto, ku nuk kishin shkuar.

Nje tjeter foto, nje tjeter sembim ne zemer. Ai dhe Çeçilia ne nje jaht personal duke pire koktejle e duke shijuar detin e Karaibeve.

Ai dhe Çeçilia ne Paris duke u puthur perpara kulles Eiffel.

Ai dhe Çeçilia duke qeshur, duke u perqafuar, duke luajtur me njeri-tjetrin. Syte e tij qe buzeqeshnin te lumtur kur prane tij kishte kokekuqen syjeshile.

Fundi ishte i tmerrshem. Ishte nje video qe tregonte ate dhe Xhekun ne nje moment intim. Ne salle plasen pasthirrmat. Semi Donte te mbyllte syte, te behej e padukshme dhe te zhdukej qe aty. Ato pamje po e torturonin. Ai qe e puthte Çeçilian tere dashuri, tere pasion, qe i premtonte boten, qe i perseriste se donte ate dhe vetem ate.

Po pse djallin duhej ta denonte Zoti aq shume?! Çfare kishte bere qe te meritonte diçka te tille? Nuk mundej me... Ne sallen erdhen dritat, projektori u zhduk si te mos kishte qene kurre atje. Ndoshta ishte nje enderr e keqe...

Tere grupi i kercimit kish rene ne qetesi. Te gjithe shihnin si te shushatur.

Pa syte e Xhekut... Jo, s'kishte qene nje enderr... Syte e tij fshihnin dhembje, frike dhe falje...

-Amore...-i foli ai me ze te thyer.

-Mos...mos...-Ajo e pa me perçmim.-Qendrome larg!

Dhe doli menjehere nga salla. U perplas me Nikon. Ai e pa me ate dhembshurine dhe dashurine vellazerore qe e karakterizonte. Iu hodh ne krah dhe pa e kuptuar as vete ca lote te nxehte i rreshkiten ne faqe. Kur po largohej me Nikon e pa serish Xhekun. Kete here syte e tij shprehnin nje inat te terbuar.

-Sem!-i thirri ai.

-Mos guxo t'i afrohesh me asaj!-e kercenoi Nikolasi dhe me aq u larguan qe aty. Semi ndjeu shpirtin t'i mbetej pas ne ate salle kercimi...

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ