28.Takimi "i vertete"

2K 164 106
                                    

Nuk kishte idene me te vogel se si kishte mundur te mbijetonte gjithe ate jave. Po, po, per çudi java e denimit,ajo qe i ishte dukur si me e java e gjate e jetes se saj, tashme po mbaronte. Tere kohen e kishte shpenzuar duke kercyer, duke degjuar muzike e duke shpalosur talentin e saj te jashtezakonshem ne te kenduar neper shtepi. Me pak fjale shtepia ishte shnderruar ne nje ferr te gjalle per Anxhelen.

Per koicidence Kimi vinte nga pushimet familjare pasditen e "lirimit" te Semit. Nje nate e gjate e priste perpara. Kishte aq shume gjera per te bere, por eventi me special ishte takimi me Xhonsin!

-Moj kuçke e ndyre, si ke marre pjese ne nje film pornografik ne mungesen time? Nuk te erdhi pak keq? Nuk mendove aspak per mua? Djalli ta marre! Çfare kam humbur! Nje rast i tille nuk te vjen dy here ne jete! Nje jave largohem une dhe shih se ç'ndodh! Mire qe edhe nuk na re shtatzene keto dite qe nuk isha une!-iu referohej Kimi nates ne klubin e striptizmit me ato fjale. sapo kishte marre vesh te rejat e fundit dhe tani vetem fliste e fliste dhe çmendte Semin.

-Jo po edhe te pillja dobiçin e Xhekut! Ti je idiote!-e shau Semi.-Tani boll u qave dhe ndihmome te gjej veshjen e duhur per sonte!

-Vish ndonje kostum seksi te brendshmesh qe ta ndezesh çik djalin!

-Pike se pari: Ku do m'i shohe mbathjet ai mua? Se dyti: Se mos kam ndonje kostum te tille une!

-Po ku mund te t'i shohe tjeter tangat veçse ne shtrat moj? Sa budallaqe qe behesh ndonjehere! Dhe mos bej si shenjtore se e di shume mire qe ke tanga super seksi te kuqe ne sirtarin ku gjoja mban ato gjerat e tua idiote te baletit!

-Çfare?... Si?... Po si dreqin i ke gjetur?-Semi u habit dhe u sikletos ne te njejten kohe. S'kishte gje te sajen qe Kimi mos ta dinte.

-Qepe tani dhe fillo te vishesh! Dua te me impresionosh!


-Hmmm... Pa kthehu nje here pas.-i tha Kimi. Kishin afersisht dy ore te mira qe i shpenzonin duke nderruar veshje nga me te ndryshmet. Semi nuk kishte nje fustan per te qene ne garderoben e saj te mbushur me kostume sportive.

Tani mbante veshur nje fustan tere shkelqim ne ngjyre floriri qe i arrinte deri tek gjuri.Kacurrelat e saj te lehta i kish lene leshuar dhe ne kembe kishte nje pale sandale me pak take.[fotoja lart ]

-Keto mut takash jane nje torture e vertete! Kete here e ndiej se kam per te thyer ndonje kembe! Dhe ugh... Ky dreq fustani eshte kaq i parehatshem!-dhe rrotullohej me nervozizem para pasqyres. Vetja ne ate forme aq femerore e bente per te vjelle.

-Ç'ke qe me sheh ashtu?-e pyeti pas pak Kimin qe seç po mendonte ne ate trurin e saj gjenial. Kishte qene shume e heshtur ato minutat e fundit.

Papritur Kimi iu afrua, e kapi fustanin nga cepi dhe e shqepi.

-Çfare djallin bere keshtu moj? Dreqi ta haje!-klithi Semi.

-Oh, he pra! Pse nuk mendon dhe ti se dukesh me mire?-dhe e pa "vepren" e saj te artit me admirim. Çarja ishte e madhe, e gjate dhe kur Semi ecte kofsha e saj e majte binte mjaft ne sy.

-Tani po qe dukem sikur do te xhiroj ndonje film pornografik!-u ankua Semi.

-Mbylle gojen nje here te vetme! Sonte ke per ta djegur krejt ose per ta ngritur krejt!-dhe ja ku filloi Kimi me ngacmimet e saj te rrezikshme.-Eja tani! Dil jashte!-e shtyu per nga dera shoqen, zbriten pa shume zhurme shkallet dhe ne qetesi te plote dolen jashte. Per fatin e mire te Semit, as Anxhela, as babai, as Xhoshua nuk gjendeshin ne shtepi.

Hipen ne benzin e kuq te prinderve te Kimit dhe u zhduken nga syte kembet.

~~~
Kishte gjysme ore i ulur ne restorantin e atij hoteli dhe Semi ende nuk ishte dukur. Kontrolloi oren me padurim, mori goten e veres dhe kaperdiu ca gllenja. Vera kaliforniane gjithnje i kish pelqyer. Ktheu per te njeqindten here syte nga dera. Nje super femer elegante me nje fustan si prej floriri hyri brenda tere finese. Falenderoi me nje buzeqeshje joshese portierin qe i hapi deren dhe beri drejt hollit. Dreq! Ishte Semi! Ishte ne vete ai? Nuk e kish dalluar dot! Hapi dhe mbylli syte si per t'u siguruar se nuk po shihte ndonje enderr. Jo,jo! Ishte realitet! Zot, ç'mrekulli paskesh qene ajo vajze e veshur ashtu siç duhej!

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now